|
|
|
|
Vendi i gruas nė dokumentet e Kombeve tė Bashkuara pėr tė drejtat e njeriut Pozita e diskutuar e tė drejtave tė gruas pasqyrohet edhe nė zhvillimin e marrėveshjeve dhe dokumenteve ndėrkombėtare, nėpėrmjet tė cilave vendosen tė drejtat e grave dhe hetohen shkeljet e tė drejtave tė gruas nė mbarė botėn nga Kombet e Bashkuara. Teksti ndahet nė kėta paragrafė:
Deklarata e Barazisė dhe Ndalimit tė Diskriminimit tė Gruas (1945-1979) Parimi i barazisė mes gjinive u njoh qysh nė krijimin e Kombeve tė Bashkuara (Preambula dhe neni 1.3 i Kartės sė Kombeve tė Bashkuara: Bashkėsia e shteteve njeh barazinė mes burrit dhe gruas). Nė Deklaratėn e Pėrgjithshme tė tė Drejtave tė Njeriut tė vitit 1948 u pėrcaktua parimi i mosdiskriminimit nė bazė tė gjinisė. Por realiteti i grave nė botė ishte ndryshe. Ky fakt nuk merrej thuajse fare parasysh nė institucionet e tė drejtave tė njeriut tė Kombeve tė Bashkuara. Tė drejtat e gruas trajtoheshin nga organe tė izoluara tė Kombeve tė Bashkuara (Komisioni i Gruas), propozimet e tė cilave zbatoheshin vetėm pjesėrisht. Marrėveshjet ekzistuese tė Kombeve tė Bashkuara nuk e ndryshuan gjendjen e grave. Shkeljet e tė drejtave tė njeriut tė cilat lidheshin nė mėnyrė specifike me gjininė nuk trajtoheshin hapur. Lėnia e pėrgjithshme pas dore e interesave tė gruas nė aparatin e Kombeve tė Bashkuara i dha shkas Komisionit tė Gruas t'i drejtonte nė vitin 1972 njė rekomandim Asamblesė sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara: Viti 1975 tė shpallej viti i gruas dhe tė shtoheshin aktivitetet nė fushėn e tė drejtave tė gruas. Zbatimi praktik i tė drejtave tė gruas (qė nga viti 1975) Viti ndėrkombėtar i gruas 1975, dekada pasuese e gruas nga viti 1976 deri nė vitin 1985 nėn moton "Barazi, Zhvillim dhe Paqe" ishin njė pikė kthese. Nisėn aktivitete tė fuqishme pėr gratė brenda Kombeve tė Bashkuara. Marrėveshja pėr Shmangien e ēdo Forme tė Diskriminimit tė Gruas
Kjo pėrbėn njė pėrparim tė madh, sepse diskriminimet dhe shkeljet e tė drejtave ndaj grave nuk ndodhin nga shteti, por janė pjesė e "sferės private". I rėndėsishėm ėshtė programi i veprimit qė i detyron shtetet nėnshkruese tė zbatojnė masa, tė cilat duhet tė sjellin jo vetėm nga ana ligjore (de jure), por edhe nė zbatim (de facto) barazinė mes burrit dhe gruas. Dobėsia e marrėveshjes qėndron nė zbatimin dhe kontrollin e detyrimeve tė pėrcaktuara nė tė. Ėshtė marrėveshja mė e ngarkuar me rezerva, shumė nga 165 palėt nėnshkruese nuk i pranojnė tė gjitha detyrimet. Shtetet janė tė detyruara t'i dėrgojnė ēdo vit njė raport mbi gjendjen e tė drejtave tė gruas nė vendin e tyre komisionit tė ekspertėve. Pėr shkak tė problemeve strukturore, koha e pėrpunimit ėshtė e gjatė dhe pėrveē kėsaj, shumė shtete nuk e zbatojnė detyrimin pėr dėrgimin e raportit. Masa tė tjera kontrolluese dhe sanksionuese, fillimisht nuk ishin parashikuar. Komisioni i konventės sė gruas ka nė dispozicion mjete tė kufizuara financiare nė krahasim me organet e tjera tė tė drejtave tė njeriut tė Kombeve tė Bashkuara. Pėr mė tepėr, komisioni nuk ėshtė i zyrtarisht i plotfuqishėm pėr tė pėrdorur informacionet e organizatave joqeveritare. Konferenca botėrore e tė drejtave tė njeriut nė Vjenė, 1993 Kėndvėshtrimi i bashkėsisė sė shteteve fillimisht ishte qė nuk ėshtė e nevojshme qė kushtet e jetesės sė grave tė kontrollohen si tė drejtat e njeriut qė janė "tė vėshtira" pėr t'u arritur. Pėr shkak tė rrėnjėve tė thella nė tradita kulturore dhe sociale, kushtet pėr jetesė tė gruas duhet tė ndryshojnė nė sajė tė masave afatgjata sociale dhe ekonomike. Dhuna ndaj grave nuk u dėnua hapur nė konventėn e gruas. Si rezultat i fushatės disavjecare "Tė drejta e gruas janė tė drejta tė njeriut", lėvizja ndėrkombėtare e