[Johannes Metzler, nė die Tageszeitung tė datės 17.06.1999]
Vetėm hapa tė
vegjėl
Amnesty International
prezanton raportin vjetor.
Kina, Irani, Kongo dhe SHBA kritikohen ashpėr pėr shkak tė dėnimit me
vdekje
"Jam liruar vetėm falė
presionit publik nė mbarė botėn",
ėshtė shprehur Ngarléjy Yorongar le Moiban. Politikani opozitar
nga Ēadi ishte burgosur nė vitin 1997 pėr shkak tė kritikės sė tij kundėr kreut
tė shtetit dhe ishte dėnuar me tre vjet heqje lirie me akuzėn
"Shpifje". Pas aksionit tė shpejtė tė organizatės pėr tė drejtat
e njeriut, amnesty international (AI) qė pati si rezultat dėrgimin e shumė letrave
nė shenjė proteste nė adresė tė presidentit tė shtetit, ai
u lirua nga burgu nė fillim tė vitit.
Gjatė vitit tė kaluar janė shėnuar afro 700 aksione tė tilla, nė tė cilat
kanė marrė pjesė mė se 80.000 persona. Kėto aktivitete kanė qenė tė
suksesshme nė njė tė tretėn e rasteve. Kėtė bilanc, kjo organizatė e
ka publikuar gjatė ditės sė djeshme, gjatė prezantimit tė raportit tė saj vjetor nė
Bon. Edhe
pse kjo nuk pėrbėn ndonjė sukses tė jashtėzakonshėm nė ēėshtjen e tė
drejtave tė njeriut janė shėnuar megjithatė "njė sėrė hapash nė kėtė drejtim",
ėshtė shprehur Barbara Erbe, zėdhėnėse e sektorit
gjerman tė AI-sė. Pavarėsisht nga kjo, nė mė shumė se 80 vende tė botės
njerėzit vazhdojnė tė burgosen, ngaqė shprehin mendimin e tyre, ndėrsa
nė 50 vende
ndodhin ekzekutime arbitrare. Sipas raportit tė AI-sė, nė 37 vende janė zhdukur pa
gjurmė njerėz pėr faktin e vetėm, sepse mendojnė ndryshe! Torturat, keqtrajtimet dhe dhunimet
janė ende pjesė e pėrditshmėrisė.
Veēanėrisht kritike, amnesty international ka vlerėsuar gjendjen nė disa pjesė tė Afrikės dhe tė
Azisė
dhe nė Kosovė.
Erbe ėshtė shprehur mė tej se ka ndryshuar edhe lloji i shkeljeve tė tė
drejtave tė njeriut. Tani ato nuk ndodhin mė nė tė shumtėn e rasteve prapa
mureve tė burgjeve, por nė sy tė tė gjithėve.
Pikė qendrore e raportit tė AI-sė ka qenė dėnimi me vdekje. Gjatė vitit
tė
kaluar, ajo ka numėruar 1.625 zbatime tė tij, pjesa mė e madhe e tyre nė
Kinė. Kritika tė ashpra, AI, i ka bėrė edhe Republikės Demokratike tė
Kongos, Iranit dhe SHBA-sė: Sipas saj, shtetet nė fjalė janė pėrgjegjėse
pėr dy tė tretat e tė gjitha dėnimeve tė zbatuara me vdekje. Pėr vitin 2000,
AI ka kėrkuar heqjen e tė gjitha ekzekutimeve. Sipas saj, numri i vendeve qė nuk e zbatojnė mė vendimin me vdekje,
pėrbėjnė shumicėn.
[Kreu
i faqes]

[Peter Nonnenmacher, nė Stuttgarter Zeitung tė datės 17.06.1999]
Tė drejtat e
njeriut tė nėpėrkėmbura
Me gjithė
disa "pėrparime historike"
nė luftėn kundėr shkeljes sė tė drejtave tė njeriut, shumica e
pėrgjegjėsve kanė mbetur tė padėnuar. Kėshtu ėshtė shprehur dje nė Londėr
organizata pėr tė drejtat e njeriut, amnesty international (AI) me rastin e
publikimit tė raportit tė saj vjetor pėr vitin 1998.
