Ruanda
Lart Ruanda El Salvador ai 1999 Guatemala

 


 

Tė drejtat e njeriut

Material rreth kursit bazė 5 (Shkeljet e tė drejtave tė njeriut)

Lufta pėrbėn gjithmonė shkelje tė tė drejtave tė njeriut. Mė tė prekurit janė fėmijėt. "Ēdo luftė ėshtė njė luftė kundėr fėmijėve" - kėshtu ėshtė titulluar njė ekspozitė e organizatės humanitare Kinderhilfe. Nga materialet e kėsaj organizate ėshtė nxjerrė edhe raporti i mėposhtėm i njė vajze nga Ruanda. Mė shumė informacione rreth temės "Fėmijėt nė luftė" mund tė gjeni nė kuadrin e temės shtjelluese Tė drejtat e fėmijėve nė kėtė server edukues.

BuchauszugMarie-Grace — Tepruar

Quhem Marie-Grace dhe kam lindur mė 10.8.1984 nė Cyangugu, Ruandė. Unė isha mė e vogla nė familje. Ishim gjithsej dhjetė fėmijė, tetė prej tė cilėve jetonin akoma kur filloi lufta nė Ruandė dhe ndodhi kjo masakėr e tmerrshme. Unė isha e vetmja qė vazdhdoja shkollėn nė shkollėn fillore dhe jetoja me prindėrit e mi.

Pėr pushimet e pashkėve, tre vėllezėrit e mi dhe njė motėr ndodheshin nė shtėpi. Mė 7 prill, Radio Ruanda lajmėroi rrėzimin e aeroplanit tė presidentit tė Ruandės. Menjėherė pas kėsaj filluan masakrat dhe terrori.

Mė 11 prill, ne dėgjuam tė shtėna te fqinji yne tregtari, i cili i pėrkiste opozitės sė fisit Hutu. Prindėrit tanė, menjėherė na thanė se duhet tė iknim. Ne veē kishim dėgjuar mė parė pėr masakrat mbi familjet e fisit Tutsi nė Kigali, pra ishim nė kėrkim tė njė vendstrehimi nė familjet Hutu. Por kėta nuk na donin, sepse kishin frikė. Kėshtu ndodhi qė katėr familje Tutsi u fshehėn nė njė shtėpi tė vogėl, jo larg shtėpisė sonė. Pėr fat tė keq, ky rreth ishte vėnė re nga policėt Hutu, por ne nuk e dinim. Me ardhjen e ushtarėve, ata nuk e kishin vėshtirė tė na gjenin.

Mė 11 prill, nė ora 14 erdhėn ushtarėt bashkė me policėt dhe na urdhėruan qė tė shtriheshim jashtė para derės. Pastaj ata filluan tė qėllonin. Unė isha shtrirė pranė nėnės sime dhe vetėm fati mė ndihmoi tė mos mė zinte asnjė asnjė plumb. Nėna ime vdiq menjėherė, ndėrkohė qė edhe motra ishte qėlluar. Unė iu luta tė rrinte e qetė, qė ushtarėt tė mos e vinin re se ishte gjallė. Pas pak vdiq edhe ajo. Njėri nga vėllezėrit provoi tė ikte. Pas disa metrash, edhe ai u qėllua pėr vdekje. Ata pak persona tė shpėtuar nga grupi ynė u tėrhoqėn nga vendi i ngjarjes nga disa njerėz tė ndershėm. Milicėt donin t'i thernin tė gjithė njerėzit qė kishin shpėtuar. Mė pas i plaēkitėn tė gjitha shtėpitė e fisit Tutsi. Pėr tė ngrėnė nuk kishte asgjė, ne praktikisht jetonim vetėm  duke pirė ujė. Rrallė ndodhte qė dikush tė na sillte diēka pėr tė ngrėnė, por edhe po tė ndodhte kjo, ushqimi i sjellė nuk mjaftonte pėr tė gjithė. Pas disa ditėsh,  policėt i morėn tė rriturit e grupit tonė dhe i vranė nė mėnyrė tė tmerrshme. Mė 15 prill,  mė njoftuan pėr torturimin dhe vrasjen e babait dhe njėrit prej vėllezėrve tė mi nė njė kishė tė vogėl. U pikėllova aq shumė, sa nuk doja tė jetoja mė. Doja tė vdisja edhe unė, sepse nuk kisha mė askėnd nga familja ime. Tė afėrmit e mi dhe tė gjithė shokėt ishin vrarė.

Disa pjesėtarė tė fisit Hutu na ndihmuan ne fėmijėve qė tė iknim nga policėt. Njė fqinj i prindėrve tė mi mė fshehu nė shtėpinė e tij. Mė vonė mė dėrguan nė njė familje tjetėr. Kur njė Tutsi ishte nė rrugė, ishte njė udhėtim pėr jetė a vdekje. Nė njė postė ushtarake, ushtarėt nuk donin tė mė linin tė kaloja. Njėri prej tyre gati sa s'mė vrau; pėr fat tė mirė, njė tjetėr, njė njeri i ndershėm nuk e lejoi tė mė vriste.

Pas njė muaji, FPR-ja arriti nė Kigali. Radio Ruanda lajmėroi se duhet tė largoheshim nga vendi. Nė kėtė mėnyrė, mua mė mori njė familje nė Bukavu.

Atje mėsova se po mė kėrkonte motra dhe bashkėshorti i saj, tė cilėt jetojnė nė Gjermani. 

[nga: Marie-Grace 1994, Übriggeblieben, nė: Hildegard Schürings (Hrsg.), Ein Volk verlässt sein Land - Krieg und Völkermord in Ruanda, Köln, S.56 ff]

[Kreu i faqes]    [Faqja startuese Tė drejtat e njeriut]    [Fotografi ekspozuese]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.