Afrika e Jugut sot
Lart

 

Dokumente


 

Tė drejtat e njeriut

Aparteidi

Afrika e Jugut pas aparteidit

Mė 10 maj 1994, nė datėn e betimit nė ndėrtesėn e qeverisė nė Pretoria tė presidentit Nelson Mandela dhe dy nėnkryetarėve tė tij Thabo Mbeki dhe F.Ė. de Klerk, Mandela u shpreh:

Nelson Mandela

"Do tė ndėrtojmė njė shoqėri, nė tė cilėn do tė jetojnė tė lirė tė gjithė afrikanojugorėt, zezakė dhe tė bardhė, pa pasur frikė nė zemrat e tyre dhe tė bindur nė tė drejtėn e tyre tė patjetėrsueshme pėr dinjitet — njė komb shumėngjyrėsh nė paqe me veten dhe me tė githė botėn."

Por rruga deri atje ėshtė e gjatė dhe e vėshtirė. Ajo filloi nė vitin 1990: Mandela u lirua dhe de Klerk premtoi bisedimet pėr marėveshje.

Vėshtrim:

Talks over talks

Sjellja me tė kaluarėn

Zgjedhjet e para tė lira

Afrika e Jugut pas Mandelės

Kushtetuta e re

[Kreu i faqes]

Talks over talks

Gjatė "bisedimeve pėr bisedime" midis ANC-sė dhe Partisė Kombėtare nė maj dhe gusht tė vitit 1990, qeveritarėt dhe lėvizjet ēlirimtare u ulėn pėr herė tė parė tė barabartė nė tryezėn e bisedimeve. Ata u pajtuan pėr lirimin e tė burgosurve politikė, kthimin e tė shpėrngulurve nė shtėpitė e tyre, si dhe pėr heqjen e ligjeve klasike tė aparteidit. Nė anėn tjetėr, ANC-ja u premtoi heqjen dorė nga pėrdorimi i dhunės.

Kėto kompromise hapėn rrugėn pėr bisedime shumėpartiake, nė tė cilat, pėrveē Partisė Kombėtare dhe ANC-sė, merrnin pjesė edhe Partia Demokratike dhe dhjetė pėrfaqėsues tė  Homeland-it. Bisedimet u bėnė tė njohura nėn emrin CODESA I dhe II (Convention for a Democratic South Africa). Nė dhjetor tė vitit 1991 u bė pajtimi pėr parimin klasik tė ndarjes sė pushtetit. Nė maj tė vitit 1992, CODESA mori vendimet rreth ēėshtjeve tė administrimit lokal, provincial dhe vendor. Pėrveē kėsaj u vendos edhe pėr modelin federal me nėntė provinca, ndėrsa ANC-ja u deklarua e gatshme pėr tė hequr dorė nga qytetizimi i industrisė. Nė fund tė vitit 1993 u shpall kushtetuta e pėrkohshme, e cila gjatė kohės sė pėrpunimit luante rolin e njė kushtetute pėrfundimtare.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Zgjedhjet e para tė lira

Trashėgimia e aparteidit, e cila me vite tė tėra nuk u arrit tė eliminohej, ishte gatishmėria pėr pėrdorimin e dhunės. Shpesh nisėn demonstrata dhe kundėrdemonstrata, dhuna e kundėrdhuna, rastet kur zezakėt u ngritėn kundėr tė bardhėve, por edhe zezakėt kundėr zezakėve. Nė prill tė vitit 1993, para shtėpisė sė tij u vra nga ekstremistėt Chris Hani, sekretar i pėrgjithshėm i Partisė Komuniste tė Afrikės sė Jugut dhe politikani mė i respektuar pas Mandelės. Njėkohėsisht u shtua edhe dėshpėrimi i zezakėve pėr shkak tė mungesės sė reformave politike dhe sociale. Pėr tė penguar tendosjen e mėtejshme tė situatės u mor vendimi pėr organizimin sa mė tė shpejtė tė zgjedhjeve: mė 27 prill 1994.

