Rezistenca
Lart Zhvillimi Pjesėt pėrb. Rezistenca Kronologjia Linklista

 

Mandela
Dokumente
Mposhtja


 

Tė drejtat e njeriut

Aparteidi

Rezistenca e zezakėve nė Afrikėn e Jugut

Historia e rezistencės nė Afrikėn e Jugut mund tė ndahet nė dy faza. Faza e parė ėshtė pėrpjekja e popullsisė autoktone pėr mbrojtjen nga sundimi i fuqisė kolonialiste dhe ruajtjen e pavarėsisė. Faza e dytė karakterizohet nga lufta e tė kolonializuarve pėr lirimin nga sundimi kolonialist, apo tė paktėn pėr realizimin e tė drejtave tė barabarta juridike me popullsinė kolonialiste. Ne do tė merremi me fazėn e dytė tė rezistencės dhe pikėrisht me rezistencėn nė shekullin XX.

Me rritjen e shtypjes u intensifikua gjithnjė e mė tepėr edhe rezistenca nė Afrikėn e Jugut gjatė shek. XX. Nė vitin 1986 u shpall gjendja e jashtėzakonshme dhe nė vend mbizotėronin rrethana tė ngjashme me luftėn civile. Nė kėtė rezistencė morėn pjesė shumė organizata dhe lėvizje tė ndryshme. Qėllimi i kėsaj pjese ėshtė paraqitja e aktorėve kryesor tė kėsaj rezistence dhe e strategjive  tė tyre.

Materiale shtesė:

Pjesė tė tjera merren me personalitetin e Nelson Mandelės dhe me mposhtjen e aparteidit. Pėrveē kėsaj, nė dispozicionin tuaj janė edhe dokumentet rreth kėsaj teme, si p.sh. "Freedom Charter" i vitit 1955 apo fjalimi i famshėm i Mandelės Rivonia.

Vėshtrim mbi organizatat e paraqitura

African National Congress (ANC)

Black Consciousness Movement (BCM)

United Democratic Front (UDF)

National Forum (NF)

Pan Africanist Congress (PAC)

Inkatha Freedom Party (IFP)

African National Congress (ANC)

ANC-ja ėshtė platforma tradicionale dhe mė e rėndėsishme. Nė tė u organizua pjesa mė e madhe e zezakėve. Ajo u themelua nė vitin 1912 si reagim ndaj pėrjashtimit tė zezakėve nga procesi politik i South African Native National Congress (SANNC), dhe mori emrin ANC nė vitin 1923. Deri nė vitin 1940, ANC-ja ishte organizatė relativisht e dobėt, si rezultat i mungesės sė njė udhėheqjeje dhe administrate rigoroze, si dhe i mungesės sė njė programi tė qartė politik.

ANC

U mor pėrsipėr transformimi i ANC-sė nė njė organizatė rinore, pra formimi i tė ashtuquajturės ANC Youth League, nė tė cilėn u ftuan pėr bashkėpunim edhe femrat. Nelson Mandela u anėtarėsua nė ANC Youth League nė vitin 1944, nė vitin e themelimit tė saj. Deri nė vitin 1949, ANC-ja synonte barazinė e tė gjithėve nė tė gjitha fushat e jetės.

Me fitoren e Partisė Kombėtare nė vitin 1948 dhe me me fillimin e menjėhershėm tė ashpėrsimit tė diskriminimit, ndarjes dhe shtypjes ndryshoi edhe politika e zezakėve: Ata nuk ishin mė tė gatshėm tė luteshin pėr pėrmirėsimin e gjendjes sė tyre, por filluan tė kėrkonin pjesėmarrje tė barabartė nė pushtet dhe heqjen e ligjeve diskriminuese. Pika kulminante u arrit me shpalljen e tė ashtuquajturit Freedom Charter (1956), i cili shkaktoi shpartallimin e krahut radikal tė ANC-sė Pan Africanist Congress of Azania (PAC).

