|
|
|
|
Njė pjesė e ideve nė kėtė pjesė janė nxjerrė nga projekti me materiale pėr mėsimdhėnie tė zyrės sė projekteve Projektbüro Minden gjatė Kongresit tė Dytė Botėror tė Solidaritetit rreth temės 50 vjet tė Deklaratės sė Pėrgjithshme mbi tė Drejtat e Njeriut". Shpresojmė se do tė gjeni kėshilla dhe ide pėr mėsimdhėnie rreth temės. Teksti pėrbėhet nga kėto pjesė: Pikėnisje tė mundshme pėr mėsimdhėnie nė temėn Tė drejtat e njeriut Propozime pėr prezantimin e rezultateve tė njė njėsie mėsimore nė lėminė e tė drejtave tė njeriut Shembuj konkretė si nxitje pėr mėsimdhėnie
Parathėnie "Qėllimi i propozimeve tė mėposhtme ėshtė nxitja e
diskutimeve tė shumėllojshme nė temėn Tė drejtat e njeriut. Kjo mund tė
arrihet nė mėnyra tė ndryshme: Duke menduar, kuptuar, pyetur, nė mėnyrė
aktive, duke perceptuar, paraqitur, krijuar, apo me ndėrmarrje aktive, duke u
pozicionuar, vepruar, ndėrmjetėsuar. Tė gjitha aspektet, nė shumicėn e
rasteve do tė gjenden tė pėrzierara (...). [Nxjerrė nga: 50 Jahre Allgemeine Erklärung der Menschenrechte, 2. Weltweiter Projekttag der Solidarität", Aktionsmappe “98, Projektbüro Minden] [Kreu i faqes] [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]
Pikėnisjet e mundshme Propozimet e pėrmendura nė kėtė kapitull pėr shtjellimin e temės sė tė drejtave tė njeriut mund tė pėrdoren nė kombinim me tekstet, materialet dhe kėshillat tjera qė gjenden nė serverin edukues D@dalos.
(Studimet rreth historisė sė njė ideje; Qe sa kohė eksiston ideja e tė drejtave tė njeriut? Si, kur dhe pse erdhi deri tek Deklarata e Pėrgjithshme e tė Drejtave tė Njeriut? Si rrodhi rruga prej momentit tė `lindjes`sė idesė deri tek arritja e kėtij rezultati? Nė ēfarė vėshtirėsi ėshtė hasur?) [Shih edhe Kursi bazė 2: Si janė zhvilluar tė drejtat e njeriut?]
(Krahasimi nė mes tė tekstit tė Deklaratės sė Pėrgjithshme mbi tė Drejtat e Njeriut dhe kushtetutave tė vendit tuaj apo vendeve tjera; Si dhe nė ē`mėnyrė pėrfshihen tė drejtat e njeriut nė ligjdhėnien shteteve tė ndryshme?) [Dokumenti: Deklarata e Pėrgjithshme mbi tė Drejtat e Njeriut]
(Ēka don tė thotė dinjiteti i njeriut? Kush e definon atė? Ēka ėshtė dijnjitoze? Cilat fakte, rrethana, ligje, masa, krime e cėnojnė dinjitetin e njeriut?) [Shih ndėr tė tjerash edhe Tema shtjelluese Dinjiteti i njeriut] [Kreu i faqes] [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]
(Pėrse u nevojiten fėmijėve tė drejta tė veēanta? Prej sa kohėsh ekziston ky mendim dhe si u arritėn tė drejtat e sotme tė njeriut? Si trajtohen tė drejtat e njeriut? [Shih ndėr tė tjera edhe Temėn shtjelluese Tė drejtat e fėmijėve]
(Tė drejtat e njeriut i kanė rrėnjėt nė iluminizėm, pra nė kulturėn perėndimore. Ēfarė pėrfitojnė kulturat tjera nga ky fakt? A detyrohen ato tė pranojnė pikėpamje tė huaja? Si qėndrojnė ato nė kėtė drejtim?) [Shih ndėr tė tjerash edhe Dinjiteti i njeriut dhe Etika botėrore]
(Toleranca dhe liria e besimit historia e njė tė drejte tė njeriut: Prej sa kohėsh dhe nė ē'formė egziston mbrojtja nga ndjekja fetare? Cilėt udhėheqėsit e idesė sė tolerancės? Kur, ku dhe si u arrit mbrojtja ligjore e saj? Ku dhe nė ē'mėnyrė cenohet ajo sot? Materiali mund tė inkuadrohet nė njė libėr tolerance) [Kreu i faqes] [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]
(A ka kushdo tė drejtė tė mendojė, shprehė dhe shkruajė atė qė mendon? Liria e shtypit ėshtė e kufizuar nė tė gjitha shtetet aurotitative. Sie u realzua nė Evropė gjithnjė e mė tepėr liria e shprehjes dhe liria e shtypit? Si ėshtė situata sot nė vendin tonė? A ėshtė e drejtė e shtypit tė shkruajė pėr tė gjitha gjėrat? Ēfarė kufizimesh kufizime do tė ishin tė dobishme?)
