|
|
|
|
Preambul Ne, nėna, vajza, motra,
pėrfaqėsuese tė kombit kėrkojmė tė pranohemi nė Asamblenė Kombėtare. Duke pasur
parasysh qė mosnjohja, harresa ose shpėrfillja e tė drejtave tė grave janė
arsyet e vetme tė mjerimit tė shoqėrisė dhe tė korrupsionit tė qeverive, kemi
vendosur tė shpallim me anėn e kėsaj deklarate tė drejtat e patjetėrsueshme dhe
tė shenjta gruas, qė tė gjithė anėtarėt e shoqėrisė ta kene parasysh kėtė
deklaratė dhe qė t'i kujtojė pandėrprerė pėr tė drejtat dhe detyrimet e tyre, nė
mėnyrė qė ushtrimi i pushtetit nga gratė njėlloj si pushteti i burrave, tė
merret nė konsideratė mė tepėr, nė mėnyrė qė ankesat e qytetareve, tė bazuara
tashmė nė parime tė thjeshta dhe tė pacenueshme, t'i shėrbejnė ruajtjes sė
kushtetutės, ruajtjes sė zakoneve tė mira dhe mirėqenies sė pėrgjithshme. Neni I Gruaja ka lindur e lirė dhe ėshtė e barabartė me burrin nė tė gjitha tė drejtat. Ndryshimet sociale mund tė bėhen vetėm nė tė mirė tė tė gjithėve. Neni II Qėllimi i tė ēdo bashkimi politik ėshtė mbrojtja e tė drejtave natyrore dhe tė patjetėrsueshme tė gruas dhe burrit. Kėto tė drejta janė: liria, siguria, e drejta e pronės dhe veēanėrisht e drejta pėr t'u mbrojtur nga shtypja. Neni III Parimi i ēdo pushteti bazohet nė thelb te kombi, i cili nuk ėshtė gjė tjetėr veēse njė bashkėsi burrash dhe grash. Asnjė organ dhe asnjė person i veēantė nuk mund tė ketė pushtet, pa u legjitimuar nga kjo bashkėsi. Neni IV Liri dhe drejtėsi do tė thotė, t'iu kthesh tė tjerėve atė cka iu pėrket. Por gruas i mohohen kėto tė drejta pikėrisht nga tirania e vazhdueshme qė burri ushtron kundėr saj. Kėto kufizime duhet tė revizionohen nėpėrmjet ligjeve tė natyrės dhe arsyes. Neni V Ligjet e natyrės dhe tė arsyes duhet ta mbrojnė shoqėrinė nga tė gjitha veprimet e dėmshme pėr tė. Gjithēka qė nuk ndalohet nga kėto ligje tė urta hyjnore, nuk duhet tė lejohet dhe asnjė nuk duhet tė detyrohet tė bėjė dicka qė nuk e pėrcaktojnė qartė kėto ligje. Neni VI Ligji duhet tė jetė shprehje e vullnetit tė pėrgjithshėm. Tė gjithė qytetarėt dhe qytetaret duhet tė marrin pjesė personalisht ose nėpėrmjet pėrfaqėsuesve tė tyre nė hartimin e tij. Duhet tė jetė pėr tė gjithė e njėjta gjė. Tė gjithė qytetarėt dhe qytetaret, tė cilėt janė tė barabartė pėrpara ligjit, duhet tė marrrin pjesė njėsoj nė tė gjitha postet dhe pozicionet e jetės publike nė bazė tė aftėsive, pa bėrė dallime tė tjera pėrveē virtyteve dhe talenteve tė tyre. Neni VII Pėr gratė nuk ka tė drejta tė veēanta, ato akuzohen, arrestohen dhe mbahen nė burg nė rastet e pėrcaktuara me ligj. Gratė u nėnshtrohen, njėsoj si burrat, tė njėjtave ligje penale. Neni VIII Ligji duhet tė japė dėnime, tė cilat janė tė pakthyeshme dhe tė domosdoshme dhe