El Salvador
Lart Ruanda El Salvador ai 1999 Guatemala

 


 

Tė drejtat e njeriut

Material rreth kursit bazė 5 (Shkeljet e tė drejtave tė njeriut)

El Salvadori ėshtė bėrė i njohur nė tė gjithė botėn pėr shkeljet e rėnda tė tė drejtave tė njeriut: Vrasje, zhdukje dhe tortura. Organizata pėr tė drejtat e njeriut Amnesty International (AI) ka dokumentuar njė sėrė shkeljesh tė rėnda. Tekstet nė vazhdim janė nxjerrė nga nga njė raport i AI-sė i vitit 1990, nė tė cilin janė radhitur rastet tipike. Viktima kryesore tė "skuadrave tė vdekjes" janė pjesėtarėt e kooperativave, sindikalistėt dhe pjesėtarėt kishtarė.

Buchauszug

Pjesė nga raporti i  AI-sė tė vitit 1990

VRASJA

Carlos Colocho Lainez, sindikalist

Carlos Colocho Lainez ishte 40 vjeē, punėtor ndėrtimi dhe anėtar i sindikatės sė punėtorėve tė ndėrtimit. Mė 20 mars tė vitit 1990 u vra gjatė orarit tė punės nė Tonacatepekue, San Salvador. Ata erdhėn nė vendin e punės dhe e kėrcėnuan Carlos Colochon. Kur ai bėri tė ikte, ata qėlluan mbi tė. Para se ta braktisnin kantierin, dy vrasėsit u thanė punėtorėve tė tjerė se ishin anėtarė tė forcave ajrore dhe u thanė dėshmitarėve qė tė heshtnin, nėse nuk donin tė kishin tė njėjtin fat. Pavarėsisht nga hetimet paraprake tė gardės kombėtare dhe e gjykatėsit tė paqes, pėrgjegjėsit e kėsaj vrasjeje nuk janė identifikuar.

Angel Maria Flores dhe Julia del Carmen Ponce, punėtoret e njė kooperative

Tė dy ishin anėtarė tė njohur tė Lidhjes sė Kooperativave Bujqėsore (Fedecoopades) dhe u arrestuan mė 31 dhjetor 1989 nė Chalchuapa, Santa Ana, nga persona tė armatosur dhe tė veshur civilė. Arrestimi i tyre mohua nga zyrat rajonale dhe ushtarake.
Mė 11 janar 1990, kufomat me shenja tė plagėve nga armėt e zjarrit u gjetėn nė njė rrugėn qė ēon nga San Salvadorit pėr nė Santa ana.

[Kreu i faqes]

TORTURA

Mėsuesi nėn arrestin e gardės kombėtare dhe policisė financiare

Njė mėsues spanjoll, i cili punonte nė Chalatenango, u arrestua mė 4 qershor tė vitit 1990 nga anėtarėt e gardės kombėtare nė periferi tė San Salvadorit. Sipas njoftimeve tė tij, ai ishte dėrguar nė njė postė ushtarake. Atje i kishin lidhur sytė, e kishin rrahur dhe e kishin kėrcėnuar me vrasje. E kishin qėlluar nė brinjė dhe e kishin djegur nė krah me cigare. Tėrė natėn nuk e kishin lejuar tė flinte dhe i kishin lidhur kėmbėt.

Ditėn e nesėrme e kishin lidhur tė zhveshur nė tė mbathura dhe e kishin nxjerrė nė diell, derisa kishte marrė djegje tė shkallės sė parė. Mė pas e kishin dėrguar nė bazėn e gardės kombėtare dhe prej andej nė bazėn e policisė financiare, ku kishin vazhduar ta merrnin nė pyetje. Ai ishte kontrolluar nga njė mjek. E kishin kėrcėnuar se do ta torturonin me elektroshok dhe me metoda tė tjera. Pas pėrpjekjes pėr tė ikur ishte rrahur rėndė nga disa policė. Pas dy ditė e gjysmė arresti, ai u lirua pa padi dhe i thanė qė brenda 72 orėve tė largohej nga vendi.

