|
|
|
|
Pjesėt pėrbėrėse tė regjimit tė aparteidit (III): dėmtimi socialDiskriminimi social i popullsisė jo tė bardhė zbatohej sidomos nė fushat e mėposhtme:
Parlamenti i Afrikės sė Jugut, me tė ashtuquajturin "Immorality Act", miratoi qysh nė vitin 1927 ligje tė tilla, tė cilat duke ndėrhyrė nė sferėn private tė njerėzve, synonin ndarjen rigoroze raciste tė Afrikanėve tė Jugut. Marrėdhėniet seksuale ndėrmjet tė bardhėve dhe zezakėve dėnoheshin me ligj. Nė vitin 1950 pasoi njė zgjerim i kėtij ligji, i cili ndalonte ēdo lloj marrėdhėnieje seksuale tė tė bardhėve me jo tė bardhėt. I ashtuquajturi "Immorality Act" i vitit 1957 ashpėrsoi edhe mė tej dėnimin: Dėnimi pėr shkeljet e kėtij ligji u rrit nė 7 vjet, ndėrsa edhe vetė pėrpjekja pėr ta shkelur atė u shpall e dėnueshme. Nė vitet 1950-1960, sipas tė ashtuquajturit "Immorality Act" u dėnuan mbi 4000 persona. I lidhur ngushtė me tė ishte edhe i ashtuquajturi "Prohibition of Mixed Marriages Act" i vitit 1949, i cili ndalonte martesat mes tė bardhėve dhe jo tė bardhėve. Mbi pėrkatėsinė racore vendoste nėpunėsi i zyrės civile, ndėrsa martesat e lidhura jashtė vendit ishin tė pavlefshme nė Afrikėn e Jugut. Gjatė liberalizimit tė ligjeve tė aparteidit, ligje tė tilla u hoqėn nė vitet 80, dhe kjo vetėm ngaqė ato e bėnin qesharak shtetin e Afrikės sė Jugut. [Kreu i faqes] [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]
Po aq tė tmerrshme janė edhe raportet mbi sistemin shėndetėsor. Ndėrsa kujdesi mjekėsor pėr popullsinė e bardhė konsiderohej si njė mė tė mirėt nė botė, gjendja e popullsisė jo tė bardhė nė kėtė fushė ishte katastrofike. Numri i shtretėrve pėr tė bardhėt nė spitalet e Johanesburgut ishte 12 pėr 1000 qytetarė, derisa nė Soweto, nė township-in e Johanesburgut, nė tė cilin banonin punėtorėt sezonalė jo tė bardhė, pėr 1000 persona kishte mesatarisht mė pak se dy shtretėr. Njė mjek kujdesej mesatarisht pėr 330 tė bardhė. Sa pėr krahasim: njė mjek pėr 91000 zezakė! Edhe mė e tmerrshme ishte gjendja nė Homelands. Atje ose nuk kishte fare mjekė apo spitale, ose ato ndodheshin aq larg, saqė nevoiteshin me ditė tė tėra rrugė pėr tė arritur. Nė Afrikėn e Jugut, mesatarisht, si pasojė e ushqimit tė pamjaftueshėm vdisnin tre fėmiė nė orė. E tėrė kjo ndodhte nė vendin ku prodhoheshin mė tepėr produkte ushqimore se ē'ėshtė e nevojshme pėr njė ushqim optimal tė popullsisė! [Kreu i faqes] [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]
Njė ndėr ligjet mė perfide tė aparteidit me pasoja tepėr negative edhe pėr tė ardhmen ishte i ashtuquajturi "Ligji Bantu i Arsimit" i vitit 1953. Ligji nė fjalė u hoqi provincave tė unionit kompetencat mbi sistemin arsimor tė zezakėve dhe ia dha ministrisė qendrore tė arsimit, tė udhėhequr nga H. F. Vervoerd. Njėkohėsish u lėshua edhe vendimi, sipas tė cilit, gjuha e mėsimdhėnies nė rajonet e fiseve u shpall gjuha Bantu. Nė kuadrin e ligjit u pėrcaktuan edhe shumat e mjeteve pėr arsimimin e tė bardhėve dhe tė jo tė bardhėve, tė cilat ndryshonin nė mėnyrė groteske nga njėra-tjetra (shih edhe: Tabela e mjeteve tė parashikuara pėr arsimin). Argumentimi i ministrit tė atėhershėm tė arsimit Vervoerd ishte: Edukimi dhe arsimimi nuk duhet tė nxisin synime pa vend, por ato duhet tė pėrgatisin qytetarėt pėr funksionin e tyre nė shoqėri.
