Lėvizja e gruas 1
Lart Lėvizja e gruas 1 Lėvizja e gruas 2 Sot

 


 

Tė Drejtat e Njeriut

Tė Drejtat e Gruas

"Lėvizja e parė e gruas" (1848-1914): Lufta e ashpėr pėr tė drejta politike dhe qytetare

Kur u kristalizua lėvizja e grave nė shekullin XIX, feministet e para, nė pėrgjithėsi, pėrpiqeshin tė arrinin pėrmirėsime nė fushėn e tė drejtave qytetare (e drejta e divorcit, pėr kujdestarinė e fėmijės, heqjen e tutelės sė burrit nė martesė etj.) E drejta e votės, fillimisht, ishte e njė rėndėsie tė dorės sė dytė nė kėrkesat e tyre. Por shpejt do t'i prisnin pėrvoja tė hidhura. Pa tė drejta dhe pa zė nė sferėn politike, ato vareshin nga burrat, ndėrkohė qė partitė apo organizatat e vjetra i mbėshtesnin gratė, pėr aq kohė sa kjo gjė ishte nė interes tė tyre. Nėse qėllimet e tyre pėrmbusheshin, gratė mbeteshin vetėm. Si rrjedhojė, lėvizja e parė e grave u pėrqendrua gjithnjė e mė shumė nė sigurimin e sė drejtės sė votės. Idhtaret e tė drejtave tė grave u organizuan nė organizata tė veēanta, autonome ose pjesėrisht autonome. Gratė, qė dilnin nė publik, mund tė ndahen nė tri grupe:

"Tė maturat": Kėtu bėhet fjalė pėr njė grup heterogjen shoqatash grash, anėtaret e sė cilave kėrkonin ndryshime nė masė tė vogėl, ose mė saktė, hap pas hapi dhe brenda kuadrit tė shoqėrisė ekzistuese qytetare. Theksohej se gratė ishin ndryshe dhe se ato kishin detyra tė ndryshme nga burrat nė shoqėri. Nė kėtė grup bėnin pjesė: shoqata tė krishtera bamirėsie, tė cilat kujdeseshin pėr gratė e varfra, por edhe shumė shoqata liberale pėr emancipimin e grave dhe gra konservatore. Kėrkesa pėr tė drejtėn e votės nuk bėhej nga tė gjitha shoqatat, por ose tėrhiqej me pretekstin se gratė nuk ishin tė pjekura pėr kėtė, ose sepse nuk duhet tė trajtohej kaq ashpėr qeveria, ose kėrkohej e drejta klasore e votės, qė pėrfshinte edhe gratė. Gjatė militarizimit dhe nacionalizimit pak para shpėrthimit tė Luftės sė Parė Botėrore, shumė nga kėto gra u bashkuan me kėtė atmosferė dhe iu bėnė thirrje ndjekėseve tė tyre, tė ndihmonin nė "mbrojtjen" e atdheut.

"Radikalet": Ky ėshtė njė grup relativisht i vogėl grash borgjeze, tė cilat pėr njė ndryshim radikal tė shoqėrisė. ato ishin forca shtytėse nė luftėn pėr tė fituar tė drejtėn e votės. Kėto gra theksonin barazinė mes burrit dhe gruas, duke pretenduar kėshtu edhe tė drejta tė barabarta. Disa prej tyre u pėrpoqėn tė lidheshin me gratė socialiste. Disa fushata, si pėr shembull ajo pėr tė drejtėn e votės sė grave, i realizuan bashkė. Feministet radikale u angazhuan edhe pėr tė drejtat e grave tė lėna pas dore nga ana sociale, pėr tė drejtat e punėtoreve dhe prostitutave. Pėrfaqėsuese tė kėtij grupi, gjatė Luftės sė Parė Botėrore themeluan "Lidhjen Ndėrkombėtare tė Grave pėr Paqe dhe Liri", nė tė cilėn bėnin pjesė gra tė tė gjitha kombėsive qė ishin pėrfshirė nė kėtė luftė.

"Socialistet": Kėtu bėhet fjalė pėr gra tė organizuara nė mėnyrė relativisht autonome brenda lėvizjes socialiste dhe mė vonė edhe asaj komuniste. Bazė pėr kėrkesat e grave socialiste janė kėrkesat e pėrgjithshme socialiste pėr shfuqizimin e ligjeve klasore dhe pronės private nė prodhimin e produkteve. Ideatoret e lėvizjes socialiste tė grave si Klara Cetkin kėjrkuan hierarkizimin e gjinive nė mėnyrė tė ngjashme me shpėrbėrjen e klasave. Nė qendėr tė kėrkesave tė grave socialiste ishte krijimi i barazisė ekonomike mes punėtoreve femra dhe atyre meshkuj (e njėjta pagė pėr tė njėjtėn punė, krijimi i sindikatave tė grave etj.) Festimi i ditės ndėrkombėtare tė grave mė 8 mars vjen nga gratė socialiste:
"Nė pėrputhje me organizatat politike dhe sindikaliste tė klasės sė proletariatit nė vendin e tyre, gratė socialiste tė tė gjitha vendeve do tė organizojnė ēldo vit njė ditė tė grave, e cila i shėrben nė radhė tė parė agjitacionit pėr tė drejtėn e votės."
[Rezoluta e Konferencės II Ndėrkombėtare tė Grave Socialiste nė Kopenhagė, 1910]