Nė kėtė kohė u themeluan dy zyra: Transitional Executive Council (TEC), nė tė cilėn asgjė nuk mund tė vendosej pa pėlqimin e ANC-sė dhe Independent Electoral Commission (IEC), e cila kishte pėr detyrė tė organizonte brenda vetėm katėr muajve gjithė procesin zgjedhor: Qė nga vėzhgimi i regjistrimit tė partive, e deri tek numėrimi i votave dhe vlerėsimi i rregullsisė sė zgjedhjeve.

Zgjedhjet kaluan pa vėshtirėsitė e parashikuara. Nuk u regjistrua asnjė konflikt dhe siē ishte pritur edhe mė parė, fituese e zgjedhjeve doli ANC-ja me 62,7 % tė votave, e ndjekur nga Partia Kombėtare me rreth 20 % dhe Inkatha me rreth 10 % tė votave.

Mė 10 maj 1994, Nelson Mandela u shpall president i parė zezak i Afrikės sė Jugut dhe president i parė i dalė nga zgjedhjet e pėrgjithshme. U vendos qė brenda dy viteve tė ardhshme tė miratohej kushtetuta pėrfundimtare.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Kushtetuta e re

(http://www.polity.org.za/govdocs/constitution/saconst.html)

Afrika e Jugut fitoi parlamentin me 350 deputet. Senati i deriatėhershėm u zėvendėsua nga Kėshilli Kombėtar i Provincave, i cili ngjan me Kėshillin Federal (Bundesrat) gjerman. Partia shumicė thėrret qeverinė dhe zgjedh presidentin. Kompetencat e provincave u reduktuan nė dobi tė qeverisė qendrore. Provincat nuk vendosin pėr financat por janė tė varura nga Pretoria. Mosmarrėveshje kishte nė kėto tri pika: 

bullet

Nevoja e garantimit nė kushtetutė e pronės. (propozim i Partisė Kombėtare. ANC-ja kishte shprehur frikėn se kjo mund tė shkaktonte vėshtirėsi gjatė zhvillimit tė reformės sė planifikuar; nė fund u vendos qė tė mbrohet prona themelore dhe shtetit iu dha e drejta e zhvillimit tė reformės sė tokave)

bullet

Nevoja e miratimit tė sė drejtės sė punėdhėnėsve pėr pėrjashtim nga puna nė rast grevash. (ANC-ja mbajti nė kėtė rast anėn e sindikatave. Nuk ekziston e drejtė e mbrojtur me kushtetutė pėr largim nga puna)

bullet

Lejimi i mėsimdhėnies nė shkolla nė vetėm njė gjuhė. (Partia Kombėtare u pėrpoq tė mbronte nė kėtė mėnyrė gjuhėn dhe kulturėn afrikaans; edhe kėtu fitoi ANC-ja, sepse mėsimdhėnia nė gjuhėn amtare duhet tė lejohet vetėm atėherė kur kjo gjė ėshtė e realizueshme nė praktikė, gjė qė nuk vlenė pėr shumicėn e rasteve)

Kushtetuta e re u nėnshkrua nga Mandela mė 10 dhjetor tė vitit 1996, nėn qiell tė hapur nė Sharpeville nė ditėn ndėrkombėtare tė tė drejtave tė njeriut, nė vendin ku 36 vjet mė parė ishte shuajtur me dhunė marshimi protestues kundėr ligjit tė dokumenteve tė udhėtimit dhe nė vendin ku lufta ēlirimtare kishte hyrė nė fazen e saj vendimtare. Ajo u miratua mė 4 shkurt 1997.

Nė tėrė vendin u shpėrndanė miliona ekzemplarė tė kushtetutės sė re, madje edhe si Comics, pėr tė informuar edhe analfabetėt.  Hyrjen e Kushtetutės mund ta gjeni si d nė serverin tonė edukues.

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Trajtimi i sė kaluarės

Afrika e Jugut ka zgjedhur njė rrugė tė veēantė tė trajtimit tė sė kaluarės. ANC-ja dhe kishat nuk pretendonin amnisti tė pėrgjithshme siē ishte rasti i Kilit, por as procese si ato tė Nyrnbergut tė Gjermanisė pas Luftės sė Dytė Botėrore. Nė vend tė kėsaj u themelua Komisioni i sė Vėrtetės dhe Pajtimit nėn udhėheqjen e kryepeshkopit Desmond Tutu (intervisėn me Tutun mund ta gjeni nė faqet e dokumenteve).

