Lėvizja e gruas
Lart Lėvizja e gruas Dokumente Portrete Prejardhja Patriarkati

 

Lėvizja e gruas 1
Lėvizja e gruas 2
Sot


 

Tė Drejtat e Njeriut

Tė Drejtat e Gruas

Historia e lėvizjes sė gruas

Fillimet - Deklarata tė tė Drejtave tė Gruas

Pėr herė tė parė nė shoqėritė borgjeze tė shekullit XVIII, thirrja e grave pėr tė drejta u bė e fuqishme. Kjo kishte shumė arsye. Sė pari, Deklarata e Pėrgjithshme e tė Drejtave tė Njeriut mbi bazėn e sė drejtės natyrore nė Francė dhe nė Shtetet e Bashkuara bėri qė tė nisnin kėrkesat pėr tė drejta tė barabarta pėr gratė.

Falė zhvillimit tė punės produktive kapitaliste, vendi dhe i punės dhe vendbanimi po ndaheshin gjithnjė e mė shumė nga njėri-tjetri. Kjo solli ripėrkufizimin e ndarjes sė punės mes gjinive. Burri e konsideronte gruan si bashkėshorte dhe nėnė, puna e sė cilės mundėsonte dhe siguronte suksesin e burrit jashtė shtėpisė. "Familja" konsiderohej tashmė si hapėsirė e komunikimit social dhe e riprodhimit jashtė sferės profesionale, e cila u pėrkiste vetėm bashkėshortėve dhe fėmijėve. Gratė ishin "ēliruar" nga puna pėr tė fituar, prandaj gruaja duhet tė krijonte nė familje njė strehė private dhe intime, e cila zėvendėsonte nė mėnyrė harmonike botėn e jashtme tė profesionit, tė konkurrencės pėr para dhe pushtet.

Shoqėria borgjeze nuk i lejonte gratė tė ishin konkurrente tė mirėfillta nė procesin e prodhimit. Ato pėrjashtoheshin nga shumė vendime ekonomike, politike dhe madje edhe nga ato private. Gratė kishin mundėsi tė kufizuara arsimimi, asnjė tė drejtė administruese mbi pronėn e tyre, nuk mund tė nėnshkruanin marrėveshje dhe nuk mund tė punonin pa pėlqimin e burrit. Nė tė drejtėn pėr divorc dhe kujdestari pėr fėmijėt, ato liheshin nė mėnyrė tė dukshme pas dore. Ndėrsa nė tė njėjtėn kohė u krijuan kushtet pėr vendosjen e pagave minimale pėr gratė qė punonin dhe pėr shfrytėzimin e tyre. Kjo situatė ishte toka e pėrshtatshme pėr kėrkesat e para publike pėr tė drejta dhe mundėsi tė barabarta pėr gratė.

Franca: "Deklarata e tė drejtave tė gruas dhe qytetares"

Gratė luanin njė rol tė rėndėsishėm nė proceset transformuese tė shoqėrisė, qė pėrjetonte Franca nė shekullin XVIII. Kryengritjet qė shpėrthenin gjatė krizave tė urisė nė Francė, udhėhiqeshin tradicionalisht nga gratė. Gratė kishin krijuar disa ambjente shoqėrore, nė tė cilat ushtronin ndikim kulturor, ekonomik dhe politik. In Paris ėaren die Zünfte der Marktfrauen und der Ėäscherinnen ėegen ihrer lautstarken Forderungen gefürchtet. Shumė gra luftonin krah pėr krah me burrat nė barrikada gjatė Revolucionit Francez. Por megjithatė shpresa e tyre pėr barazi me burrat nuk u realizua. Gratė mbetėn tė pėrjashtuara nga tė drejtat e shpallura qytetare.

Shkrimtarja Olympe de Gouges, nė kėtė situatė formuloi njė "Deklaratė tė tė Drejtave tė Gruas dhe Qytetares". Nė pėrmbajtje, dokumenti mbėshtetet nė "Deklaratėn e tė Drejtave tė Njeriut dhe tė Drejtave Qytetare" tė shpallur nė vitin 1789. Revolutionär ist der konsequente Einbezug der Frau in die Formulierungen und Rechtsartikel:
"Gruaja ka tė drejtė ta shmangė trekėmbėshin e ekzekutimit. Po kėshtu ajo duhet tė ketė tė drejtėn, tė shmangė tribunėn."
[tekstin e plotė do ta gjeni nė pjesėn e dokumenteve]

Ajo i saktėsonte tė gjitha konceptet nė tekst, nė tė cilat nuk ishte e qartė nėse ishin pėrfshirė edhe gratė. Pėr kėtė arsye, ajo i zėvendėsoi kudo fjalėt "njeri" apo "burrė" me "burrė dhe grua" dhe ēdo "qytetari" i vendoste pranė edhe njė "qytetare".

