Kursi bazė  3
Lart Kursi bazė 2 Kursi bazė  3 Kursi bazė 4 Kursi bazė 5 Mėsuesit

 

Foto eksp. 3
Tė dr. e fėmijėve
Tė drejtat e gruas


 

Tė drejtat e njeriut

Ēfarė tė drejtash tė njeriut ekzistojnė?

Deri tani ju kemi njohur me formėn e zhvillimit tė idesė sė tė drejtave tė njeriut dhe me nevojėn e formulimit tė "Deklaratės sė Pėrgjithshme pėr tė Drejtat e Njeriut". Lind pyetja: ēfarė janė konkretisht tė drejtat e njeriut, pėr tė cilat bėhej fjalė nė kurset e mėparshme?

Tė drejtat e njeriut janė tė drejta tė lindura dhe vlejnė pėr tė gjithė njerėzit nė botė. Ēdo njeri ka tė drejtėn e vet, nga fakti i tė qenit njeri, pa marrė parasysh pėrkatėsinė e tij kombėtare, besimin dhe seksin. Pėr kėtė arsye, ato janė tė pacenueshme, d.m.th. tė pėrhershme, pra nuk mund t'i mohohen askujt. Funksioni i tyre themelor ėshtė mbrojtja e qytetarėve nga ndėrhyrja e shtetit.

Tė drejtat e njeriut mbulojnė shumė sfera tė ndryshme tė bashkėjetesės njerėzore. Pėr kėtė arsye ėshtė e logjikshme ndarja e tyre nė grupe tė ndryshme:

Zeigefinger Grupi i parė: Tė drejtat personale

Zeigefinger Grupi i dytė: Tė drejtat politike dhe civile

Zeigefinger Grupi i tretė: Tė drejtat sociale dhe ekonomike

Zeigefinger Grupi i katėrt: Tė drejtat e brezit tė tretė

Nė vazhdim do tė merremi mė konkretisht dhe nė veēanti me grupimet e lartpėrmendura. Veē kėsaj ėshtė i nevojshėm edhe vėshtrimi i dokumenteve kryesore, tė radhitura nė faqen pėrkatėse tė dokumenteve. Me rėndėsi tė veēantė nė kėtė kontekst ėshtė  „Deklarata e Pėrgjithshme pėr tė Drejtat e Njeriut".

Temės specifike "Tė drejtat e fėmijėve" i kemi kushtuar njė pjesė tė veēantė. Vizitoni faqen Tema shtjelluese Tė drejtat e fėmijėve, nėse dėshironi tė njiheni me pėrkufizimin, funksionin dhe mėnyrėn e zbatimit tė tė drejtave tė fėmijeve. Pas shtjellimit tė grupeve tė ndryshme tė tė drejtave tė njeriut do tė merremi me ēėshtjet:

Cili ėshtė dallimi ndėrmjet tė drejtave tė njeriut dhe tė drejtave themelore?

A e kushtėzjnė tė drejtat e njeriut demokracinė dhe anasjelltas?

[Kreu i faqes]

Zeigefinger Grupi i parė: Tė drejtat personale

Grupi i parė pėrbėhet nga tė ashtuquajturat tė drejta personale. Ato janė tė drejtat, tė cilat kujdesen pėr mbrojtjen e njerėzve si tė tillė nga ndėrhyrja e shtetit, si dhe pėr paprekshmėrinė e dinjitetit njerėzor. Si shembuj nė kėtė kontekst shėrben e drejta pėr jetėn, si kusht elementar pėr tė gjitha tė drejtat e tjera, si dhe e drejta e shprehjes sė lirė tė personalitetit. Se ēfarė ndikimi kanė nė jetė tė drejtat personale, bėhet e qartė nga fakti se dėnimi me dhunė fizike nė rastet e shkeljes sė ligjit, deri nė shekullin e kaluar praktikohej edhe nė vendet demokratike. Jo shumė dekada mė parė, ishte normal edhe ndėshkimi i nxėnėsve me rrahje nga mėsuesit, pėr shkak tė sjelljes jo tė mirė! Tė drejtat personale pėrbėjnė thelbin e tė drejtave tė njeriut. Ato i gjejmė nė tė gjitha dokumentet pėr tė drejtat e njeriut.

