Ēfarė?
Lart Ēfarė? Pėrse? Nga? Linklistė

 

Politika e OKB-sė
Dokumente


 

Tė Drejtat e Njeriut

Tė Drejtat e Gruas

Ēfarė janė tė drejtat e grave?

Tė drejtat e njeriut dhe tė drejtat e grave...

 

 

4 probleme:

Nuk diskutohet qė konventat ndėrkombėtare tė tė drejtave tė njeriut nuk e pėrjashtojnė gruan. Madje, ndalimi i diskriminimit pėr shkak tė pėrkatėsisė gjinore, ka qenė qysh nė fillim pjesė thelbėsore e deklaratave tė Kombeve tė Bashkuara. Po kaq i vėrtetė ėshtė edhe fakti qė deri mė sot kudo nė tė gjithė botėn, gratė janė diskrimuar dhe janė privuar nga tė drejtat e tyre, e madje nė tė drejtėn e tyre mė thelbėsore, tė drejtėn pėr jetė dhe pėr paprekshmėri fizike. Feministet e kritikojnė konceptin e tė drejtave tė njeriut. Sipas tyre, ky koncept bazohet shumė nė shoqėrinė borgjeze perėndimore dhe mbi tė gjitha nė problemet e kryefamiljarėve burra.

1) Dhuna ndaj grave si ēėshtje private?

Problemi i parė serioz ėshtė ndarja nė tė gjitha shoqėritė e sotme e sferės "publike" nga ajo "private". Tradicionalisht i gruas i ėshtė caktuar sfera "private", ndėrsa burrit ajo "publike". Mbrojtja e sferės private ėshtė njė e drejtė e njeriut shumė e rėndėsishme. Por pavarėsisht sa i rėndėsishėm ėshtė kufizimi i dhunės dhe i ndėrhyrjes sė shtetit, shumė shtete kėtė e shfrytėzojnė qė shkeljet e tė drejtave ndaj grave t'i quajnė si ēėshtje private, nė tė cilin nuk mund ose nuk do tė pėrfshihet. Por dhuna ndaj grave ushtrohet tė shumtėn e herės nė "sferėn private".

2) Dhuna ndaj grave nga persona privatė...

Problemi i dytė lidhet me shkeljen e tė drejtave tė njeriut tė mbrojtjes sė individit nga ndėrhyrjet e drejtpėrdrejta tė shtetit. Por e veēanta e shkeljes sė tė drejtave tė grave qėndron nė faktin qė ato nuk ndodhin pėr shkak tė ndėrhyrjes shtetėrore, por kryhen nga persona privatė, tė cilėt prapėseprapė veprojnė tė sigurt qė nuk do tė ndiqen penalisht nga shteti. Kėto shkelje tė tė drejtave tė grave tolerohen shpesh nga shteti.

3) Shkelje specifike tė tė drejtave tė njeriut ndaj grave...

Problemi i tretė qėndron nė faktin qė nuk ka gatishmėri pėr ta pranuar konceptin e tė drejtave tė njeriut pėr shkelje tė tė drejtave ndaj grave. Sė pari janė shkeljet tė drejtave tė njeriut, tė njėjtat qė prekin edhe burrat, kur gratė p.sh. ndiqen nga shteti pėr shkak tė pikėpamjeve tė tyre politike, pėrkatėsisė racore apo fetare. Kėto raste vendosen edhe nė qendėr tė vėmendjes sė organizatave kombėtare dhe ndėrkombėtare. Por ekzistojnė edhe shkelje tė tė drejtave tė njeriut, tė cilat drejtohen specifikisht ndaj grave si nė raste kur pėrkatėsia gjinore ēon nė pėrkqesėsimin e gjendjes, p.sh. pėrdhunimi dhe torturat seksuale nė burgje. Pėrveē kėsaj ka edhe shkelje tė tė drejtave tė njeriut, tė cilat prekin vetėm gratė, sic janė p.sh. aborti i detyruar i fetusit femėr dhe dhuna nė familje.

4) Problemi i traditave kulturore...

Problemi i katėrt qėndron nė traditėn shekullore tė shkeljes sė tė drejtave tė grave nė shumė vende. Ndalimi ndėrkombėtar i kėtyre traditave nxit shpesh rezistencėn e popullsisė. Kundėr kėsaj rezistence mund tė ndėrhyhet vetėm me masa intensive afatgjata, tė cilat pėrfshijnė tė gjitha fushat e jetės sė njerėzve. Shumė qeveri joperėndimore pretendojnė se koncepti i tė drejtave tė njeriut ėshtė shumė perėndimore dhe nuk mund tė aplikohet nė shoqėritė e tyre. Kėshtu pėr shembull, "barazia" mes burrit dhe gruas nuk pėrputhet me kulturėn e tyre. Ata mbrojnė tė ashtuquajturėn "barazi" , duke marrė parasysh ndryshimet thelbėsore. Ky argument fillimisht i besueshėm pranohet dhe madje edhe transmetohet edhe nga pėrfaqėsuesit dhe organizatat perėndimore nė kuadrin e "tolerancės". Megjithatė duhet pasur parasysh qė argumentime tė tilla pėrdoren shpesh pėr tė pėrligjur shumė shkelje tė tė drejtave tė njeriut, tė cilat nuk janė pasuri kulturore, por thjesht burim i sistemeve shtypėse (p.sh. nė Algjeri ose Afganistan). Shpesh, kėto identitete dhe kultura tė ngritura lart pėr t'u mbrojtur, krijohen artificialisht pėr tė tėrhequr vėmendjen nga pabarazitė social-ekonomike dhe marrėdhėniet asimetrike tė pushtetit.

