Mposhtja
Lart Mandela Dokumente Mposhtja

 


 

Tė drejtat e njeriut

Aparteidi

Mposhtja e Aparteidit nė Afrikėn e Jugut

Shteti i Afrikės sė Jugut, nė fillim tė viteve 60 e kishte shuar gati plotėsisht rezistencėn e zezakėve. Nė vend qė tė fillojnte mėnjanimin e shkaqeve qė sollėn lindjen e dhe zhvillimin e rezistencės, shteti i Afrikės sė Jugut vazhdoi zbatimin e programit pėr realizimin e Aparteidit.

Kriza ekonomike, Ndikimi i lėvizje Black Consciousness, mungesa e perspektivės dhe keqėsimi gjithnjė e mė i madh i kushteve tė jetesės sė banorėve tė qyteteve ashpėrsuan edhe mė tej gjendjen nė mesin e viteve 70. Shkaktar i kryengritjes sė nxėnėsve nė qytetin Soueto, kryengritje kjo e cila u shua me dhunė nga policia, ishte miratimi i ligjit, i , i cili parashikonte si gjuhė zyrtare tė mėsimdhėnies gjuhėn Afrikaans tė boerėve. Kryengritjet u zgjeruan edhe nė pjesė tė tjera tė vendit.

Policia dhe shėrbimi i fshehtė e kishin gjendjen nėn kontroll. Megjithatė, shumė gjėra ndryshuan. Nė vend tė zbatimit konsekuent tė politikės sė Aparteidit, qeveria ndėrmori njė sėrė ndryshimesh. Vetėbesimi dhe ndjenja e fitores u rritėn dukshėm. Rezistenca e zezakėve nuk ishte mė vetėm njė grup i vogėl qė mund tė eliminohej lehtė, por ajo u rrit nė njė lėvizje tė fortė, e cila mund tė kontrollohej vetėm me anė tė kompromiseve.

[Kreu i faqes]

Tracy Chapman u bė e njohur nė fund tė viteve 80 me kėngėn e saj "Talking “bout Revolution", kėngė e cila stimuloi edhe mė shumė ndjenjėn e revoltės:

Tracy Chapman

[Tracy Chapman]

Don't you know, they're talkin' bout a revolution
It sounds like a whisper
Don't you know, they're talkin' about a revolution
It sounds like a whisper

While they're standing in the welfare lines
Crying at the doorsteps of those armies of salvation
Wasting time in the unemployment lines
Sitting around waiting for a promotion

Poor people gonna rise up and get their share
Poor people gonna rise up and take what's theirs

Don't you know, you better run, run, run...
Oh I said you better run, run, run...

Finally the tables are starting to turn
Talkin' bout a revolution

[Kreu i faqes]

Ndodhėn njė mori ndryshimesh tė ligjeve nė ēėshtjen e themelimit tė sindikatave nga zezakėt, u ngrit buxheti pėr arsimimin e racave jo tė bardha dhe u pėrmirėsua gjendja e sistemit shėndetėsor. Mė i dukshėm nga jashtė ishte heqja e tė ashtuquajturit "petty Aparteid", Aparteidit tė butė nė vitet 70-80. Nė ēėshtjet qendrore nuk ndodhėn ndryshimet e pritura. Megjithatė, ndryshimet e sipėrpėrmendura shėnuan fillimin e rėnies sė bazės ideologjike tė Aparteidit.

Mė tė ngadalshmet ishin ndryshimet nė fushėn politike. Nė vitin 1984 u shpall kushtetuta e re, e cila ishte njė pėrpjekje e presidentit Botha pėr vendosjen e marrėdhėnieve me racat e tjera. Sistemi i deriatėhershėm parlamentar u zėvendėsua me sistemin qė parashikonte kompetenca mė tė mėdha pėr presidentin. U formuan dhoma tė veēanta parlamentare dhe kėshilla ministrash pėr grupet e tė bardhėve, mulatėve dhe indianėve. Pėr ēėshtjet e brendshme tė grupeve pėrkatėse vendosnin vetė dhomat pėrkatėse, ndėrsa pėr ēėshtjet e pėrbashkėta vendosej bashkarisht.
I dukshėm ishte pėrjashtimi i plotė i zezakėve. Nė kėtė mėnyrė u veprua sipas ideologjisė Homeland, sipas tė cilės zezakėt kishin rajonet e tyre, nė tė cilat ata mund tė organizonin jetėn e tyre politike. Parė nga njė perspektivė e modifikuar bėhet e qartė se mulatėt dhe indianėt pėrbėnin pakicėn nė Afrikėn e Jugut. Arsyeja e pėrjashtimit tė shumicės (zezakėve) ishte ruajtja e tė drejtave tė tė bardhėve.