[Kreu i faqes]    [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Zeigefinger Grupi i dytė: Tė drejtat politike dhe tė drejtat civile

Pėrballė tė drejtave personale, tė drejtat politike dhe tė drejtat civile apo qytetare, pėrbėjnė grupin e dytė tė tė drejtave tė njeriut. Qėllimi i tyre ėshtė garantimi i pjesėmarrjes sė lirė tė secilit nė jetėn politike tė shoqėrisė ku ai jeton, pa pa pasur frikėn e njė dėnimi.  Nė kėtė kontekst, e drejta e shprehjes sė lirė tė mendimit dhe e drejta e shtypit luajnė rol tė rėndėsishėm. Nė to pasqyrohen qėndrimet e njerėzve ndaj qeverive tė tyre. Nėse pengohet shprehja e lirė e qėndrimeve nė fjalė, atėherė qeveria e humb tė drejtėn e pėrfaqėsimit demokratik tė interesave tė qytetarėve tė saj.

[Kreu i faqes]    [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Zeigefinger Grupi i tretė: Tė drejtat sociale dhe ekonomike 

Tė drejtat sociale dhe ato ekonomike pėrbėjnė njė grup tjetėr tė tė drejtave tė njeriut. Qėllimi i tyre ėshtė sigurimi i ēdo personi me gjėrat elementare, tė nevojshme, tė paktėn pėr sigurimin e ekzistencės sė tij. Kėtu hyn edhe e drejta pėr arsim. Duke u nisur nga fakti se pėr njė jetė dinjitoze, pėrveē sigurimit tė ushqimit, ėshtė e nevojshme edhe pėrmbushja e kėrkesave tė tjera, atėherė bėhet i domosdoshėm edhe krijimi i kushteve elementare pėr zhvillim.

[Kreu i faqes]    [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Zeigefinger Grupi i katėrt: Tė drejtat e brezit tė tretė

Tė ashtuquajturat Tė drejtat e brezit tė tretė, janė futur relativisht vonė nė grupin e tė drejtave tė njeriut. Ato kujdesen qė tė drejtat e njeriut tė mos konsiderohen si njė ligj i ngurtė, por si tė drejta tė cilat zhvillohen dhe ndryshohen. Pėrveē kėsaj, ato pasqyrojnė edhe faktin e ekzistencės sė problemeve tė reja, tė cilat rrezikojnė tė drejtėn e personit pėr tė jetuar.

Pėrveē tė drejtave pėr zhvillim, tė cilat kanė pėr qėllim zvogėlimin e ndarjes mes tė varfėrve dhe tė pasurve nė botė, si tė drejta tė brezit tė tretė konsiderohen nė radhė tė parė edhe tė drejtat e ambjentit. Ato kanė pėr detyrė sigurimin e kushteve pėr mbrojtjen nga dėmtimi i tepėrt, apo nga shkatėrrimi i hapėsirės natyrore jetėsore tė njeriut. Qė nga Konferenca Botėrore e Mbrojtjes sė Ambjentit tė Jetesės, e mbajtur nė Rio de Zhaneiro nė vitin 1992, ėshtė nė rritje e sipėr rėndėsia e tė drejtave, si e drejta e njeriut pėr njė ambjent tė shėndetshėm -  sidomos pėr brezat e ardhshėm. Siē shihet, tė drejtat e njeriut nuk janė statike, por ato zhvillohen, dhe kjo mundėson reagimin ndaj sfidave tė reja, si ajo e problemit global pėr mbrojtjen e ambjentit, me tė cilat pėrballet njerėzimi.

[Kreu i faqes]    [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Tė drejtat e dy grupeve tė fundit, shpesh tė njohura edhe si "tė drejta tė solidaritetit", nuk janė tė pakontestueshme. Ato ndryshojnė nė aspektin cilėsor nga tė drejtat e dy grupeve tė mėparshme, tė cilat duhet tė zbatohen kudo. Teksti nė vazhdim jep njė vėshtrim mė tė hollėsishėm:

