Kursi bazė 4
Lart Kursi bazė 2 Kursi bazė  3 Kursi bazė 4 Kursi bazė 5 Mėsuesit

 


 

Tė drejtat e njeriut

Kush i mbikqyr tė drejtat e njeriut?

Ēdo njeri ka tė drejta tė lindura. Nė kursin bazė 3 kemi diskutuar pėr kėto tė drejta. Nė kėtė jemi njohur gjithashtu me faktin se tė drejtat e njeriut nuk respektohen gjithmonė. Ėshtė shumė mė vėshtirė tė mbikqyren tė drejtat e njeriut se ligjet kombėtare. Nė kėtė pjesė, ne do tė merremi me ēėshtjen, se kush e ushtron kėtė detyrė tė vėshtirė.

Fussball Nė lojėn e futbollit ka njė gjyqtar kryesor dhe dy anėsorė, tė cilėt kujdesen pėr respektimin e rregullave tė lojės. Natyrisht, ata nuk mund tė pengojnė ndėrhyrjet e gabuara nė lojė. Sidoqoftė, gjyqtari kryesor mund t'i ndėshkojė ata qė gabojnė sipas rregullave tė lojės, me kusht qė ai ta ketė vėnė re ndėrhyrjen. Nėse ai nuk e ka vėnė atė, gjyqtari anėsor mund t'ia tėrheqė vėmendjen kolegut, kėshtu qė gjyqtari kryesor, edhe pse nuk e ka parė ndėrhyrjen mund tė veprojė sipas rregullave tė lojės. Gjyqtari anėsor ngre flamurin, pra ai nuk ka tė drejtė tė vendosė pėr dėnimin. Detyra e tij ėshtė qė t'i tėrheqė vėmendjen gjyqtarit kryesor.

Gjyqtari kryesor ka njė detyrė tė vėshtirė: Pa marrė parasysh se si vepron ai, pėr njėrin nga ekipet dhe simpatizuesit e tij ėshtė i padėshirueshėm dhe gjatė lojės fishkėllehet nga tifozėt e tė dyja ekipeve, duke u konsideruar shpesh si fajtor pėr mossuksesin e njėrit prej tyre. 

Mė mirė do tė ishte sikur njė lojė futbolli tė zhvillohej pa thyerje tė rregullave tė lojės, pra njė lojė e tillė, ku lojtarėt do tė hiqnin dorė nga ndėrhyrjet e gabuara. Duke u nisur nga pėrvoja mund tė arrihet nė pėrfundimin se apelet Fair-Play nuk mjaftojnė pėr respektimin e rregullave tė lojės.

Fragezeichen Ēfarė ka tė bėjė kjo me tė drejtat e njeriut?

Mirė do tė ishte sikur tė gjithė njerėzit dhe shtetet e botės tė respektonin rregullat bazė tė lojės, d.m.th. tė respektonin tė drejtat e njeriut. Edhe kėtu, pėrvoja ka treguar tė kundėrtėn. Apelet pėr respektimin e tyre nuk kanė mjaftuar. Pėr kėtė arsye, edhe kėtu, ashtu si nė lojėn e futbollit, njė gjyqtar me ndihmėn e gjyqtarėve anėsorė mbikqyr respektimin e tė drejtave tė njeriut. Shtrohet pyetja se kush e luan rolin e gjyqtarit nė kėtė rast?

Logo der UNGjyqtarė kryesorė janė Kombet e Bashkuara (angl. UN = United Nations), organizatė e cila ėshtė themeluar nė vitin 1945, dhe nė tė cilėn janė pėrfshirė  tė gjitha vendet e botės. Organizata u themelua pas tmerrit tė Luftės sė Dytė Botėrore. Funksioni i saj ėshtė mbikqyrja e tė drejtave tė njeriut, pėr sigurimin e paqes nė botė. Pėr informacione mė tė hollėsishme rreth Kombeve tė Bashkuara, vizitoni faqen e internetit tė organizatės nė fjalė: http://www.un.org. Nė tė mund tė gjeni edhe informacione rreth temės sė tė drejtave  tė njeriut.

Siē u njohėm mė lart, rregullat e lojės janė formuluar dhe formulohen nė kuadrin e Kombeve tė Bashkuara. Nė vitin 1948, shtetet anėtare tė OKB-sė aprovuan „Deklaratėn e Pėrgjithshme tė tė Drejtave tė Njeriut", e cila qė nga viti i aprovimit tė saj ėshtė zhvilluar nė mėnyrė tė vazhdueshme. Me fjalė tė tjera mund tė konstatojmė se Kombet e Bashkuara janė tė pėrshtatshme pėr rolin e gjyqtarit kryesor. Natyrisht, as Kombet e Bashkuara - ashtu si gjyqtari kryesor i lojės sė futbollit - nuk mund tė pengojnė thyerjen e rregullave tė lojės, pra mosrespektimin e tė drejtave tė njeriut. Por me veprime konkrete ato mund tė kujdesen, tė luftojnė pėr respektimin  e tyre. Vėshtirėsi nė kėtė aspekt paraqet fakti se ajo nuk ka tė bėjė me lojtarė tė thjeshtė futbolli, por me shtete sovrane. Pėr kėtė arsye, pėr Kombet e Bashkuara pėrbėn vėshtirėsi sigurimi, zbatimi i rregullave tė lojės. Gjatė pėrpjekjes pėr kryerjen e detyrės sė tyre, Kombet e Bashkuara hasin jo rrallė nė probleme tė ngjashme me ato tė gjyqtarėve tė lojės sė futbollit. Ēdo vendim i tyre, i bėn ato tė padėshirueshme pėr njėrėn nga palėt. Shumė shpesh, ato kritikohen dhe akuzohen nga tė gjitha anėt.