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Nė vitin 1960, ANC-ja dhe PAC-ja ftuan popullsinė pėr mosbindje qytetare nė formėn e demonstratave tė paarmatosura kundėr ligjit tė pasaportave. Rezultati tragjik i kėtyre demonstratave ishte e ashtuquajtura masakra Sharpeville, nė tė cilėn u vranė nga policia 69 persona dhe u plagosėn 178 tė tjerė. Pas trazirave qė pėrfshinė tėrė vendin si pasojė e kėtyre vrasjeve, ANC-ja dhe PAC-ja u ndaluan nga qeveria mė 8 prill 1960. Ky ishte njėherazi edhe fundi i rezistencės paqėsore. Qė tė dy organizatat u detyruan tė vepronin nė ilegalitet, duke themeluar degėt e armatosura Umkhonto ėe Sizėe (ANC), dhe Poqo (PAC).
Dhuna solli dhunėn. Zyrat e qeverisė dhe centralet elektrike u hodhėn nė erė. Nė vitin 1964 u burgos dhe u dėnua me burgim tė pėrjetshėm Mandela, ndėrsa pak mė vonė edhe pjesa tjetėr e grupit udhėheqės. Nė kėtė mėnyrė u thye pėrkohėsisht rezistenca politike zezake. Nė vitet 70, nė kohėn kur ekonomia e Afrikės sė Jugut ishte pėrfshirė nga kriza strukturore, Angola dhe Mozambiku kishin fituar pavarėsinė dhe i ashtuquajturi Black Consciousness Movement kishte arritur pikėn kulminante, nisėn protestat e udhėhequra nė radhė tė parė nga studentėt dhe nxėnėsit, tė cilėt demonstruan kundėr futjes sė gjuhės afrikaans si gjuhė zyrtare nėpėr shkolla. Revolta e nxėnėsve filloi nė Soėeto dhe u zgjerua mė vonė nė tėrė vendin.
Radikalizimi i lėvizjeve tė tjera zezake i solli ANC-sė pėrparėsi, sepse tani, nė radhėt e saj filluan tė anėtarėsoheshin edhe tė bardhėt
.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Mė pas, Afrika e Jugut u pėrfshi nga njė kulturė dhune, e cila ishte vėshtirė tė kontrollohej: Autobombat shpėrthenin nėpėr qendra tregtare, bombat e dorės nėpėr restorante, pavarėsisht nga urdhėri i shtabit tė pėrgjithshėm tė ANC-sė nė Lusakė (Zambi) pėr organizimin e sulmeve vetėm kundėr objekteve jo-civile.
Nė vitin 1986 qeveria reagoi duke shpallur gjendjen e jashtėzakonshme. Por vend tė ashpėrsimit tė kursit tė konfrontimeve, tė dyja palėt filluan tė bėheshin pragmatike. Si rezultat i kėsaj nisėn bisedimet e para pėr daljen nga kriza. Mandela, edhe pse i burgosur, zhvilloi bisedime me presidentin e atėhershėm Bota. Grupe tė ndryshme filluan ta vizitonin shtabin e pėrgjithshėm tė ANC-sė nė Zambia.

Mandela und de Klerk

[Nelson Mandela dhe F.Ė. de Klerk]

Ky ishte momenti kur F.W. de Klerk, mė 2 shkurt 1990, ndryshoi menjėherė gjendjen nė Afrikėn e Jugut. Mandela dhe tė burgosurtjerė politikė u liruan nga burgu. U hoq ndalimi i 61 organizatave politike. Zezakėt dhe tė bardhėt, pėr herė tė parė nė historinė e Afrikės sė Jugut filluan tė punonin sė bashku pėr njė tė ardhme tė pėrbashkėt tė tė gjithė afrikanojgurėve.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

United Democratic Front (UDF)

Nė vitin 1983 u themelua UDF-ja, krahu ligjor i ANC-sė. Shkak pėr kėtė ishte shpallja e kushtetutės nga qeveria e tė bardhėve nė vitit 1984, e cila e pėrjashtoi shumicėn zezake nga ēdo lloj pjesėmarrjeje. Nismėtar ishte Allan Boesak, presidenti i "Federatės Botėrore tė Kishave tė Reformuara".

Anėtare tė UDF-sė ishin rreth 600 organizata - grupe kishtare, lidhje profesionale, shoqata sportive, sindikata, klube studentore, shoqata tė grave dhe tė tė rinjve tė tė gjitha racave. Njė milionė anėtarėt e saj mbulonin njė spektėr tė gjerė: Aktivistė tė rezistencės paqėsore viteve 50, luftėtarė tė brezit Soweto, sindikalistė, persona kishtarė, intelektualė.

Strategjia e UDF-sė synonte organizimin e rezistencės paqėsore nė qendrat e vendit, si p.sh. demonstratat masive me rastin e dhjetėvjetorit tė kryengritjes sė Soėetos, tė cilėn qeveria e mori si shkas pėr shpalljen e gjendjes sė jashtėzakonshme.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Pan Africanist Congress (PAC)

Kjo parti u shkėput nga ANC-ja nė vitin 1959, pasi konceptin multiracor dhe tė ashtuquajtuin Freedom Charter e konsideronte si tradhti ndaj interesave tė popullit zezak. Sundimi i zezakėve u shndėrrua nė pikėn kryesore tė programit tė PAC-sė, ndėrkohė qė pėrjashtohej ēdo formė e tė drejtave grupore. Idetė socialiste dominonin kėtu mė shumė se nė ANC.