Buchauszug"Qė nga rėnia e regjimit komunist dhe diskreditimit tė idesė qė pėrfaqėsonte ai, janė zvogėluar edhe diskutimet ideologjike rreth tė drejtave tė njeriut. Nė aspektin botėror ka dalė nė sipėrfaqe nė mėnyrė tė veēantė nevoja e diskutimeve rreth dy ēėshtjeve: E para ka tė bėjė me nevojėn e njė kategorizimi tė ri kolektiv tė tė drejtave tė njeriut, ndėrsa tjetra ka tė bėjė me problematikėn e njė baze universale tė idesė sė tė drejtave tė njeriut, duke u nisur nga shumllojshmėria e kulturave botėrore. Pėrfaqėsuesit e hemisferės jugore, por edhe mbrojtėsit progresivė tė ideve tė tė drejtave tė njeriut nė veri, angazhohen qė nė kuadrin e diskutimit tė parė tė pėrfshijnė tė ashtuquajturat "tė drejta solidare" nė konceptin universal tė tė drejtave tė njeriut. Kėtu bėjnė pjesė nė radhė tė parė e drejta pėr paqe, e drejta pėr zhvillim, dhe e drejta pėr ambjent tė pastėr. E diskutueshme ka mbetur ēėshtja nėse mund tė futen kėto qėllime kolektive si elemente tė barabarta nė njė kategori tė tė drejtave ligjore me tė drejtat individuale politike. Tė drejtat e pėrmendura solidare janė, pa asnjė pėrjashtim, shprehje e gjendjes kolektive dhe si kusht kėrkojnė njė angazhim aktiv politik - gjithnjė duke pasur parasysh edhe mundėsimin e mosrealizimit apo dėshtimit tė tyre. Pėr filozofinė e tė drejtave tė njeriut, rėndėsi tė veēantė ka pasur gjithnjė karakteri moral dhe ligjor i kėtyre tė drejtave, si tė drejta individuale tė secilit, tė cilat duhet tė respektohen dhe realizohen nė ēdo kohė dhe nė ēdo vend. 

[Ludger Kühnhardt, Menschenrechte, Minderheitenschutz und der Nationalstaat im KSZE-Prozeß, nė: Aus Politik und Zeitgeschichte 47/1994, 13f]

[Kreu i faqes]    [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Kemi arritur nė pėrfundimin se tė drejtat e njeriut ndryshojnė dhe pėrshtaten. Studiuesi i paqes Johan Galtung, procesin nė fjalė e shpjegon nėpėrmjet kėsaj metafore:

Buchauszug"Ndoshta ėshtė njė metaforė e nevojshme nė kėtė moment. 10 dhjetori i vitit 1948 shėnon lindjen e Deklaratės sė Pėrgjithshme pėr tė Drejtat e Njeriut nga Asambleja e Pėrgjithshme e Kombeve tė Bashkuara. Rezultati nė fjalė pasqyron nė mėnyrė tė qartė kulturėn hebraiko-kristiane dhe nė vazhdim tendencėn e kėsaj kulture pėr ta konsideruar veten si kulturė universale. Ta krahasojmė kėtė simbolikisht me stacionin e njė udhėtimi tė gjatė apo pa fund me autobus, gjatė tė cilit ka edhe stacione tė tjera. Nė autobus hyjnė udhėtarė tė rinj. Aty zhvillohet dialog. Disa udhėtarė ndoshta zbresin. Stacione tė tilla janė tė shumta, e dialogut i shtohen gjithnjė shpjegime (deklarata) tė reja, ndėrkohė qė ēdo shtim ėshtė njė dialog gjithnjė e mė i thellė dhe i zgjeruar i civilizimit. Ēdo kulturė kontribuon nė mėnyrėn e saj. Ēdo kulturė ėshtė mirėnjohėse pėr kontributin e tė tjerėve. Ēdo kulturė ndjen: "Nėse ti merr diēka nga unė, edhe unė do tė marr diēka nga ti". Ndėrsa rruga vazhdon, tė gjithė pėrfitojmė nga vetė fakti i universalitetit. Universaliteti, njė proces i pafund, i cili i pėrfshin tė gjitha kulturat." 

[Johan Galtung, Menschenrechte — anders gesehen, Frankfurt/Main 1994, 230f]

[Kreu i faqes]    [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Fragezeichen Cili ėshtė dallimi mes tė drejtave tė njeriut dhe tė drejtave themelore?

Pasi kemi njohur tė drejtat qė hyjnė nė kategorinė e tė drejtave tė njeriut, lind pyetja se cili ėshtė dallimi mes tė tė drejtave tė njeriut dhe tė drejtave themelore. Kėtė aspekt shpesh tė diskutueshėm e kemi hasur edhe nė kursin bazė 2, nė vėshtrimin mbi zhvillimin e tė drejtave tė njeriut. Atje kemi parė se tė drejtat e njeriut tė dala nga filozofia, qė nga shekulli XVII kanė gjetur hyrje nė kushtetutat shtetėrore. Ato kanė rrjedhur nė njė formė tė caktuar dhe u janė garantuar shtetasve si tė drejta konkrete themelore. Njeriu abstrakt i filozofisė u shndėrrua nė kėtė mėnyrė nė qytetar konkret i miratuesve tė kushtetutės. Tė drejtat themelore kishin funksionin e mbrojtjes sė qytetarėve nga ndėrhyrja e shtetit dhe ishin pjesė pėrbėrėse e filozofisė sė liberalizmit. 