Fragezeichen Pasi  kemi mėsuar se kush e ka marrė pėrsipėr rolin e gjyqtarit, duam tė dimė se kush e luan rolin e gjyqtarėve anėsorė, mė konkretisht, kush e pėrkrah gjyqtarin kryesor tė Kombeve tė Bashkuara. Kush e kryen funksionin e gjyqtarit anėsor, pra kush i tėrheq vėmendjen OKB-sė duke "ngritur flamurin"?

Logo von HRW

    Logo von OneWorld

 

Logo von AI

 

 Kerzensymbol von AI

Kėtė funksion e kryejnė organizatat joqeveritare ((INGO-tė International Non-Governmental Organizations). Ato kanė krijuar strukturėn, rrjetin e  mbrojtėsve tė tė drejtave tė njeriut nė tė gjitha pjesėt e botės, publikojnė raporte mbi shkeljet e tė  drejtave tė njeriut dhe pėkrahen nė tė gjithė botėn. Pėr t'i publikuar para opinionit, shkeljet e tė drejtave tė njeriut, organizatat nė fjalė, si pėrdorin si mjet tė pėrshtatshėm internetin, sepse ai nuk i nėnshtrohet asnjė censure. Adresat dhe faqet interesante tė internetit, tė INGO-ve, do t'i gjeni nė rubrikėn Lidhje nė pjesėn e tė drejtave tė njeriut.

INGO-tė nė fjalė i bėjnė publike shkeljet e te drejtave tė  njeriut. Kjo ėshtė detyra e tyre kryesore. Nėpėrmjet aktivitetit tė tyre, ato bėjnė presion mbi qeveritė e vendeve tė ndryshme. Ato nuk kanė mundėsinė e vendosjes sė sanksioneve. Njėlloj si nė lojėn e futbollit, kompetent pėr kėtė janė Kombet e Bashkuara.

Fragezeichen Pas pėrgjigjes sė pyetjes se kush e kryen funksionin e gjyqtarit kryesor, e kush tė atyre anėsorė, do tė shohim nė vazhdim rrjedhėn konkrete tė kėtyre funksioneve (Kombet e Bashkuara si gjyqtar kryesor dhe INGO-tė, si gjyqtarė anėsorė). Mė konkretisht: Si i mbikqyrin Kombet e Bashkuara, nė bashkėpunim me organizatat e ndryshme joqeveritare, tė drejtat e njeriut?

Logo der UN Pėr mbikqyrjen e tė drejtave tė njeriut, Kombet e Bashkuara kanė formuar komisione, nėnkomisione dhe komitete tė ndryshme. Shembuj nė kėtė drejtim janė: Komiteti pėr tė Drejtat e Fėmijėve, apo Komiteti pėr Parandalimin e Diskriminimit tė Gruas. Njė pėrmbledhje do ta gjeni nė faqet e internetit tė OKB-sė. (http://www.un.org/rights/dpi1774e.htm)

Me temėn e tė drejtave tė njeriut, pėrveē organeve tė pėrmendura mė lart, merren edhe institucione tjera tė Kombeve tė Bashkuara, si  UNICEF-i, i cili angazhohet pėr tė drejtat e fėmijėve, me gjerėsisht pėr kėtė do tė flasim  nė kuadrin e njė teme  tė veēantė shtjelluese.

Shkeljet e tė drejtave tė njeriut mund tė paditen edhe para gjyqit. Pėr rastet  individuale, kompetent ėshtė Gjykata e Krimeve tė Luftės, ndėrsa pėr rastet e shkeljes se tė drejtave tė njeriut nga ana e shtetit, kompetencėn e ka Gjykata Ndėrkombėtare e Hagės.

Nė vitin 1993 ėshtė themeluar institucioni i njohur me emrin: Komisariati i Lartė i Kombeve tė Bashkuara pėr tė Drejta tė Njeriut.

Logo UNHCHR

UNHCHRNė vitin 2002, pasardhės i Mary Robinsonit ėshtė zgjedhur braziliani Sergio Vieira. Detyrė e tij ėshtė koordinimi i institucioneve tė OKB-sė qė merren me ēėshtjen e tė drejtave tė njeriut. Pėrveē kėsaj, ai pėrpiqet tė bindė sa mė shumė shtete tė botės pėr rėndėsinė e respektimit tė tė drejtave tė njeriut. Me fjalė tė tjera, ai bėn reklamė pėr tė drejtat e njeriut, por edhe mban pėrgjegjėsi pėr mossuksesin e mundshėm tė kėsaj "reklame". Sergio Vieira ėshtė personi numėr njė i kontaktit nė raste urgjente tė shkeljeve tė tė drejtave tė njeriut. Ekskluzivisht pėr kėtė shkak ėshtė rezervuar edhe njė Fax-Hotline, nė tė cilin mund tė paraqiten dhe tė kėrkojnė ndihmė nga Kombet e Bashkuara viktimat dhe tė afėrmit e tyre. Numri nė Zvicėr, Gjenevė: 0041-22-917-0092, orari i punės: 0-24h.

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.