(Pėr realizimin e pushtetit tė dhunshėm, njerėzit janė keqtrajtuar, poshtėruar, pėrdhunuar, fyer. Kjo ndodh edhe nė ditėt e sotme: Ēfarė faktesh ekzistojnė pėr vitin aktual? Kush i ka zbuluar ato? Nė cilkat vende janė tė ndaluara me ligj? Nė ē'masė shfaqen ato? Si mund tė shpjegohet ky hendek? Ēfarė masash politike ekzistojnė pėr realizimin e ndalimit tė torturės? Ēfarė ndėrmarrin nė kėtė drejtim organizatat e tė drejtave tė njeriut? Me ēfarė rezultati?) [Shih edhe Kursi bazė 5: Shkeljet e tė drejtave tė njeriut] [Kreu i faqes] [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]
(Pagė tė njėjtė pėr punė tė njėjtė femrat anembanė botės, deri mė sot, kėtė tė drejtė tė njeriut e gėzojnė vetėm nė mėnyrė tė kufizuar. Praktika e pagesės sė ndryshme ėshtė realitet. Femrat bien shumė mė shpesh se sa meshkujt viktima tė dhunės dhe sulmeve seksuale, atyre u bėhen nė mėnyra tė ndryshme padrejtėsi, ato kanė nė tėrė botėn mundėsi mė tė vogla pėr t'u arsimuar. A janė tė drejtat e njeriut nė radhė tė parė tė drejta tė burrave? Ēfarė mund tė ndėrmarrin femrat kundėr kėsaj praktike? Ēfarė ėshtė arritur deri mė sot e ēfarė jo? Si janė mundėsitė pėr arritjen e njė barazie globale?)
(Organizatat e tė drejtave tė njeriut kanė marrė pėrsipėr tė ndihmojnė njerėzit, tė drejtat e tė cilėve cenohen, shtypen, kufizohen, shpėrfillen apo shkatėrrohen me dhunė. Ēfarė organizatash angazhohen pėr Ēfarė viktimash? Cilat janė tė pėrfaqėsuara nė qytetin/rajonin tonė? Ēfarė ndėrmarrin ato konkretisht? Si financohet puna e tyre?) [Shih ndėr tė tjerash edhe Linklistėn mbi temėn Tė drejtat e njeriut]
(Kushtet ekzistuese tė njerėzve shpesh gjenden nė kundėrshtim tė rėndė me tė drejtat e njeriut 'nė letėr'. Njė fotodokumentim i komentuar mbi urinė, dhunėn, dėbimin, heqjen e tė drejtave... mund tė konkretizojė temėn) [Materiale mund tė gjeni nė D@dalos dhe faqet e internetit, tė radhitura nė Linklistėn mbi temėn Tė drejtat e njeriut] [Kreu i faqes] [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]
(Bisedat me persona, tė drejtat e tė cilėve janė shkelur, mbledhja e raporteve autentike dhe publikimi i tyre si broshurė apo gazetė muri)
(Si qėndron sot nė botė ēėshtja e ruajtjes sė tė drejtave tė njeriut? Nė njė hartė botėrore radhiten shkeljet mė tė njohura tė drejtave tė njeriut sė bashku me shifrat dhe simbolet pėrkatėse) [Shih ndėr tė tjerash edhe kursin bazė 5: Shkeljet e tė drejtave tė njeriut]
(Tė drejtat e veēanta tė njeriut apo grupet tematike ilustrohen, dokumentohen dhe komentohen nė faqet e kalendarit. Nga tė ardhurat e shitjes sė kalendarit mund tė pėrkrahet p.sh. njė projekt i tė drejtave tė njeriut) [Dokumenti: Deklarata e Pėrgjithshme e tė Drejtave tė Njeriut] [Kreu i faqes] [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]
(Koncerte bamirėsie; shfaqje teatrale nė shkollė; shitja e lodrave, enėve, bimėve tė prodhuara vetė; pazar plaēkash; shėrbim servisi si p.sh. riparimi i biēikletave, larja e veturave etj.)