Buxheti kushtuar hkollimit tė fėmijėve dhe tė rinjve zezakė u rrit pėrsėri vetėm pas heqjes dorė tė qeverisė nga koncepti i arsimimit "Bantu". Kjo u bė pėr shkak tė mosarritjes sė sigurimit tė mjaftueshėm tė punėtorėve tė kualifikuar nga radhėt e tė bardhėve. Megjithatė, dekadat e gjata tė diskriminimit nuk fshihen lehtė, veēanėrisht po tė kihet parasysh lindshmėria dyfish mė e lartė e popullsisė zezake nė krahasim me grupet e tjera. [Kreu i faqes] [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]
Raporti nxėnės-mėsimdhėnės (1988)
[Nxjerrė nga: South Africa Yearbook 1989/90] Diplomat e shkollės (1988)
[burimi: Jörg Fisch, Geschichte Sēdafrikas, München 1990, 345] [Kreu i faqes] [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]
Vizitė nė
Mzimhlope Highschool nė KwaNDebele Hyjmė nė njė klasė dhe pėrshėndesim tri mėsuese nė njė dhomė tė vockėl (me karrige, njė tavolinė, njė raft tė vogėl), tė cilat duket sikur tė jenė afruar pėr shkak tė ftohtit pranė njėra-tjetrės dhe bėjnė pushim. E pajisur thjeshtė ėshtė edhe zyra e drejtorit: njė tavolinė shkrimi, tri karrige, njė tavolinė e vogėl, pa telefon. Shkolla nuk ka linjė telefonike. Drejtori na prezanton mėsuesit e tjerė, tė cilėt njėsoj si nxėnėsit janė mbėshtetur nė mure dhe shijojnė rrezet e ngrohta tė diellit. Pas bisedės sė shkurtėr, drejtori na shoqėron nė njė dhomė tė madhe, gati tė zbrazur. Nė tė: Njė dėrrasė, disa tavolina dhe karrige, tre soba kuzhine. Nė njė kėnd gjenden tė ulur katėr mėsues dhe ngrohin duart mbi njė ngrohėse tė vogėl dhe hanė patate tė thara. Prezantohemi dhe pėrshėndetemi miqėsisht. Njėra nga mėsueset ngrihet nė kėmbė, dhe e pėrgatitur mirė fillon tė ankohet para nesh pėr pajisjen e dobėt tė shkollės dhe pėr buxhetin e vogėl tė saj. Ajo jep mėsim ekonominė dhe mundohet t'i pėrgatisė nxėnėsit pėr tregun e punės sė industrisė, atje jashtė nė qytetet e mėdha. Na rrėfen se shkolla e tyre, pėrveē mundėsisė sė njė udhėtimi nė ditė me autobus nuk ka mundėsi tė tjera tė njihet me zhvillimet aktuale tė jetės, s'ka material mėsimor, s'ka postera, libra, filma. Na pyet nėse ne mund t'i ndihmojmė pėr tė blerė njė video, disa filma dhe njė televizor. Ne, vizitorėt qė kishim ardhur kėtu duarthatė, pėr t'u informuar, ndihemi keq, fajtorė. Si mund t'i shpjegojmė asaj se ne nuk jemi personat e duhur pėr kėtė? Megjithatė, lutjet e tyre ne do t'i transmetojmė mė tej. [Kreu i faqes] [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]Mė nė fund vjen vizita e orės sė mėsimit nė "standard 9", klasėn e parafundit. Mėsuesi i ri i historisė, i veshur nė mėnyrė festive, na shoqėron nė klasė ku nė dy rreshta janė ulur 25-30 nxėnės rreth 16 vjeē. Ngaqė bėn ftohtė (12-15 gradė C), ata mbajnė veshur palltot mbi uniformat e shkollės, ndėrkohė qė kishte edhe nga ata qė ishin mbėshtjellė me batanije. Aty shoh edhe dy vajza tė ulura pranė njėra-tjetrės, tė cilat, mbi fustanin e tyre tė gjatė deri nė gjunjė dhe tė veshura me kėpucė dhe ēorape tė zeza, ishin mbuluuar me njė shami tė hollė dhe dridheshin nga tė ftohtit. Nxėnėsit u ngritėn nė kėmbė kur hymė nė klasė, iu pėrgjigjėn njėkohėsisht pėrshėndetjes sė mėsuesit "Good morning students" me "Good morning, Sir", u ulėn nėpėr vendet e tyre dhe filluan tė na vėshtrojnė me kurreshtje dhe na pėrshėndetėn pas prezantimit formal nga drejtori dhe mėsuesi.
Mė vonė mėsojmė se Anglia, pas pėrfundimit tė "splendid isolation" (se ēfarė do tė thotė kjo, nuk u shpjegua), paska vendosur t'i kthehet sėrish politikės evropiane. Kjo ishte e tėra, pa kontekst, pa lidhje tė ēfarėdo lloji tė temės me kohėn e sotme. [Kreu i faqes] [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]Nxėnėsve iu flitej me terma tė
panjohur qė ata duhet t'i pėrsėrisnin. Mėsuesi dukej se
nuk dinte shumė rreth asaj qė thoshte dhe as qė
ishte nė gjendje ta shpjegonte atė qė fliste. Fjalėt i fliste me njė
anglishte tė qartė dhe korrekte (nė gjuhėn e parė apo tė
dytė tė huaj tė nxėnėsve), nxėnėsit pėrsėrisnin gjithashtu korrekt
fjalėt e tij, ndėrsa ai dukej i kėnaqur me mėnyrėn e mėsimdhėnies sė tij. [Nxjerrė nga: Ingetraud Rüsen, Südafrika: Aparteid und Menschenrechte in Geschichte und Gegenwart, Pfaffenweiler 1991, 172-174] [Kreu i faqes] [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]
[Pjesė tjera pėrbėrėse tė regjimit tė aparteidit: Homelands, klasifikimi, ekonomia, politika]
|
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|