Raporti i njė bashkėpunėtori kishtar

Njė bashkėpunėtor kishtar nga Sonsonate u arrestua nga ushtarėt e njėsitit tė gjashtė (dm6). Sipas raportimeve tė kishės nė El Salvador, ai ishte marrė tri ditė me radhė nė pyetje rreth aktivitetit tė tij nė bashkėsi. Gjatė marrjes nė pyetje, atij i ishin lidhur sytė, ishte goditur nė stomak dhe nė kokė, me tytėn e armės ishte goditur nė shpinė. Tri herė ishte varur nga kyēet e duarve, ndėrsa duart i kishte tė lidhura pas shpine. Pas tri ditėve i ėshtė dorėzuar gardės kombėtare, e cila e ka liruar katėr ditė mė vonė.

Dy bashkėpunėtorėt kishtarė, tė cilėt sė bashku me familjen e tyre u morėn nė pyetje nga policia financiare

Njė ēift, tė dy anėtarė tė njohur tė bashkėsisė, u arrestuan nė prill tė vitit 1990 sė bashku me dy vajzat e tyre, dy dhe katėr vjeēare, si dhe me vėllanė dhe motrėn e bashkėshortes. Ata u dėrguan nė bazėn e policisė financiare. Fėmijėt u ndanė nga prindėrit e tyre dhe e tėrė familja u mor nė pyetje rreth aktivitetit nė bashkėsi. Motra e bashkėshortes u zhvesh dhe u ngacmua seksualisht gjatė gjithė procesit tė marrjes nė pyetje. Vajza katėrvjeēare u pyet gjithashtu rreth aktivitetit tė babasė sė saj, i cili u transferua pas dy ditėsh nė burgun e Marionas, duke u akuzuar pėr bashkėpunim me FMLN-nė. Anėtarėt e tjerė tė familjes u liruan tė nesėrmen.

Dy raporte nga burgu nė dm7

Pjesė nga njė raport i njė anėtari 42-vjeēar tė kooperativės, dorėzuar delegacionit tė amnesty international. Nė mars tė vitit 1990, ai ėshtė mbajtur tri ditė nė arrest nga njėsiti i shtatė i forcave tė armatosura (dm7) nė Ahuachapan.

"Mė kanė goditur me njė shkop apo armė nė kėmbė, unė nuk shihja, ndjeja vetėm goditjet. Isha i zhveshur lakuriq. Mė goditėn nė gjithė trupin, nė gjoks, krahė, bėrryl dhe nė kėmbė. Mė goditėn me njė armė mbi gishtėrinjtė e kėmbėve. Mė vonė erdhi njė tjetėr dhe mė tha se do tė mė dėnonte. Mė lidhėn duart me litar dhe mė tėrhoqėn lartė me tė; duart m'i kishin lidhur pas shpine. Mė pas mė goditėn nė gjoks."

Pjesė nga njė raporti pėr amnesty international i njė bashkėpunėtoreje kishtare, burgosur nga policia financiare nė nėntor tė vitit1989:

"Mė vunė nė kokė njė 'capucha' (kapelė gome e lyer nga brenda me gėlqere). Shtypja dhe ndjenja se po mė zihej fryma ishte e tepėrt pėrt pėr mua. Mė thanė: "Po tė varim, meqė nuk e pranon fajin". Mė pas mė lidhėn nga kėmbėt dhe mė ngritėn lart. E ndjeva rrotullimin e kokės sime. Ishte njė ndjenjė e tmerrshme. Pastaj humba ndjenjat. Pasi mė kishin shkelmuar, mė kapėn nga flokėt dhe mė dėrguan nė njė vend ku ndodhej njė lloj fuēie. Ma fundosėn kokėn nė ujė, i cili ishte shumė i ftohtė, kishte copa akullit brenda. Pak ēaste mė vonė, unė nuk ndjeja mė asgjė. Pastaj mė thanė: "Prano, prano qė je gueril!".