(Nxėnėsit intervistojnė pėrfaqėsuesit e partive politike, zyrave dhe shoqatave rreth kontributit tė tyre pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut. Ata pėrpilojnė propozime dhe ua dorėzojnė kėtyre pėr shpėrndarje tė mėtejshme. Pasi kalon njė periudhė kohe ata pyesin pėr rezultatet e propozimeve tė tyre) [Kreu i faqes] [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]
Propozime pėr prezantimin e rezultateve Pas pėrfundimit tė njė projekti nė shkollė mbi tė drejtat e njeriut ėshtė me rėndėsi edhe publikimi i rezultateve tė paktėn brenda shkollės. Zyra e projekteve Minden ka pėrmbledhur disa propozime pėr mundėsinė e prezantimit tė rezultateve:
[Kreu i faqes] [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]
Shembuj pėr mėsimdhėnie
Propozimi ynė ėshtė: Zgjidhni njė kompleks tematik mbi tė drejtat e njeriut nga pėrmbajtja e serverit edukues D@dalos (nxitje dhe plotėsime mund tė gjeni nė kapitujt e mėparshėm) dhe pėrpiloni nė kompjuter bashkė me nxėnėsit faqen tuaj tė internetit (me tekste, fotografi, raporte, deklarata, artikuj gazetash, gjendjen nė qytetin tuaj etj.). Kjo gazetė elektronike muri mund tė publikohet mė nė serverin edukues D@dalos (Kontakti). [Kreu i faqes] [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm] Nxitjet dhe idetė e tjera konkrete pėr mėsimdhėnie i kemi nxjerrė nga publikimet e zyrės Minden (50 Jahre Allgemeine Erklärung der Menschenrechte"):
[Kreu i faqes] [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]
(Nga Wolfgang Emer, Oberstufenkolleg Bielefeld)
[Kreu i faqes] [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm] Shpallja i tė drejtave tė njeriut dhe tė drejtave qytetare mė 26.08.1789, shpallje, ecila ka influecuar dhe influencon edhe sot diskutimet politike, nė atė kohė nuk kishte kaluar pa diskutime dhe konflikte tė rrepta nė Kėshillin Kombėtar Francez. Ato tregojnė interesat pėr pushtet dhe skepticizmin e elitės sunduese kundrejt popullit. Tė drejtat nė fjalė janė zgjeruar nė mėnyrė progresive, nė njė proces historik tė zhvillimit tė tyre, i cili vazhdon edhe sot. "Sa ėshtė e vlefshme pėr ne kushtetuta, kur ne pėr atė nuk jemi fare tė vlefshėm", ngritėn zėrin punėtorėt anglezė nė fillim tė shekullit tė kaluar. [Kreu i faqes] [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm] Jurgen Habermas shkruan sot: Tė drejtat e njerit, tė cilat duhej t'u pėrkisnin tė gjithėve, pėr grupet e shtypura, tė marxhinalizuara dhe tė pėrjashtuara janė zgjeruar vetėm pas kalimit tė njė periudhe tė gjatė kohore. E drejta pėr barazi tė plotė, punėtorėve, grave, hebrenjve, romėve, homoseksualėve, azilkėrkuesve etj., u ėshtė njohur vetėm pas luftrave tė mundimshme politike. Shtytjet pėr emancipim shpjegojnė edhe funksionin ideologjik tė deritanishėm tė tė drejtave tė njeriut. Pretendimi pėr vlefshmėri dhe pėrfshirje tė pėrgjithshme ka shėrbyer pėrherė pėr tė mbuluar pabarazinė faktike tė tė pėrjashtuarve" (Frankfurter Rundschau 4.02.1997). Ky proces, rezultat i tė cilit ėshtė edhe Deklarata e Pėrgjithshme dhe ideja e barazisė parimore tė tė gjithė njerėzve, ka filluar qysh nė periudhėn e Rilindjes. Ai ėshtė korruptuar dhe korruptohet, por megjithatė shoqėron si instancė kritikuese rrjedhėn e tashme dhe tė ardhshme politike. [Kreu i faqes] [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]