[Kreu i faqes]

Indianėt dhe mulatėt nuk ranė nė grackėn e qeverisė: 80% e personave me tė drejtė vote nuk dolėn nė zgjedhje. "Reformat" e qeverisė, nė vend qė tė qetėsonin situatėn, shkaktuan protesta tė reja. Filloi tė zhvillohet njė kulturė dhune: Bashkėpunėtorėt zezakė tė qeverisė tė cilėsuar si marioneta tė sistemit filluan tė vriteshin, ndėrsa zyrat e tyre tė digjeshin; filloi ndjekja, keqtrajtimi dhe djegia e gjallė e bashkėpunėtorėve. Autobombat shpėrthenin nė qendra tregtare, hidheshin bomba dore nė restorante. Nė vitin 1986 u shpall gjendja e jashtėzakonshme. Aktivistėt filluan tė ndiqeshin deri nė Paris dhe Londėr, ndėrsa ata qė u zunė u burgosėn nė vend. Brenda tre muajve u burgosėn 20.000 aktivistė.
Pėrkundėr tė gjitha pritjeve, presidenti Botha nuk i thelloi reformat, por vazhdoi politikėn pasive, gjė qė shkaktoi pakėnaqėsi jo vetėm brenda vendit, por edhe jashtė tij. Sanksionet dhe masat diplomatike kundėr Afrikės sė Jugut nga partnerėt mė tė rėndėsishėm e sollėn vendin nė njė krizė ekonomike dhe izolim politik. Afrika e Jugut ndodhej pėrpara shembjes. Aparteidi e kishte futur vendin nė qorrsokak.

[Kreu i faqes]

Elinor Herrmann, anėtar i Black Sash - organizatės sė bardhė liberale tė grave - me rastin e ditėlindjes sė 80-tė, i lexoi tė vesė sė udhėheqėsit tė vrarė tė ANC-sė Luthuli nė nėntor tė vitit 1984 kėtė poezi:

Peaceful change now,
How?
Time runs faster then human minds
Are capable of changing.

Time dictates the beat much faster
Then pulses throb.
Time will slash them open
To free the sap of life.

Peaceful change now,
How?
Many chances missed,
changes outvoted.

Many petitions rebuffed,
pleas ignored.
Many enactments established,
rights abolished.

Hate created – Trust
Exterminated.
Peaceful change now,
How?

 

[Kreu i faqes]

Por siē shkruan edhe Mandela mė vonė nė autobiografinė e tij, "momentet mė tė pashpresa janė rastin mė i volitshėm pėr tė ndėrmarrė iniciativa tė reja." Nė kėtė mėnyrė nisėn bisedimet e para me grupet e ndryshme, e madje edhe me vetė presidentin Botha. Kėshtu u arrit mė tė njihej nga afėr frika e tė bardhėve nga ndryshimet nė pushtet, frika pėr marrjen nga marrja e pushtetit nga njė shumicė aq e madhe, e panjohur dhe e frikshme zezake.

Kjo ishte gjendja nė vitin 1989, nė kohėn kur pas njė ataku nė zemėr tė Bothas, pushtetin e morri Frederik Vilhelm de Klerk. De Klerk nuk kishte ngurruar asnjėherė tė shprehte vullnetin e tij pėr reforma rrėnjėsore. Nė fjalimin e tij tė njohur me rastin e hapjes sė parlamentit mė 2 shkurt 1990, de Klerk konstatoi dėshtimin e politikės sė Aparteidit dhe paralajmėroi kėto masa:

bullet

lirimin e Mandelės;

bullet

heqjen e ndalimit tė 61 organizatave politike;

bullet

zotimin pėr mbajtjen e bisedimeve pėr shpalljen e tė drejtės sė pėrgjithshme tė votės.

[Kreu i faqes]

Afrika e Jugut arriti nė kėtė mėnyrė nė reformat mė vendimtare nė historinė e saj. Ligjet e Aparteidit u hoqėn njė nga njė. Aparteidi u mposht dhe tani duhej gjetur njė zgjidhje e qėndrueshme pėr njė Afrikė demokratike tė Jugut.

[Materiale shtesė: Portreti i Nelson Mandelės, Afrika e Jugut sot, Rezistenca; Njė vėshtrim tė pėrgjithshėm nė historinė e shtypjes dhe tė rezistencės e jep fjalimi i njohur i Mandelės nė procesin Rivonia, i cili njėherit konsiderohet njėri ndėr dokumentet mė tė rėndėsishme tė Aparteidit]

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.