Zhvillimi nė vende tė zgjedhura

SHBA: Lėvizja e grave lindi nga lėvizja kundėr skllavėrisė (Abolitionismus), nė tė cilėn u organizuan nė mėnyrė tė pazakontė shumė gra. Ato duhet t'i mbronin kėrkesat e tyre kundėr kishės dhe kundėr paragjykimeve nga radhėt e abolicinistėve meshkuj. Tipike pėr lėvizjen amerikane tė grave ishte motėrzimi mes grave tė bardha dhe atyre me ngjyrė. Thyerja me abolicionistėt erdhi pėr shkak tė njohjes me kushtetutė tė sė drejtės sė votės pėr zezakėt. Nė ndryshimin pėrkatės nė kushtetutė u pėrfshi edhe shtojca "male", duke e bėrė kėshtu tė qartė pėrjashtimin e grave nga e drejta e votės. Mė parė, e drejta e votės pėr gratė njihej me kufizime nė disa shtete federale. Kėtė e kishin nė dorė burat e Partisė Republikane, me tė cilėt feministet kishin luftuar fillimisht sė bashku pėr tė drejtat e zezakėve. Lėvizja pėr tė drejtėn e votės sė grave krijoi mė pas organizatat e veta: "National Ėoman Suffrage Association" (NĖSA) dhe "American Ėoman Suffrage Association" (AĖSA), tė cilat mė vonė u bashkuan. Nė SHBA, gratė fituan tė drejtėn e plotė tė votės nė vitin 1920 - rreth 50 vjet pas heqjes sė kėsaj tė drejte nėpėrmjet ndryshimit tė pėrmendur tė kushtetutės.

Anglia: Lėvizja e grave filloi me reformėn pėr tė drejtėn e votės nė vitin 1832. Kjo reformė synonte tė demokratizonte parlamentarizmin anglez, por i pėrjashtoi gratė nga e drejta e votės parlamentare dhe ajo komunale (duke i shtuar fjalės "persons" pėrcaktorin "male". Por nė vitet 60 tė shekullit XIX nisi njė luftė e organizuar politike. Lindi lėvizja e fuqishme pėr tė drejtėn e votės e Suffragates, e cila kėrkonte tė fitonte tė drejtėn e votės sė grave nėpėrmjet punės nė publik dhe peticioneve. Njė partner i rėndėsishėm i suffragates ishte filozofi dhe deputeti anglez Xhon Stjuart Mill. Fillimisht, ato mundėn tė fitonin tė drejtėn pėr tė zgjedhur dhe pėr t'u zgjedhur nė komuna dhe sferat e ulėta tė administratės (1869). "Lėvizja pėr mirėsjellje dhe zakone" nėn udhėheqjen e Jozefinė Butler u ngrit kundėr rregullimit tė prostitucionit nga policia. Pak kohė mė vonė, kjo urdhėresė u shfuqizua. Gratė proletare u organizuan nė "Ėomen's Trade Union Provident League". Edhe ato u bashkuan mė vonė ke kėrkesėn pėr tė drejtėn e votės. Pėr kėtė arsye, e ashtuquajtura lėvizje e suffrageteve u bė njė nga lėvizjet mė tė mėdha politike nė Angli para Luftės sė Parė Botėrore. Meqė qeveria liberale nuk reagoi ndaj kėrkesave, edhe gratė nuk iu trembėn aksioneve spektakolare. Popullariteti i idhtareve pėr tė drejtat e grave rritej pėr shkak tė arrestimeve dhe trajtimit brutal tė suffrageteve nė burg. Lufta Botėrore i dha fund luftės pėr tė drejtat e grave.

Gjermania: Lėvizja pėr tė drejtat e grave, fillimisht ishte brenda kuadrit tė Revolucionit tė 1848-ės. Nė fazėn pasuese restauruese, grave iu hoqėn tė drejtat e tyre themelore, si p.sh. e drejta pėr anėtarėsim nė njė shoqatė apo e drejta pėr tė punuar nė redaksinė e gazetave. Ishin kėto masa qė e mposhtėn lėvizjen e grave. Liberalizimi politik i vitit 1860 coi nė themelimin e sė parės shoqatė grash, tė "Shoqatės sė Pėrgjithshme Gjermane tė Grave" (ADF) nga Luizė Oto Peters. Demokracia sociale e hershme gjermane eci dorė pėr dorė me lėvizjen proletare tė grave, organizatore e sė cilės ishte Klara Cetkin. Nėn ndikimin e saj, socialdemokratėt  e pėrfshinė tė drejtėn e votės sė grave nė programin e tyre. Nė Gjermani, e drejta e votės pėr gratė u vendos nga socialdemokratėt nė vitin 1918, pas luftės sė humbur.