Kėtė deklaratė ia dėrgoi Asamblesė Kombėtare pėr miratim. Deklarata tėrhoqi vėmendjen jo vetėm nė Francė, por edhe jashtė vendit. Nė plotėsim tė saj u hartua edhe njė "Marrėveshje Shoqėrore mes Burrit dhe Gruas" (nė mėnyrė tė ngjashme me "Contrat Social" tė Rusosė). De Gouges donte ta zėvendėsonte martesėn e deriatėhershme me njė kontratė tjetėr tė bazuar te barazia. Sipas saj, falė mėmėsisė, gruaja kishte njė rėndėsi tė veēantė. Me kėto ide revolucionare, ajo nxiti kundėrshtimin nga ana e Rusosė dhe dhe ndjekėsve tė tij, si dhe tė kokave udhėheqėse tė Revolucionit. Kėta kėrkonin, nisur nga roli biologjik i gruas, pėrjashtimin e saj nga jeta publike dhe politike.

Olympe de Gouges u ekzekutua nė kohėn e sundimit tė tmerrshėm. Sa mė shumė konsolidohej shoqėria civile, aq mė shumė tė drejta iu mohoheshin grave. Nė po tė njėjtin vit, Asambleja Kombėtare ndaloi tė gjitha klubet e grave tė ngritura gjatė Revolucionit, ndėrsa miratoi edhe njė urdhėresė pėr ndalimin e tubimit tė grave. Gratė ishin tė ndara nė parti dhe grupe tė ndryshme interesi dhe nuk pėrfaqėsoheshin tė bashkuara nė kėrkim tė tė drejtave tė tyre. Kėshtu, hė pėr hė, u shkatėrruan shpresat pėr barazi. "Deklarata e tė Drejtave tė Gruas dhe Qytetares" fjeti shumė kohė nėpėr arkiva dhe nuk u pėrfshi nė listat zyrtare tė dokumenteve tė kohės. Vetėm nė kuadrin e lėvizjes sė gruas u rizbulua dhe u konfirmua nė cilėsinė e saj dėshmi unike historike.

USA: "Declaration of Sentiment"

Nė vitin 1848, nė Seneca Falls nė shtetin e Nju Jorkut, Elizabet Kadi Stenton dhe Lukrecia Mot thirrėn njė mbledhje, nė tė cilėn pėr herė tė parė u vendos nė rendin e ditės diskriminimi i gruas. Pjesa mė e madhe e grave tė mbledhura kishin luftuar mė parė pėr tė drejtat e zezakėve. Lėvizja kundėr skllavėrisė e bėri mė tė mprehtė ndėrgjegjėsimin e grave, edhe pėr faktin qė ato diskriminoheshin edhe si grup social. Ndėr tė tjera, idhtaret e tė drejtave tė grave kėrkonin:

bullettė drejtėn e administrimit tė pronės dhe tė ardhurave tė tyre,
bullettė drejtėn e kujdestarisė sė fėmijėve nė rast ndarjeje,
bulletsiguri mė tė madhe ligjore dhe ekonomike tė grave tė divorcuara,
bulletmundėsi mė tė mira pėr arsimim dhe punėsim, si dhe
bullettė drejtėn e votės.

"Declaration of Sentiment" u miratua. Nė mėnyrė tė ngjashme si "Deklarata e tė Drejtave tė Gruas dhe Qytetares sė Olympe de Gouges, edhe ajo mbėshtetej nė Deklaratėn e Pavarėsisė tė vitit 1776. Kjo deklaratė parimore ėshtė kundėr dominimit tė burrave nė tė gjitha fushat e jetės. Nė bazė tė tekstit qėndron premisa se burrat dhe gratė lindin me tė njėjtat tė drejta pėr jetė, liri dhe pėr pėrpjekje pėr tė gjetur lumturinė dhe se sigurimi i kėtyre tė drejtave tė patjetėrsueshme ėshtė qėllimi i vetėm legjitim i shtetit. Tė gjitha ligjet, tė cilat i vendosnin gratė nė pozicione mė tė ulėta, u shpallėn jolegjitime. Kėsaj deklarate iu bashkėngjitėn 12 rezoluta, tė cilat kėrkojnė trajtimin e barabartė tė gruas nė sferėn private, fetare, ekonomike dhe politike.
[tekstin do ta gjeni nė pjesėn e dokumenteve]

Edhe pse Deklarata dhe hartueset e saj u fshikulluan dhe pėrmbajtjet e tjetėrsuan, ajo mbetet pikėnisja e lėvizjes sė gruas nė ShBA. Ajo luftoi mė herėt se lėizjet evropiane pėr tė drejtat e gruas dhe ishte shembull pėr to.

[Autore: Dorette Wesemann, Redaktor: Ragnar Müller]

"Lėvizja e parė e grave" (1848-1914): Lufta e ashpėr pėr tė drejta politike dhe qytetare
Lėvizja e "re" e grave (qė nga viti 1969): "Gruas gjysmėn e botės - burrit gjysmėn e shtėpisė"
Situata aktuale: Aktivitetet dhe detyrat e sotme tė lėvizjes ndėrkombėtare tė grave

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.