gruas arriti qė tema dhuna ndaj grave tė diskutohej nė Konferencėn e dytė pėr tė drejtat e njeriut tė Kombeve tė Bashkuara. Kėshtu, deklarata pėrfundimtare e Vjenės, pėr herė tė parė nė historinė e Kombeve tė Bashkuara, dėnon hapur dhunėn ndaj grave si shkelje e tė drejtave tė njeriut. Kėtu u vendos qartė qė "tė drejtat e njeriut tė grave dhe vajzave janė pjesė e patjetėrsueshme dhe e pandashme integrale e tė drejtave universale tė njeriut". Pas kėsaj konference, Kombet e Bashkuara miratuan nė dhjetor tė vitit 1993 "Deklaratėn pėr Shmangien e Dhunės ndaj Grave". Pas Deklaratės sė Vjenės dhe planveprimit tė vjenės, tė drejtat e gruas janė pjesė e patjetėrsueshme dhe e pandashme e tė drejtave universale tė njeriut, tė cilat nuk duhet tė relativizohen nga pėr shkak tė zakoneve kulturore. Deklarata e Kombeve tė Bashkuara pėr Shmangien e Dhunės ndaj Grave e vitit 1993 Nė dhjetor 1993, Asambleja e Pėrgjithshme e Kombeve tė Bashkuara saktėsoi formulimet e dokumentit pėrfundimtar tė Vjenės nėpėrmjet njė "Deklarate pėr Shmangien e Dhunės ndaj Grave" dhe pėrmendi forma tė dhunės ndaj grave nė sferėn publike dhe private, tė cilat pėrbėjnė shkelje tė tė drejtave tė njeriut:
Nė mars tė vitit 1994, komisioni i tė drejtave tė njeriut themeloi zyrėn e njė raportueseje tė pėrhershme pėr dhunėn ndaj grave, mandati i sė cilės pėrsfshin tė gjithė Deklaratėn pėr Shmangien e Dhunės ndaj Grave. Konferenca e katėrt botėrore e grave e Kombeve tė Bashkuara "Tė veprojmė pėr barazi, zhvillim dhe paqe" Nė shtator tė vitit 1995, zhvillimi i konferencės sė katėrt botėrore tė grave tė Kombeve tė Bashkuara, nė tė cilėn morėn pjesė rreth 47.000 tė deleguar, shėnoi edhe konferencėn mė tė madhe deri atėherė nė historinė e Kombeve tė Bashkuara. Nė "Deklaratėn pėr Shmangien e Dhunės ndaj Grave", tė drejtat e gruas u njohėn si pjesė integrale e tė drejtave tė njeriut. Megjithatė rinisi njė debat i fuqishėm pėr pėrkufizimet e ndryshme kulturore tė tė drejtave tė gruas nga shoqėritė nė mbarė botėn. Fakti qė katalogu i kėrkesave me 150 faqe u nėnshkrua nga 189 shtete, ėshtė meritė e veēantė edhe e pranisė sė mijėra anėtarėve tė organizatave joqeveritare. Me ratifikimin e saj hynė nė fuqi detyrimet e mėposhtme:
Mundėsitė e sanskioneve pėr shkeljet e tė drejtave tė gruas nė fushėn ndėrkombėtare 1) Protokolli fakultativ i "Marrėveshjes pėr Shmangien e ēdo Forme tė Diskriminimit tė Gruas" Me gjithė kundėrshtimet dhe debatet, sipas shembullit tė teksteve tė ngjashme, katėr vjet pas Pekinit u paraqit njė protokoll fakultativ pėr "konventėn e gruas", i cili lejon ankesat e personave tė veēantė nė komision, nėse ata janė diskriminuar nė fushat e pėrmendura nė marrėveshje. Por kriteret pėr ngritjen e njė padie janė tė vėshtira pėr t'u arritur:
Nėse njė individ ose njė grup pretendon shkeljen e tė drejtave tė pėrcaktuara nė marrėveshje nga njė shtet nėnshkrues, komisioni i tė drejtave tė gruas mund tė kėrkojė masa tė pėrkohshme pėr sigurimin e tė drejtave tė tė prekurve nga shteti nė fjalė. Pėrveē kėsaj, komisioni mund tė nisė hetime me anė tė anėtarėve tė tij, nėse merr sinjale tė "shkeljeve tė rėnda ose sistematike tė drejtave tė pėrcaktuara nė marrėveshje". 2) Gjykata Ndėrkombėtare e Kombeve tė Bashkuara Nė tė ashtuquajturin rastin "Foca" u paditėn dhe u dėnuan pėr herė tė parė nė histori persona tė veēantė pėr ushtrim tė dhunės seksuale nė kuadrin e veprimeve luftarake. Dhuna seksuale u ndėshkua si shkelje e rėndė e Konventės sė Gjenevės sė vitit 1949 (si "torturė" dhe "skllavėrim"), pėr tė cilėn pėrgjigjet Gjykata Ndėrkombėtare pėr Ndėshkimin e Krimeve tė Luftės nė rajonin e ish-Jugosllavisė. [Autore: Dorette Wesemann; Redaktor: Ragnar Müller] |
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|