Loja me role mund tė shėrbejė si hyrje (apo thellim) i trajtimit tė tė drejtave tė njeriut, tė nxisė parashtrimin e pyetjeve, dhe fillon njė njėsi historike mėsimore (Revolucioni Francez) apo njėsi tė ngjashme (Tė drejtat atėherė dhe sot). [Kreu i faqes] [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm] Pro dhe kundėr Deklaratės sė tė Drejtave tė Njeriut: Pėrgjigjet e anėtarėve tė Kėshillit Kombėtar pėr pyetjen: A ėshtė apo jo e nevojshme Deklarata mbi tė Drejtat e Njeriut? (nė mbledhjen e datės 01.08.1789): Target: Tė drejtat e njeriut nuk janė plotėsisht tė njohura, ato fillimisht duhen bėrė tė njohura. Sipas mendimit tim, ky fakt mund tė shėrbejė vetėm pozitivisht. Po ta kishin bėrė paraardhėsit tanė atė qė ne duam tė bėjmė tani, po tė ishin tė ditur siē jemi ne, po tė kishin pėrcaktuar nenet pozitive kufijtė despotizmit, atėherė ne nuk do tė kishim ardhur nė gjendjen, nė tė cilėn ndodhemi. Duke bėrė Deklaratėn e tė Drejtave tė Njeriut duhet tė shėrojmė gabimet e kushtetutės sonė dhe ti ruajmė gjeneratat e ardhshme nga kthimi i tyre." [Kreu i faqes] [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm] Graf Castellane: Nėse i hidhni njė vėshtrim kėsaj bote do tė tornditeni bashkė me mua kur tė arrini nė pėrfundimin se sa pak kombe kanė ruajtur, jo tė gjitha pėrmasat e tė drejtave tė tyre, por vetėm disa ide, vetėm disa mbeturina tė tė drejtave tė tyre. Pa pasur nevojė tė tregoj nė drejtim tė gjithė Azisė apo tė afrikanėve jo tė lumtur, tė cilėt janė tė detyruar tė durojnė nė ishujt indiano-perėndimorė njė skllavėri shumė mė tė rėndė se sa nė vendlindjen e tyre, dhe pa e pėrjashtuar Evropėn, a nuk shohim atėherė popuj tė tėrė, tė cilėt e shohin veten si pronė tė disa pushtetarėve, a nuk shohim se ata tė gjithė mashtrojnė veten duke menduar se janė tė detyruar t'u pėrmbahen ligjeve tė nxjerra nga despotėt, tė cilėt vetė nuk iu nėnshtrohen kėtyre ligjeve? Edhe nė Angli, nė kėtė ishull tė njohur, i cili duket sikur ruan flakėn e shenjtė tė lirisė, a nuk ka atje keqpėrdorime tė cilat mund tė zhdukeshin nė rast se tė drejtat e njeriut do tė bėheshin mė tė njohura?" Malouet: Tani pėr tani, qeveria e Francės ėshtė e pafuqishme dhe pa mjete, autoriteti i saj ka rėnė, gjykatat kanė mbetur pa punė; nė lėvizje ėshtė vetėm populli. Ngritja e tatimeve ėshtė ndėrprerė, janė rritur tė gjitha shpenzimet, tė gjitha tė ardhurat kanė rėnė; tė gjitha detyrimet e mundimshme duken tė padrejta. Nė rrethana tė tilla, deklarata kategorike e parimeve tė pėrgjithshme dhe tė domosdoshme e tė drejtave dhe barazisė natyrore mund tė dėmtojė detyrimet e nevojshme." [Kreu i faqes] [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm] Delandines: Deklarata e pakufizuar e tė drejtave mund tė ketė ndikim lakmues tek populli, duke e konsideruar atė si mjet qė atij i kthen sėrish barazinė dhe lirinė e lindur; por shtrohet pyetja: a do ta kuptojė ky popull se kjo barazi fillestare, pėr fat tė keq ėshtė vetėm njė ide filozofike, e cila zhduket nė momentin kur pranė fėmijės sė pafuqishėm