Irokezėt
Lart Irokezėt Nomadėt

 


 

Tė Drejtat e Njeriut

Tė Drejtat e Gruas

Shembull i njė sistemi shoqėror jopatriarkal

Irokezėt

Patriarkati ėshtė produkt i njė zhvillimi historik mijėravjecar. Megjithatė ka pasur edhe forma tė tjera shoqėrore. "Matriarkati" nė kuptimin e sundimit tė grave mbi burrat duket se nuk ka ekzistuar asnjėherė. Megjithatė te shumė popuj tė lashtė gratė kanė qenė nė qendėr tė bashkėsisė si mishėrim i parimit tė dhėnies sė jetės. Por kjo nuk do tė thotė qė burrat kanė njė vend mė pak tė rėndėsishėm, sepse nė tė njėjtėn kohė bėhet edhe ndarja e sferave tė veprimit mes gjinive. Irokezėt - njė popull indian, i cili jetonte nė Gjirin Hudson para se tė vinin tė bardhėt - paraqiten si shembulli i njė sistemi jopatriarkal. Bashkėjetesa e tyre frymėzoi edhe iluministin francez Ruso pėr teorinė e tij "tė tė egėrve tė dlirė".

Ēdo fis pėrbėhej nga klane tė ndryshme. Ēdo klan jetonte nė njė anijatė, e cila trashėgohej nė mėnyrė matrilineare (nga nėna te vajza). Drejtuese e klanit ishte nėna (matriarkja), e cila pėrdorte si ndihmės luftėtarin mė tė mirė tė klanit. 

Nėna e klanit zgjidhej nė mbledhjen e klanit. Djemtė dhe vajzat qėndronin gjatė gjithė jetės nė shtėpinė e nėnės sė tyre. Gjatė martesės, burri e vizitonte gruan kohė pas kohe nė shtėpinė e klanit tė saj. Martesat mund tė prisheshin lehtė. Gratė nuk duhet t'i pėrmbaheshin asnjė ndalese zakonore apo pėr ruajtjen e virgjėrisė, pasi tė gjithė fėmijėt konsideroheshin fėmijė tė nėnės dhe klanit tė saj. Atėsia biologjike ishte mė pak e rėndėsishme se atėsia sociale, e cila ushtrohej nga njė vėlla apo njė i afėrm tjetėr i nėnės.

Edhe arat (tokat) iu pėrkisnin grave dhe ato i mbanin sė bashku. Burrat kujdeseshin pėr pėrbėrėsit e dėshiruar, nėpėrmjet gjuetisė, peshkimit dhe tregtisė. Procesi i formimit tė vullnetit politik brenda klanit zhvillohej nė mbledhje tė ndara tė burrave dhe grave. Pas kėsaj kėrkohej arritja e mirėkuptimit mes dy grupeve. Nė asamblenė e grave, ato qė kishin mė shumė fėmijė, kishin tė drejtėn e mė shumė votave. Qoftė nė kėshillin e fisit, qoftė nė kėshillin e lidhjes, gratė dhe burrat ishin tė pėrfaqėsuar nė tė njėjtin nivel.

Luftėrat ishin cėshtje tė burrave, edhe pse deri nė ardhjen e evropianėve nė Amerikė nuk ka pasur luftėra tė organizuara te irokezėt. Robėrit e luftės tė njė fisi armik, nuk vriteshin menjėherė, por fillimisht provohej nėse ata mund tė jetonte nė shkėmbim tė njė luftėtari qė kishte rėnė rob nė klanin e tij. Ky verifikim ishte punė e grave. Nuk kishte dhunė seksuale, as kundėr robėrve, as brenda klaneve.

Pas fitores sė amerikanėve tė bardhė, irokezėt u shtynė nė rezervate tė ngushta, ku, sidomos nė Kanada, ata do tė humbisnin veēoritė e tyre kulturore. Nė vitin 1847, tė gjithė irokezėt, edhe burrat, u detyruan tė punonin nė ara dhe u shpall drejtimi i familjeve nga burrat pėr hir tė njėsimit ekonomik. Mė 1869-ėn, njė ligj nė Kanada pėrcaktoi edhe linjėn mashkullore tė trashėgimisė sė kėtyre fiseve.

[Autore: Dorette Wesemann, Redaktor: Ragnar Müller]

Shembull pėr njė sistem shoqėror patriarkal: fiset nomade tė Lindjes sė Mesme

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.