Sot
Lart Lėvizja e gruas 1 Lėvizja e gruas 2 Sot

 


 

Tė Drejtat e Njeriut

Tė Drejtat e Gruas

Aktivitetet dhe detytart e sotme tė lėvizjes sė gruas

Pas kursit konfrontues mes grave nga veriu dhe jugu nė tė dy konferencat botėrore tė grave dhe forumet paralele tė OJQ-ve nė 1975-ėn nė Meksiko dhe nė 1980-ėn nė Kopenhagė, nė forumin e mbajtur nė Nairobi nė vitin 1985 u vu re njė afrim i dukshėm, qė lidhej me njė rigjallėrim tė lėvizjes sė grave nga jugu. Feministet e "Jugut" janė tė organizuara nė organizatėn e madhe DAWN (Development Alternatives with Women for a New Era).

Pėr shkak tė nivelit tė ndryshėm tė vendeve, gratė nė vendet e industrializuara perėndimore kanė tė tjera prioritete tė luftėn kundėr diskriminimit tė grave nga gratė nė vendet e zhvilluara dhe diktatura. Feministet nė vendet e industrializuara perėndimore angazhohen kryesisht pėr tė drejtat politike dhe qytetare. Ndėrsa idhtaret e tė drejtave tė gruas nga vendet nė zhvillim pėrqendrohen nė tė drejtėn pėr barazi (ekonomike) dhe tė drejtat solidare. Nėse gratė perėndimore pėrpiqen tė koordinojnė tė qenit nėnė me profesionin, heqjen e skemave tė roleve nė socializim apo shanset mė tė vogla nė karrierė, gratė nė pjesėn mė tė madhe tė vendeve luftojnė ende pėr mundėsi minimale arsimimi, pėr pjesėmarrjen nė jetėn publike dhe pėr mbrojtjen e trupit dhe tė jetės. Janė pikėrisht kėto ndryshime qė sjellin edhe ndarjen mes tyre.

Sot, idhtaret e tė drejtave tė gruas pėrpiqen tė pėrvetėsojnė pikėpamjet feministe qė lindin nga traditat kulturore dhe dhe nga rrethanat e ndryshme social-ekonomike dhe politike nė vendet e vecanta. Pėrveē kėsaj, ato bashkohen nė rrjete ndėrkombėtare me kėrkesa tė pėrbashkėta. Kriza ekonomike botėrore dhe shkatėrrimi i mjedisit janė tema tė rėndėsishme. Falė lidhjes me paradigmėn e tė drejtave tė njeriut, lėvizja ndėrkombėtare e gruas ka mundur tė fitojė forcė vepruese.

Njė fushė e re lėvizjes sė sotme tė grave ėshtė vendosja e tė drejtave tė grave si pjesė e pamungueshme e tė drejtave universale tė njeriut nė tė drejtėn ndėrkombėtare. Tė drejtat e grave duhet tė qėndrojnė mbi traditat kulturore dhe fetare tė vendeve tė vecanta. Duhet tė ketė sanksione ndėrkombėtare ndaj shteteve qė shkelin tė drejtat e grave. Hapat e parė nė kėtė drejtim janė "Marrėveshja pėr shmangien e ēdo forme tė diskriminimit tė gruas", nė klauzolat antidiskriminuese dhe njė program pėr zhdukjen e diskriminimit tė gruas. Nė konferencėn botėrore pėr tė drejtat e njeriut nė vitin 1993 nė Vjenė, dhuna kundėr grave u quajt pėr herė tė parė si shkelje e tė drejtave tė njeriut.  

Nė konferencėn e katėrt botėrore tė grave tė Kombeve tė Bashkuara nė Pekin nė vitin 1995, nė protokollin mbyllės shkruhet "Tė drejtat e grave janė tė drejta tė njeriut". Bazuar nė Deklaratėn e Pekinit, lėvizjet e gruas nė tė gjithė botėn mund tė kėrkojnė nė tė gjitha fushat shoqėrore projekte konkrete nga qeveritė e tyre.

Pėrveē kėsaj u krijuan disa mundėsi sanksionimi. Nė vitin 1999 u nėnshkrua "protokolli fakultativ" pėr "Marrėveshjen pėr shmangien e ēdo forme tė diskriminimit tė gruas", i cili krijon mundėsinė e ngritjes sė padive individuale. Kjo do tė thotė qė njė grua, e cila diskriminohet nė vendin e saj, mund tė kėrkojė barazinė nė organin mė tė lartė, nė komisionin e gruas tė Kombeve tė Bashkuara. Gjykata Ndėrkombėtare e Hagės kundėr krimeve tė luftės ėshtė njė pėrparim tjetėr i rėndėsishėm nė ēėshtjen e tė drejtave tė grave. Ėshtė e para gjykatė qė pėrdhunimin e grave nė luftė si shkelje tė tė drejtave tė njeriut e dėnon si krim kundėr njerėzimit.

Gjatė zbatimit tė kėtyre marrėveshjeve dhe programeve bėhen tė qarta edhe vėshtirėsitė dhe pengesat, me tė cilat duhet tė pėrballen idhtaret e tė drejtave tė grave. Miratimi i platformės vepruese tė Pekinit u zhvlerėsua brenda njė kohe tė shkurtėr pėr shkak tė kritikės sė dukshme. Rreth 50 shtete islamike dhe njė sėrė shtetesh tė ndikuar kryesisht nga katolicizmi tė Amerikės sė Jugut si dhe Vatikani, Libani dhe Malta patėn rezerva tė forta kundėr paragrafit pėr "vetvendosje seksuale". Pėrveē kėsaj, kėto shtete e refuzuan kėrkesėn qė qeveritė duhet tė shihnin mundėsinė e shfuqizimit tė dekreteve  pėr dėnimin e ndėrprerjes sė paligjshme tė shtatzėnėsisė. Sot, kundėrshtarėt mė tė fortė tė tė drejtave universale tė grave, janė forcat konservatore dhe fondamentaliste me prirje fetare. Veēanėrisht nė shtetet islamike (Iran, Sudan etj.), grave iu hiqen tė drejtat, nė vende tė tjera si: Algjeria, Turqia dhe Egjipti, vitet e fundit ėshtė rritur ndikimi i fondamentalistėve. Megjithatė edhe tė krishterėt fondamentalistė kanė lobby tė fuqishėm, pėr shembull nė Shtetet e Bashkuara, ku vitet e fundit janė kėrcėnuar, e madje vrarė, jo pak mjekė qė kryejnė aborte nga "mbrojtėsit radikalė tė jetės". Prandaj, detyra kryesore ėshtė veprimi i pėrbashkėt i idhtarėve tė tė drejtave tė njeriut dhe tė drejtave tė grave nė tė gjithė botėn kundėr fondamentalizmit dhe dhunės.

[Autore: Dorette Wesemann, Redaktor: Ragnar Müller]

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.