Komisioni kishte marrė pėrsipėr qė brenda dy vjetėsh (1996-98) tė merrte nė pyetje viktimat e shkeljeve tė rėnda tė tė drejtave tė njeriut me moton "tė falėsh por tė mos harrosh". Nė kėtė mėnyrė synohej paraqitja e situatės sė viteve 1960-94: shkaqet e dhunės, pėrmasat dhe rrethanat qė e shkaktuan atė. Fajtorėt qė pranonin fajin faleshin, viktimat rehabilitoheshin. Bėheshin propozime tė ideve qė pengonin pėrsėritjen e shkeljeve tė tilla tė tė drejtave tė njeriut dhe qė bėnin tė mundur njė mbrojtje mė tė mirė tė kėtyre tė drejtave.

Dy vjet me radhė u morėn nė pyetje jo vetėm tė dėmtuar dhe fajtorė tė "vegjėl" por edhe personalitete tė njohura si ish bashkėshortja e Mandelės, Madikizela Mandela, apo de Klerk. Gjatė kėtyre intervistimeve dolėn nė pah masakrat e bėra, armatosja e Inkatha-s nga qeveria me qėllim nxitjen e pėrēarjeve dhe tė "black-on-black-violence", pra tė dhunės sė zezakėve kundėr zezakėve.

Shumė pyetje mbetėn tė pasqaruara. Komisioni i sė vėrtetės nuk arriti tė shndėrrohej nė njė institucion tė pėrhershėm. Qėllimi i tij ishte marrja e iniciativės. Sepse pajtimin nuk mund ta drejtonte Desmond Tutu, por ai duhet tė arrihej nga secili dhe nė radhė tė parė me njerėzit pranė tij. 

[Komisioni posedon faqe tė vet tė internetit, adresėn e sė cilės mund ta gjeni nė linklistėn e kėtij serveri edukues. Intervistėn me Desmond Tutu mund ta gjeni nė faqet e dokumenteve.]

[Kreu i faqes]        [kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Afrika e Jugut pas Mandelės

"Pėr njė ēast kam shijuar kėnaqėsinė tė kujtoj rrugėn qė kam kaluar. Megjithatė kjo mė qetėson vetėm pėr njė moment, sepse bashkė me lirinė vjen edhe pėrgjegjėsia, kėshtu qė rruga ime e gjatė ende nuk ka pėrfunduar."

Me kėto fjalė pėrfundon autobiografia e Mandelės. Pesė vjet mė pas, Mandela i lejon vetes pushimin. Pjesa tjetėr e rrugės u mbetet pasardhėsve tė tij.

Rezultatet e zgjedhjeve tė vitit 1999

Partitė pol. Vendet ne parl. Pėrqindja
ACDP 6 1,43
ANC 266 66,35
AEB 1 0,29
AZAPO 1 0,17
DP 38 9,56
FA 2 0,54
IFP 34 8,58
MF 1 0,30
NNP 28 6.87
PAC 3 0,71
GPGP 0 0,06
SOPA 0 0,06
UCDP 3 0,78
UDM 14 3,42
VF/FF 3 0,80
AITUP 0 0,07

15.977.026 zgjedhės (pjesėmarrja nė zgjedhje: 89,28%)

 

Zgjedhjet e dyta tė qershorit tė vitit 1999 vėrtetuan pozicionin e ANC-sė dhe Thabo Mbekit, i cili jozyrtarisht, i mori pėrsipėr punėt qeveritare qė nga viti 1995. Ai ėshtė emėruar presidenti i ri i ANC-sė dhe i Afrikės sė Jugut.

Thabo Mbeki

Mbeki udhėheq njė Afrikė tė Jugut, e cila ka ende shumė pėr tė arritur. Mungojnė banesat; shumė shtėpi nuk kanė ujė tė rrjedhshėm apo energji elektrike; papunėsia kap shifrėn mbi 50 %, kriminaliteti ėshtė nė rritje.

Zhvillimi ekonomik do tė ndikonte pozitivisht. Pėr tė arritur kėtė duhen investime. Dega mė me perspektivė e industrisė nė Afrikėn e Jugut duket tė jetė turizmi.

[Njė fjalim tė Mbekit mund ta gjeni nė faqet e dokumenteve]

[Kreu i faqes]        [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.