askush nuk duhet tė dėnohet, vetėm nė qoftė se nė bazė tė njė ligji nė fuqi, qė ka qenė nė fuqi para kryerjes sė veprės penale dhe qė zbatohet nė mėnyrė tė ligjshme te gratė. Neni IX Ndaj ēdo gruaja, qė ėshtė gjykuar fajtore, duhet tė zbatohet ligji me forcė tė madhe. Neni X Askush nuk duhet tė dėnohet pėr shkak tė mendimeve tė tij, edhe sikur tė jenė kontradiktore. Gruaja ka tė drejtė ta mohojė trekėmbėshin e ekzekutimit. Ajo duhet tė ketė njėlloj edhe tė drejtėn pėr tė mohuar tribunėn, me kusht qė veprimet dhe thėniet e saj nuk cenojnė rendin publik e ruajtur me ligj. Neni XI Shprehja e lirė e mendimeve dhe ideve ėshtė njė nga tė drejtat mė tė vyera tė gruas, sepse kjo liri garanton atėsinė e baballarėve ndaj fėmijėve. Kėshtu, ēdo qytetare mund tė thotė nė liri tė plotė: "Unė jam nėna e njė fėmije qė ke prodhuar ti", pa pasur paragjykime qė do ta detyrojnė tė fshehė tė vėrtetėn. Megjithatė, ajo duhet tė njohė pėrgjegjėsinė qė i pėrcakton ligji nė rast shpėrdorimi tė kėsaj lirie. Neni XII Pėrfitimi mė i madh kėrkon gara garancinė e drejtave tė gruas dhe qytetares. Kjo garanci duhet t'i shėrbejė mirėqenies sė tė gjithėve dhe jo mirėqenies personale tė atyre qė i gėzojnė kėto tė drejta. Neni XIII Pėr mbajtjen e policisė dhe pėr shpenzimet e administrimit kėrkohen tė njėjtat kontribute nga burri dhe gruaja. Nėse gruaja ka pjesė nė tė gjitha detyrat dhe detyrimet, atėherė duhet tė ketė vend pėr tė edhe nė ndarjen e punėve dhe tė posteve nė zyrat e ulėta dhe tė larta dhe nė profesion. Neni XIV Qytetarėt dhe qytetaret kanė tė drejtėn qė vetė ose nėpėrmjet pėrfaqėsuesve tė tyre tė gjykojnė pėr kontributet publike. Qytetaret mund kenė detyrim pėr tė paguar taksa tė barabarta nga pasuria e tyre, vetėm atėherė kur ato mund tė jenė pjesė e administratės publike dhe mund tė bashkėvendosin pėr taksat, pėrdorimin dhe kohėzgjatjen e tyre. Neni XV Gratė qė kanė tė njėjtin rendiment nė punė me burrat, kanė tė drejtėn llogari nėpėrmjet njė raporti nga ēdo instancė publike. Neni XVI Njė shoqėri, nė tė cilėn nuk garantohet siguria e tė drejtave dhe nuk pėrcaktohet ndarja e pushteteve, nuk ka kushtetutė. Kushtetuta ėshtė zero dhe e pavlerė, nė qoftė se pjesa mė e madhe e individėve, qė pėrbėjnė kombin, nuk kanė bashkevepruar nė hartimin e saj. Neni XVII Prona iu pėrket tė dy gjinive tė bashkuar ose mė vete. Ēdo person gėzon njė tė drejtė tė pacenueshme dhe tė shenjtė pėr ta kėrkuar kėtė. Askujt nuk duhet t'i mohohet kjo si trashėgim i vėrtetė i kombit, nė qoftė se njė domosdoshmėri publike, qė ėshtė e pėrcaktuar me ligj, e bėn tė domosdoshme njė gjė tė tillė, megjithatė me kushtin e njė dėmshpėrblimi tė drejtė tė vendosur mė parė. |
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|