[Kreu i faqes]

ZHDUKJA

Oscar Armando Garcia Jimenez, 16 vjeē, punėtor me mėditje 
Mauricio Adalberto Cerna Grijalva, 16 vjeē, student
Raul Edgardo Mejico Ibarra, rreth 16 vjeē, punėtor
Milton Mauricio Penate Chachagua, 21 vjeē, bukėpjekės

Mė 26 prill 1990, Oscar Garcia Jimenez u arrestua nė shtėpinė e tij nga njė anėtar i njėsitit 7 (dm7) dhe u dėrgua nė njė vend tė panjohur. Sipas njoftimeve tė amnesty international, ai njihet ende si i zhdukur. Nė bazėn e dm7-ės, nė dhjetor tė vitit 1989, Oscar Garcia ėshtė mbajtur tri ditė i arrestuar. Atje ai ka parė tre tė rinj, fati i tė cilėve ėshtė gjithashtu i panjohur.

16-vjeēari Mauricio Cerna Grijalva, student nga Ariquizaya, Ahuachapan, dhe shoku i tij Raul Mejico Ibarra u u arrestuan nga pesė burra tė armatosur civilė, tė cilėt kishte shumė tė ngjarė tė ishin anėtarė tė shėrbimit sekret (seccion 2) tė dm7-ės. Ata u futėn nė njė furgon pa targa regjistrimi dhe u dėrguan nė njė vend tė panjohur. Milton Pemate Chachagua u arrestua gjithashtu mė 23 dhjetor dhe fut nė tė njėjtin furgon. 

Pas lirimit tė tij nė dhjetor, Oscar Garcia informoi familjet e burrave tė zhdukur. Pėr kėtė arsye, ai u vėzhgua nga shėrbimi i fshehtė i dm7-ės, nga e cila edhe u arrestua mė vonė.

Rogelio Renderos Panameno, 16, punėtor me mėditje

Nė pasditen e 30 marsit tė vitit 1990, Rogelio Renderos Panamenoni u arrestua nga ushtarėt e regjimentit tė kavalerisė, nė momentin kur ai po dėgjonte muzikė para shtėpisė sė tij nė Santa Tecla, La Libertad. Mė vonė, ai ėshtė parė nga njė shok i tij nė njė fushė kafeje, i rrethuar nga ushtarėt. Pėr fatin e tij, qė atėherė nuk dihet mė gjė. Familja dhe organizata tė ndryshme tė tė drejtave tė njeriut janė interesuar pėr fatin e tij dhe kanė pyetur nė bazėn e regjimentit tė kavalerisė, por pa sukses.

Juan Antonio Vasquez
Gerardo Antonio Saldana Salazar
Julio Cesar Vasquez
Jose Eladio Saldana Salazar
Leonardo Perez Nunez
Juan Saldana Salazar
tė gjithė punėtorė bujqėsie nė kooperativėn San Cayetano nė Ahuachapan

Ata u zhdukėn pas arrestimit nga persona tė armatosur civilė dhe ushtarė tė dm7-ės mė 5 dhe 29 dhjetor tė vitit 1989.

Erick Romero Canales, 17, Student

U mbajt i arrestuar natėn nė njė repart ushtarak, dy blloqe larg shtėpisė sė tij. Nėnės sė tij i ishte lejuar ta vizitonte dhe t'i sillte pėr tė ngrėnė. Lejtnanti i brigadės sė parė i tha se ai kishte urdhėr ta burgoste djalin e saj, sepse dyshonin pėr anėtarėsi nė FMLN.

Tė nesėrmen, nėna e pa kur djali i saj u transferua me njė xhip tė brigadės sė parė. Atij i kishin lidhur sytė dhe i kishin vėnė prangat. Qysh atėherė nuk dihet mė asgjė pėr fatin e tij. Nėna e tij kishte pyetur disa herė nė bazėn e brigadės sė parė dhe nė stacionet e policisė sė qytetit, por pa sukses.

[Kreu i faqes]    [Faqja startuese Tė drejtat e njeriut]    [Fotografi ekspozuese]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.