|
|
|
|
Kėndvėshtrime pėr nėnshtrimin e gruas nė kulturėn perėndimore Kultura perėndimore bazohet nė lidhjen mes simboleve dhe ideve, tė cilat rrjedhin nga burime fetare dhe nga filozofia e Greqisė sė lashtė. Nė fazėn kur njerėzit skicuan sistemet e simboleve pėr shpjegimin e botės (fe, shkencė, filozofi), gratė ishin kaq tė lėna pas dore, saqė nuk mund tė merrnin mė pjesė aktivisht nė kėtė pėrparim. Kėtu duhet parė edhe njė nga arsyet qė grave nė kėto sisteme iu ėshtė pėrcaktuar njė status i ulėt. U krijuan dy konstrukte: "mashkullor" dhe "femėror". Kėta ishin tė ndryshėm nė detyrat, aftėsitė dhe mundėsitė e tyre. Kjo u ka shėrbyer brezave tė mėvonshėm pėr tė ruajtur status quo-nė, qė iu dukej ose si "e natyrshme", ose "e shkruar nga Zoti". Pozita e gruas nė filozofinė antike Pjesa dėrrmuese e filozofėve tė lashtė e pėrligjnin trajtimin e pabarabartė me vendosjen e secilit nėn tė mirėn e pėrgjithshme dhe me ndarjen e pabarabartė tė dhuntive dhe aftėsive. Gruaja shihet si njė krijesė mė e ulėt "nga natyra". Shembulli i Aristotelit: pėr tė, qytetarė janė vetėm ata qė janė tė lirė nga veprimtaritė prodhuese dhe riprodhuese shtėpiake. Skllevėrit, tė huajt, gratė dhe fėmijėt janė tė pėrjashtuar nga jeta politike, sepse nuk kanė premisat e nevojshme. Ata shfaqen si ndihmės pėr tė krijuar kushtet pėr elitėn e qytetarėve tė plotė.
Pozita e gruas nė fetė monoteiste Zhvillimi drejt monoteizmit, drejt idesė sė njė Zoti tė vetėm vlerėsohet nė pėrgjithėsi si pėrparim i njerėzimit drejt mendimit abstrakt. Ky proces u zhvillua nė shembullin e patriarkatit, prandaj edhe simbolet e botės fetare tė krishterimit, judaizmit dhe muslimanizmit u pėrcaktojnė grave njė rol tė dorės sė dytė. Sipas historisė biblike tė krijimit, Zoti krijoi botėn dhe burrin me frymėn e tij dhe gruan nga brinja e kėtij tė fundit. Forca krijuese ėshtė shpirtėrore dhe i ėshtė dhėnė vetėm burrit, i cili, sipas Biblės, ka edhe aftėsinė e abstragimit, duke iu vėnė emra bimėve, kafshėve dhe gruas. Burri u krijua sipas shėmbėlltyrės sė Zotit, ndėrsa gruaja ėshtė "ndryshe". Mbetet e paqartė nėse gruaja ėshtė njeri "i vėrtetė", ngaqė ajo nuk ėshtė krijuar me frymėn e Zotit. Gruaja ėshtė shoqėruese dhe ndihmėse e burrit. Njė histori tjetėr e rėndėsishme nė kėtė kuadėr
ėshtė paraqitja e rėnies nga mėkati. Eva e shtyn Adamin nė tundim, e shtyrė nga
gjarpri, duke i dhėnė njė mollė nga pema e njohjes sė tė mirės dhe sė keqes. Nė
kėtė mėnyrė, ajo shkakton rėnien e njeriut nga mėshira e Zotit. Kjo do tė thotė
qė gruaja ėshtė mė mėkatare se burri. Gruaja ėshtė simbol i seksualitetit, e nė
kėtė mėnyrė, edhe i mėkatit. Prandaj edhe varėsia dhe inferioriteti i gruas ndaj
burrit ėshtė pjesė e vullnetit tė Zotit. [Autore: Dorette Wesemann, Redaktor: Ragnar Müller] |
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|