lind njė fėmijė tjetėr mė i fortė dhe mė i prirur shpirtėrisht? A do ta kuptojė ai se liria, edhe pse bijė e natyrės, gjendet nėn mbrojtjen e ligjeve pozitive dhe se ajo nuk do tė thotė tė bėsh gjithēka qė ėshtė nė dobi tė dikujt kur dėmton tjetrin dhe as tė bėjė atė qė dikujt i pėlqen kur tė tjerėve u prish shijen? Nėse barazia dhe liria nė rendin natyror janė trashėgim i secilit, atėherė ėshtė edhe detyrė e secilit qė nė rendin shtetėror tė sakrifikojė njė pjesė tė saj, pėr tė siguruar nė kėtė mėnyrė barazinė e ndėrsjellė dhe lirinė e tė gjithėve... A ruhemi ne nga shkatėrrimi me njė tė rėnė i digės sė ngritur me shekuj tė tėrė, duke mbetur tė pambrojtur pėrballė lumit, vėrshimi i tė cilit mund tė zgjerohet edhe mė shumė seē kemi parashikuar vetė." [Kreu i faqes] [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm] Deklarata e tė Drejtave tė Njeriut dhe atyre Qytetare e datės 26.08.1789: Duke qenė tė bindur se mosnjohja, harresa apo mospėrfillja e tė drejtave tė njeriut pėrbėjnė shkakun e vetėm tė ērregullimeve publike dhe tė prishjes sė qeverive, pėrfaqėsuesit e popullit francez, pjesėmarrės nė Kėshillin Kombėtar, kanė vendosur pėrfshirjen nė njė Deklaratė festive tė tė drejtave natyrore, tė shenjta dhe tė patjetėrsueshme, nė mėnyrė qė kjo Deklaratė tė jetė gjithmonė para syve tė tė gjithė anėtarėve tė bashkėsisė shoqėrore duke i kujtuar ata vazhdimisht pėr tė drejtat dhe detyrat e tyre; nė mėnyrė qė veprimet e ligjvėnėsve dhe tė ushtrueseve tė pushtetit tė krahasohen nė ēdo moment me qėllimin e ēdo institucioni politik, duke u respektuar nė kėtė mėnyrė mė shumė; nė mėnyrė qė ankesat e qytetarėve, qė nga ky moment tė argumentohen me parime tė thjeshta dhe tė padiskutueshme, duke u bazuar gjithnjė nė ruajtjen e kushtetutės dhe mirėqenies sė tė gjithėve." [Pėrmbajtjen e zgjėruar tė Deklaratės mbi tė Drejtat tė Njeriut dhe tė Drejtave Civile mund ta gjeni nė faqen e Dokumenteve] [Kreu i faqes] [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]
(nga UNICEF-i) Para se tė planifikoni aksione me fėmijėt, sė pari duhet tė sqaroni me ta se cilat janė temat e rėndėsishme pėr ta. Ju mund tė punoni p.sh. me njė tekst tė thjeshtuar tė Konventės mbi tė Drejtat e Fėmijės (shih faqen e dokumentave) apo me hartat e tė drejtave tė fėmijėve (shih ndėr tė tjera edhe fotografinė ekspozuese Tė drejtat e fėmijėve). Nxėnėsit, tė ndarė nė grupe, zgjedhin 9 nene mė tė rėndėsishėm pėr ta, shkruajnė nė pika tė shkurtra nė copa letre pėrmbledhjen e ēdo artikulli dhe i radhisin ato sipas rėndėsisė (1 do tė thotė prioriteti mė i lartė). [Kreu i faqes] [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]
Nė nivelin lokal, nxėnėsit mund tė informohen rreth aktiviteteve pėr fėmijė dhe tė rinj qė ofrohen nė rrethin e tyre. A kanė tė gjithė nxėnėsit hyrje tė njėjtė nė institucionet shkollore, kujdesin shėndetėsore, aktivitetet e lira? Botuesit tė gazetės lokale mund t'i dėrgohen propozime pėr zbatimin e Konventės mbi tė Drejtat e Fėmijės. Me anėtarėt lokalė tė kėshillit bashkiak ose tė komunės, fėmijėt mund tė diskutojnė rreth pėrmirėsimit tė ambjentit tė tyre tė banimit me mundėsi mė tė mira pėr fėmijėt dhe familjet. [Kreu