|
|
|
|
Khalida Messaoudi
Ajo u shfaq politikisht nė vitet 80, kur u ngrit kundėr ligjeve tė reja kundėr grave tė regjimit tė FLN-sė. Ligji i ri zgjedhor i lejon burrat tė votojnė nė vend tė grave tė tyre. Ligji i ri pėr udhėtimet i ndalon gratė tė udhėtojnė jashtė shtetit tė pashoqėruara. Ligji i ri pėr familjen vendos qė tani e tutje gratė tė mbeten pėrjetėsisht tė varura nga tė afėrmit e tyre meshkuj ose burrat. Kėtu ligje pėrbėnin shkelje tė kushtetutės, e cila pėrcaktonte qartė tė drejta dhe detyra tė barabarta pėr burrat dhe pėr gratė. Bashkė me feministet, komunistet dhe "muxhahedatin", ish-partizanet nė luftėn clirimtare, Khalida Messaoudi, mblodhi 10.000 firma kundėr ligjit pėr familjen dhe demonstroi bashkė me mijėra gra nė rrugė. Ligji pėr udhėtimet u shfuqizua pėr shkak tė trysnisė sė madhe tė ushtruar nga gratė, ndėrsa ligji pėr familjen u vu nė zbatim nė vitin 1984. Ky ishte njė hap tjetėr i qeverisė larg demokracisė dhe drejt islamizmit. Nė 15 mars 1985, Khalida Messaoudi themeloi "Shoqatėn pėr Barazi tė Burrave dhe Grave pėrpara Ligjit", e cila qėndroi deri nė vitin 1989 (="Association pour legalité devant la loi entre les femmes et les hommes"). Ajo bėhet pararendėse e lėvizjeve qytetare tė kabilėve (berberė), tė cilėt kėrkojnė njohjen e gjuhės dhe kulturės sė tyre. Nė vitin 1988, pas trazirave tė mėdha, qeveria vendosi tė kėrkonte njė rrugėdalje nga kriza ekonomike dhe sociale nė vend nėpėrmjet hapjes demokratike. Kjo coi nė krijimin e mė shumė se 50 partive dhe gazetave qė kritikonin qeverinė. Kjo politikė nuk lejoi vetėm partitė e reja demokratike si p.sh. partinė e majtė liberale RCD (Bashkimi pėr Kulturė dhe Demokraci), pranė sė cilės qėndronte edhe Khalida Messaoudi, por edhe tė gjitha partitė islamike si FIS (Fronti i Shenjtė Islamik). Nė vitin 1990, Messaoudi themeloi "Bashkimin e Pavarur pėr Fitoren e tė Drejtave tė Grave" ("Association indépendant pour le triomphe des droits des femmes" AITDF), duke u bėrė presidente e tij. Nė konfliktin nė rritjes mes partisė qeveritare FLN dhe Frontit tė Shenjtė Islamik FIS, Messaoudi ėshtė pėrfaqėsuese e "forcės sė tretė", e cila kėrkon njė Algjeri qytetare, demokratike dhe laike, njė Algjeri qė respekton dhe pasqyron tiparet e njė shteti shumėkombėsh: "Unė qėndroj mes tė vjetėrve tė FLN-sė, tė cilėt e kanė shfrytėzuar sistematikisht Algjerinė pėr gati 35 vjet, qė e kanė shėmtuar, dhe kėtyre tė rinjve thuajse analfabetė pa punė dhe pa shtėpi, tė cilėt mrekullohen nga fondamentalizmi. Unė nuk dua as njėrėn, as tjetrėn shoqėri dhe luftoj qė nga viti 1979 pėr njė model tjetėr." Shteti i FLN-sė, i cili e kishte shpallur islamin si fe shtetėrore, nuk i bėri rezistencė lėvizjes islamike, por u pėrpoq ta instrumentalizonte atė kundėr lėvizjeve tė majta dhe atyre demokratike. Demokratėt dhe gratė u bėnė shpesh viktima tė akteve terroriste, tė cilat kryheshin nga organizata dhe grupime islamike tė mbėshtetura nga financiarisht nga shtetet arabe. Kjo pati dyndje tė madhe fillimisht, pasi dhėnia e lėmoshės nė xhami mbėshteti mė tė varfėrit e tė varfėrve dhe u ofroi njė botėkuptim tė thjeshtė tė rinjve pa perspektivė. Gratė, nėse nuk bashkoheshin me islamizmin, duhet tė duronin pėrcaktimin si mėkatare qė u bėhej nė propagandėn islamike dhe nė sytė e shumė vetėve ishin pėrgjegjėse qė ata nuk gjenin punė, nė njė kohė kur nė Algjeri nė fillim tė viteve 90 vetėm njė nė 100 vende pune i pėrkiste njė gruaje.
Messaoudi vendosi qė tė mos shkonte jashtė shtetit si shumė tė tjerė tė prekur, por tė qėndronte nė atdheun e saj. Qė nga kjo kohė, ajo jeton e fshehur dhe e ndryshon vendqėndrimin cdo ditė, e ndihmuar nga tė afėrmit dhe miqtė. Punėn si mėsuese iu desh ta linte. Ajo u bė simboli i qėndresės. Ajo u shpėtoi vetėm rastėsisht dy atentateve. Por veprimtarinė politike nuk e ndėrpreu me gjithė kushtet e vėshtira. Nė nėntor tė vitit 1993, ajo u bė zėvendėspresidente e "Lėvizjes pėr Republikėn" (Mouvement pour la république, MPR). Nė fjalimet e saj politike, ajo dėnon rolin pasiv tė Perėndimit dhe dėshmon pa u lodhur pėr dhjetėra mijėrat e viktimave civile tė kėsaj "lufte kundėr popullit", sidomos pėr shkeljen e tė drejtave tė gruas. "Ne algjerianet, marokenet, iranianet dhe
sudanezet jemi bashkuar pėr tė kėrkuar atė qė nė Perėndim ėshtė e vetėkuptueshme:
universalitetin e tė drejtave tė njeriut, tė cilat vlejnė pėr tė gjithė
pavarėsisht nga gjinia, ngjyra e lėkurės apo feja. Nė vendin tim, armiqtė e
grave, konceptin e universalitetit e lidhin me atributin "ndėrkombėtar", qė pėr
ta do tė thotė automatikisht "perėndimor". Edhe tė dėrguarit e Kombeve tė
Bashkuara duket se thellė-thellė besojnė se shtypja e grave algjeriane i ka
rrėnjėt nė kulturėn e vendit tonė dhe me pretendimin e "respektit pėr kulturat e
tjera" duhet pranuar dhe respektuar edhe shtypja e grave. Nė vitin 1997, ajo u zgjodh nė parlament nga lista e RCD-sė. Ajo u angazhua tėrėsisht nė fushatėn "Njė milion firma", nėpėrmjet sė cilės ajo kėrkon tė ndryshojė ligjin pėr familjen pėr mė shumė tė drejta pėr gratė algjeriane. Kur ajo dha bėri njė deklaratė solidariteti me rastin e shtypjes sė pėrgjakshme tė protestave berbere, ajo u pėrjashtua nga partia, madje nga ata qė kishin qenė bashkėpunėtorėt e saj pėr vite me radhė. Por sipas saj, arsyeja ėshtė angazhimi i saj pėr tė drejtat e gruas. Khalida Messaoudi ėshtė bashkėthemeluese e shoqatės "S.O.S. Femmes en Détresse". [Autore: Dorette Wesemann, Redaktor: Ragnar Müller] |
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|