Gati nė tė gjitha vendet e botės (142), amnesty international ka
regjistruar shkelje tė tė drejtave tė njeriut nga qeveritė apo grupet e armatosura opozitare. Nė krye tė listės sė shkeljeve aktuale tė tė
drejtave tė njeriut ndodhet natyrisht Kosova ku situata ėshtė keqėsuar
dukshėm gjatė muajve tė fundit (raporti vjetor i AI-sė bazohet nė
gjashtėmujorin e parė tė vitit). Amnesty international ka kritikuar dėbimet me dhunė tė
qindra-mijėra shqiptarėve nga Kosova, dėbime kėto tė cilat "janė
shoqėruar me vrasje, dhunime, tortura, burgosje arbitrare dhe djegie tė shtėpive".
Nė aspektin global, AI ka shėnuar pėrparime nė ēėshtjen e mbrojtjes sė tė
drejtave tė njeriut, tė cilat sipas saj janė rezultat i presionit nė rritje
mbi qeveritė pėrkatėse. Nė kėto pėrparime bėn pjesė edhe
marrėveshja e Korrikut e vitit 1998, pėr themelimin e gjykatės sė
pėrhershme ndėrkombėtare,
si dhe arrestimi i ish diktatorit kilian Augusto Pinoēet nga qeveria e
Londrės nė tetor tė vitit tė kaluar.
AI ka pėrshėndetur edhe anėtarėsimin e Zambiasė dhe Afrikės sė Jugut nė
Konventėn Kundėr Torturės, firmosjen nga ana e Kinės sė Kartės pėr tė
Drejtat Qytetare, lirimin e tė burgosurve politikė nė Korenė e Jugut, Vjetnam,
Indonezi, Timorin Lindor, Siri, Marok dhe Kuvajt, si dhe heqjen apo kufizimin e
dėnimit me vdekje nė disa shtete tė botės. Me gjithė kėto pėrparime,
amnesty international ka theksuar edhe mosrespektimin e vazhdueshėm tė tė
drejtave elementare nė shumė vende tė botės. Rastet mė tė rėnda kanė
ndodhur nė Afrikė, Angola, Afganistan, Algjeri dhe Kolumbi, nė tė cilat nė
radhėt e popullsisė civile ka
pasur me mijėra viktima tė dhunės.
AI nuk ėshtė e kėnaqur as me gjendjen nė Evropė. Nga Gjermania, Franca dhe
Zvicra, ėshtė raportuar pėr keqtrajtime tė pakicave etnike apo azilkėrkuesve. (...)
Me njė shtytje tė re, AI ka paralajmėruar aktivitete ndėrkombėtare kundėr
dėnimeve me vdekje. "Vrasja e paramenduar e njerėzve tė pambrojtur nuk
duhet tė arsyetohet nga asnjė shoqėri e botės", ėshtė shprehur
sekretari i pėrgjithshėm i AI-sė, Pier San. AI ka kritikuar veēanėrisht
SHBA, tė cilat, sipas saj, me ekzekutimet e vazhdueshme, injorojnė masivisht kėrkesėn pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut dhe zbatojnė dėnimin
me vdekje "nė mėnyrė arbitrare, tė padrejtė dhe raciste. Qė nga viti 1990,
sipas AI-sė, nė SHBA janė ekzekutuar dhjetė persona, tė cilėt nė
momentin e kryerjes sė veprės kanė qenė tė mitur. Nė Rusi, raporton AI, janė dėnuar
me vdekje gjithsej 900 tė burgosur: Plotėsimi i premtimeve tė qeverisė ruse
pėr heqjen e dėnimit me vdekje nė prill tė vitit 1998, sipas amnesty
international nuk ėshtė pėrmbushur ende.
[Kreu i faqes]
[Faqja startuese tė drejtat e njeriut] [Fotografi
ekspozuese]