PAC u ndalua sė bashku me ANC-nė nė vitin 1960 dhe kaloi nė ilegalitet, ku u formua krahu ushtarak Poqo, i cili u shpėrbė nė vitin 1963. Kjo parti u lejua prapė nė vitin 1990. Motot si "vrisni bujqit, vrisni boerėt!" apo "One settler, one bullet!" simbolizonin politikėn e e PAC-sė nė konfliktet me grupimet e tė tė bardhėve. E ashtuquajtura APLA (Azanian People's Liberation Army), krahu i armatosur i PAC-sė, nė vitin 1992 u shpalli luftė tė bardhėve, duke nxitur luftėn e racave me anė tė atentateve.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Black Consciousness Movement (BCM)

BCM-ja u themelua nė fund tė viteve 60 si organizatė pasardhėse e PAC-sė sė ndaluar. Nėn udhėheqjen e Steve Bikos dhe tė organizatės studentore tė Afrikės sė Jugut (SASO) u zgjodh njė rrugė e re e organizimit tė konceptit tė vetėdijes zezake (Black Consciousness). Sipas saj, zezakėt duhet tė liroheshin nga vetėvlerėsimi negativ qė u kishte ngulitur nė kokė sundimi shekullor kolonial. Siguria nė vete dhe vetėbesimi nė vend tė bindjes qė zezakėt e kishin merituar fatin qė kishin dhe qė  mirėqenjen e zezakėve e konsideronte si tė varur nga tė bardhėt, sipas organizatės nė fjalė ishin kushti themelor pėr heqjen e shtypjes fizike dhe psikike. Nė kėtė mėnyrė u bė e qartė se bashkėpunimi i tė bardhėve nė kėtė organizatė ishte i padėshirueshėm.

Schüleraufstand von Soweto

[Kryengritja e nxėnėsve nė Soėeto nė vitin 1976]

Strategjia e BCM-sė pėrfshinte njėkohėsisht aksione tė dhunshme dhe paqėsore. Shembull ishte kryengritja e Sowetos nė qershor tė vitit 1976, ku nxėnėsit u ngritėn nė demonstrata kundėr futjes sė gjuhės afrikaans si gjuhė zyrtare nė sistemin shkollor. kėto demonstrata u vranė deri nė muajin dhjetor 700 persona.

Nė vitin 1977 u ndaluan tė gjitha Black Consciousness-Organisations. Me mijėra aktivistė rinj u burgosėn, mbi 14.000 persona u larguan nga vendi pėr t'u bashkuar me lėvizjet ēlirimtare. Shumė tė tjerė u militarizuan. Vdiq Steve Biko.

Sipas deklaratės zyrtare ai kishte vdekur si pasojė e grevės sė urisė nė arrest. Fati i tij u mor si shkas pėr xhirimin e filmit tė Richard Attenborroughs "Cry For Help", ndėrsa Peter Gabriel i kushtoi kėngėn "Biko".

Steve Biko

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

National Forum (NF)

NF u themelua nė vitin 1983 dhe ishte bashkim i grupeve tė ndryshme, mes tė cilėve edhe  Azanian People's Organisation (Azapo), si organizata me influencė mė tė madhe. Bėhet fjalė pėr organizatėn e pėrbėrė vetėm nga anėtarė zezakė nė traditėn e BCM-sė, e cila luftėn pėr liri e konsideronte si luftė klasash, nė tė cilėn, zezakėt pėrbėnin klasėn punėtore, ndėrsa tė bardhėt atė kapitaliste. U organizuan aksione bojkoti dhe greva kundėr shkollave, ngritjes sė ēmimeve tė udhėtimit dhe tė banimit. Shpesh u arrit deri nė konflikte tė pėrgjakshme mes pėrkrahėsve tė Azapo-s dhe tė UDF-sė.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Inkatha Freedom Party (IFP)

IFP-ja u themelua nga fundi i viteve 60 nga Dr. Mangosuthu G. Buthelezi. Ajo ishte e hapur pėr tė gjitha grupet etnike, edhe pse u pėrkrah nga grupi etnik Zulu. Simpatizantėt e saj kryesorė ishin nė Kėazulu/Natal. Nė tė u organizuan mbi 1 milion zezakė.

Qėllimi i IFP-sė ishte krijimi i njė Afrike demokratike tė Jugut me pjesėmarrjen e tė bardhėve nė qeverisjen e saj, si dhe ruajtja e sistemit ekonomik kapitalist. Pėr kėtė arsye,ajo konsiderohej nga shume zezakė si ndihmėse e regjimit tė aparteidit.

Mes IFP-sė dhe ANC-sė ekzistonte njė kontradiktė e thellė, e cila shpesh u shndėrrua nė
pėrleshje tė pėrgjakshme mes pėrkrahėsve tė tė dyja palėve.

[Kreu i faqes]        [kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

[Materiale rreth kėsaj teme: Portreti i Nelson Mandelės, mposhtja e apartedit, dokumente]

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.