Siē shihet, tė drejtat themelore, pėr nga pėrbėrja e tyre nuk ndryshojnė. Dallimi ndėrmjet  tyre qėndron nė aspektin formal. Tė drejtat themelore janė tė drejta qė njė shtet ua garanton qytetarėve tė vet dhe qė janė tė shėnuara nė kushtetutėn e tij. Zbatimin e tyre, qytetari mund ta kėrkojė para gjyqit. Ndėrsa tė drejtat e njeriut pėrbėjnė idenė themelore prapa kėtyre tė drejtave themelore. Deri nė mesin e shekullit tė kaluar, tė drejtat e njeriut ishin tė drejta morale, tė cilat duhet tė zbatoheshin nga ēdo lloj mėnyre e organizimit shtetėror, pra si tė drejta natyrore. Me "Deklaratėn e Pėrgjithshme pėr tė Drejtat e Njeriut" tė Kombeve tė Bashkuara, ėshtė bėrė pėrpjekje pėr konkretizimin e idesė filozofike dhe vendosjen e tyre si tė drejta tė patjetėrsueshme me kriter botėror.

Tri fazat e zhvillimit tė tė drejtave tė njeriut, qė nga ideja filozofike, nė zbatimin e tyre kombėtar si tė drejta themelore e deri te pėrpjekja e zbatimit global nga Kombet e Bashkuara, janė tė paraqitura mė hollėsisht nė fotografinė ekspozuese 1. Fotografia ekspozuese 3 bėn tė qartė dallimin ndėrmjet tė drejtave tė njeriut dhe tė drejtave themelore.

[kreu i faqes]    [Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Fragezeichen A e kushtėzojnė tė drejtat e njeriut demokracinė dhe anasjelltas?

Nė kushtetutat moderne demokratike, tė drejtat e njeriut janė tė futura si tė drejta elementare themelore. Shtrohet pyetja: A janė strukturat demokratike kusht pėr zbatimin e tė drejtave dhe dinjitetit tė njeriut?. Ose mė mirė: A mund tė quhet demokratik njė shtet, nė tė cilin nuk realizohen tė drejtat nė fjalė? Teksti nė vazhdim ėshtė nxjerrė nga nga njė libėr i cili trajton temėn nė fjalė, thekson lidhjen e ngushtė dhe tė patjetėrsueshme mes demokracisė dhe tė drejtave tė njeriut:

BuchauszugTė drejtat e njeriut, ndarja e pushtetit dhe demokracia

"Thelbi i iluminizmit politik tė kohės sė re ėshtė unitetiti mes tė drejtave tė njeriut, ndarjes sė pushtetit dhe demokracisė. Efekti real i tė drejtave tė njeriut kushtėzon vlerėn e tyre juridike, e kjo e dyta kushtėzon nga ana tjetėr ndarjen e pushtetit. Pushtetari ėshtė i lidhur me zbatimin e tė drejtave tė njeriut, vetėm nėse ai vetė ėshtė i lidhur me drejtėsinė. Me drejtėsinė, ai ėshtė i lidhur vetėm nė sistemin e ndarjes sė pushtetit, ku instanca ekzekutive as nuk e sundon drejtėsinė, e as nuk mund ta shkelė atė. Asaj i ėshtė caktuar funksioni nga instanca ligjvėnėse dhe kushtetuese, sipas sė cilės janė ata gjyqtarėt e pavarur qė kontrollojnė respektimin e drejtėsisė.

(...) Zhvillimi i tė drejtave nga ana tjetėr kushtėzon edhe demokracinė, d.m.th. lirinė e popullit pėr formulimin e ligjeve tė tij dhe kontrollimin publik tė tė tri instancave tė pushtetit. Nė kėtė mėnyrė mbyllet rrethi i lidhjeve ndėrmjet idesė sė tė drejtave tė njeriut, ndarjes sė pushtetit dhe demokracisė. Ato janė njė njėsi institucionale ligjore. Realiteti i tyre politik ėshtė kusht pėr humanizėm, drejtėsi, liri dhe dinjitet pėr ēdo individ. Rėnia e njėrit prej kėtyre tri elementeve shkakton edhe rėnien e dy elementeve tė tjera."

[Martin Kriele, Befreiung und politische Aufklärung. Plädoyer für die Würde des Menschen, Freiburg 1980, 42]

[Kreu i faqes]    [Faqja startuese Tė drejtat e njeriut]    [Fotografi ekspozuese]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.