Lėnia pas dore e tė drejtave tė grave...

Problemet e pėrmendura janė tė lidhura ngushtė me njėra-tjetrėn dhe kanė bėrė qė deri nė fillim tė viteve 90, tė drejtat e grave tė mos konsideroheshin si tė tilla. Kėto "shkelje tė tė drejtave tė grave", nė Kombet e Bashkuara ose diskutoheshin nė organe tė veēanta, tė cilat ishin struktura tė izoluara me financim tė pamjaftueshėm ose qė konsideroheshin si pjesė e fushės social-ekonomike. Edhe organizata tė rėndėsishme tė tė drejtave tė njeriut si amnesty international apo Human Rights Ėatch u kushtonin pak vėmendje tė drejtave specifike tė grave pėr shkak tė orientimit tė tyre nė drejtim tė tė tė drejtave politike dhe qytetare tė njeriut.
Kėshtu p.sh. dhunimet seksuale nė konfliktet e armatosura apo nė luftėra nuk quheshin si shkelje tė tė drejtave tė njeriut. Ato liheshin pas dore si "ēėshtje private" ose "ndodhi tė jashtėzakonshme". Autorėt paskėshin vepruar jo nė cilėsinė e tyre si zyrtarė, por si persona privatė, ēka ishte kompetencė e gjykatave kombėtare.

Kritik am Menschen-
rechtskonzept aus
Frauensicht...

Idhtaret e tė drejtave tė njeriut dhe tė drejtave tė grave, qysh nga fundi i viteve 80 kritikojnė konceptin ekzistues tė tė drejtave tė njeriut dhe kėrkojnė zgjerimin e mėtejshėm tė tij, duke pėrfshirė gratė. Fillimisht, nė marrėveshjet ndėrkombėtare duhet tė pėrfshihen vendime kundėr diskriminimit tė grave. Nėpėrmjet kėtyre vendimeve, gratė duhet tė vendosen nė tė njėjtin pozicion - me tė drejta dhe mundėsi tė barabarta. Sepse pėr sa kohė tė drejtat e grave nuk janė pjesė e veēantė e konventave ndėrkombėtare, shumė shtete do tė ndihen tė detyruara pėr hetimin e shkeljeve.

Shumė feministe provojnė t'i bėjnė tė realizueshme standartet e tė drejtave tė njeriut pėr gratė, duke i zgjeruar aktet ligjore nė fushėn e shkeljeve tė tė drejtave tė grave. Kėshtu p.sh. prostitucioni i detyruar tė quhet "skllavėri", dhuna nė familje dhe pėrdhunimi tė quhen "torturė". Tė tjerė provojnė tė shpėrbėjnė kufizimin e "pėrgjegjėsisė sė tė drejtės ndėrkombėtare". Pėr sa kohė autorėt meshkuj tė dhunės mbėshteten nga organet shtetėrore, atėherė pėrgjegjėsi kryesor pėr pėrmasat e dhunės pėr shkak tė seksit ėshtė shteti, i cili nė funksionin e tij si pushtet detyrues duhet tė parashikojė ligje pėr mbrojtjen fizike dhe tė jetės sė gjithė qytetarėve dhe qytetareve tė tij. Pėrveē kėsaj, nga shumė feministe kritikohet pėrparėsia e tė drejtave qytetare dhe politike ndaj atyre sociale dhe ekonomike dhe kėrkohet baraspeshimi i tyre. Pėr shkak tė rrėnjėve tė thella tė vartėsisė sociale tė grave, tė drejtat sociale dhe ekonomike janė shumė thelbėsore pėr to.
Pjesa mė e madhe e feministeve e njohin paradigmėn e tė drejtave tė njeriut. Ato e i quajnė tė nevojshėm dinjitetin dhe integritetin e individit dhe autonominė dhe vetėvendosjen e tij. Vetėm sigurimi i kėsaj ideje nėpėrmjet tė drejtės pėrkatėse mund tė garantojė qė tė mos vendoset pėr trupin dhe jetėn e njė gruaje. Karakteri universal i tė drejtave tė gruas si tė drejta tė njeriut duhet mbrojtur gjithnjė kundėr argumenteve relativiste, si p.sh. ato tė shteteve islamike.

[Autore: Dorette Wesemann; Redaktor: Ragnar Müller]

Materiale tė tjera:

bulletTeksti pėr politikėn e Kombeve tė Bashkuara nė fushėn e tė Drejtave tė Njeriut: "Pozita e gruas nė dokumentet e tė drejtave tė njeriut tė Kombeve tė Bashkuara"
bulletDokumenti pėr temėn tė drejtat e grave: "Marrėveshja pėr Shmangien e cdo Forme tė Diskriminimit tė Gruas"

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.