Franca: Sukseset e kufizuara tė grave gjatė Revolucionit Francez nė fushėn e arsimit dhe tė sė drejtės familjare, qė nga viti 1793 filluan tė luftoheshin nga jakobinėt dhe shoqatat e grave u ndaluan. Ndėrsa gruaja u kufizua me ligj vetėm brenda shtėpisė. Kjo politikė shtypėse vazhdoi edhe gjatė sundimit tė Napoleonit I dhe u sanksionua edhe nė kodin penal "Code Napoléon" tė krijuar prej tij. Pėr kėto arsye, pėr njė lėvizje tė grave mund tė bėhej fjalė vetėm pas revolucionit tė 1848-ės. Shoqatat e grave tė krijuara nė kėtė kohė kritikuan veēanėrisht ligjet e martesės dhe u pėrpoqėn tė vendosnin tė drejtėn e votės nėpėrmjet peticioneve. Pėrveē kėsaj lindi njė lėvizje proletare e gruas nėn ndikimin e socialistėve tė hershėm Carls Furier dhe Flora Tristan. Reformimi i zbatuar pas revolucionit nuk ishte aq i fortė sa ta shtypte organizimin nė rritje tė grave. Por sukseset e tyre ishin shumė tė ngadalta. Lufta e grave franceze ishte njė nga mė tė vėshtirat. Edhe pse Franca ishte i pari vend nė Evropė qė futi tė drejtėn e votės sė burrave, grave ua njohu vetėm nė vitin 1944 tė drejtėn e plotė tė votės. Vetėm nė vitet 80 tė shekullit XX u hoqėn diskriminimet e fundit nga kodi civil. 

Shembuj tė diskriminimit nga "Code Napoléon" i vitit 1804:

bullet

mosha e mbrojtjes sė fėmijės vajzė mjafton deri vitin e 13-tė tė jetės, pas arritjes sė kėsaj moshe, ajo ėshtė plotėsisht e jashtėligjshme;

bullet

Neni 340 "la recherche de la paternité est interdite" ėshtė nė shėrbim tė mbrojtjes sė ngaēmimit seksual nga burrat, duke i lėnė vajzat e mashtruara nė mjerim;

bullet

bashkėshorti ėshtė eprori i ligjshėm i gruas sė tij, ai nuk mund t'i japė asaj asnjėherė tė drejta tė plota; edhe fitimet, kursimet e gruas janė pronė e burrit;

bullet

nėna nuk ka asnjė tė drejtė ligjore mbi fėmijėt e saj; asnjė grua nuk mund tė jetė anėtare e kėshillit familjar;

bullet

Gratė mund tė jenė vetėm zėdhėnėse tė fėmijėve dhe nipėrve tė tyre;

bullet

asnjė grua nuk mund tė jetė dėshmitare nė gjendjen civile;

bullet

nė rastin e prishjes sė kurorės nga gruaja, burri ka tė drejtė ta vrasė, nėse e kap nė flagrancė;

bullet

gratė janė tė pėrjashtuara nga tė gjitha tė drejtat qytetare; ato nuk kanė as tė drejtėn e votės, as tė drejtėn pėr t'u zgjedhur nė zgjedhjet vendore dhe ato politike.

[sipas: Lange, Helene/Bäumer, Gertrud (Hrsg): Handbuch der Frauenbewegung, Band 1: Geschichte der Frauenbewegung in den Kulturländern, Berlin 1901, S.366 ff.]

Rezultatet: Kėrkesat mė tė rėndėsishme politike tė grave - veēanėrisht kėrkesa pėr tė drejtėn e votės -, mė nė fund u arritėn. Pas Luftės sė Dytė Botėrore, vėmendja e shoqėrisė u zhvendos sėrish te familja dhe mėmėsia- tė zhgėnjyerit nga lufta kishin nevojė pėr pėrkujdejse, rėnia e numrit tė lindjeve duhej ekuilibruar. Vetėm 60 vjet mė vonė u rikthyen idetė dhe mendimet e brezit tė gjysheve.

[Autore: Dorette Wesemann, Redaktor: Ragnar Müller]

Lėvizja "e re" e gruas (nga viti 1969): "Gruas gjysmėn e botės - burrit gjysmėn e shtėpisė"

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.