i faqes] [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm] Faza e dytė: Pas shėnimit tė tė gjitha propozimeve rreth mundėsive aksioneve, lexoni edhe njėherė listėn bashkė me grupet dhe vlerėsoni kėto propozime. Disa prej tyre do tė paraqiten menjėherė si tė parealizueshme. Faza e tretė: Bisedoni me fėmijėt rreth vėshtirėsive tė mundshme, kohėn e nevojshme, nevojėn e financimit, reagimet e ndryshme tė zyrave. Faza e katėrt: Zgjidhni projektin qė duket mė i realizueshmi. [Kreu i faqes] [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]
Organizoni nė bashkėpunim me nxėnėsit tuaj njė ekspozitė me fotografi, tekste, dokumente etj. rreth temės Tė drejtat e fėmijėve. Materiale shtesė mund tė gjeni nė D@dalos (Tema shtjelluese Tė drejtat e fėmijėve) dhe nė faqet e internetit, tė radhitura nė linklistėn e kėtij serveri edukues rreth temės Tė drejtat e njeriut dhe nė linklistėn rreth temės Tė drejtat e fėmijėve. Ekspozitėn mund ta ndani p.sh. sipas neneve tė Konventės mbi tė Drejtat e Fėmijės. Nė sektorėt e ndryshėm, pėrveē tekstit tė nenit pėrkatės, mund tė prezantoni edhe tekste dhe fotografi qė dokumentojnė mangėsitė e realizimit tė tė drejtave tė fėmijėve. Me rėndėsi tė veēantė pėrmendja e shkaqeve tė shkeljeve tė tė drejtave tė fėmijėve (varfėria, lufta, dėbimet, etj.). Prezantoni ekspozitėn tuaj nė ndėrtesėn e shkollės apo nė njė ndėrtesė tjetėr publike, ftoni pėrfaqėsuesit e mediave, dokumentoni ekspozitėn tuaj dhe na dėrgoni materiale pėr publikim nė kėtė server edukues (Kontakti). [Kreu i faqes] [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]
(nga: Bielefelder Projektgruppe) Ndėr sfidat kryesore tė shekullit XXI ėshtė edhe zbatimi efektiv global i tė drejtave tė njeriut. Pėr vitin fillestar 2001 mund tė pėrpiloni njė kalendar, i cili ka pėr qėllim t'i kujtojė njerėzit pėr tė drejtat e njeriut dhe ti ēojė ato drejt mijėvjeēarit tė ri.
[Kreu i faqes] [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm] Shembull: Citohen dy pjesėt e para tė nenit 23 tė tė drejtave tė njeriut (e drejta pėr punė dhe pagė tė barabartė): Kushdo ka tė drejtė tė punojė, tė zgjedhė lirisht profesionin, tė ketė kushte tė favorshme pune dhe tė jetė i mbrojtur nga papunėsia. Kushdo, pa asnjė lloj diskriminimi, ka tė drejtė qė pėr punė tė njėjtė tė marrė rrogė tė njėjtė." Nė komente mund tė pėrmendet gjendja reale e kėtyre tė drejtave, sa e lartė ėshtė papunėsia nė vend, si duken parashikimet e zhvillimit nė tė ardhmen dhe masat politike qė mund tė ndėrmerren pėr tė luftuar papunėsinė. Duhet tė pėrmendet fakti qė nė praktikė, pėr tė njėjtėn punė ende merren paga tė ndryshme; Kjo mund tė paraqitet nė raportin e pagesės sė ndryshme tė burrave dhe grave. Duhet tė pėrmenden edhe organizatat qė angazhohen pėr respektimin e tė drejtave tė njeriut (nė kėtė rast p.sh. organizata Terre des Femmes). Shembuj konkretė dhe rezultate tė punės sė tyre dhe thirrjet pėr ndihmė financiare mund tė plotėsojnė kėto informacione. [Kreu i faqes] [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]
[Kreu i faqes] [Faqja startuese Tė drejtat e njeriut] [Fotografi ekspozuese]
|
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|