Pėrse?
Lart Ēfarė? Pėrse? Nga? Linklistė

 

Familja
Vrasjet pėr prikė
Vrasjet pėr nder
Rrethprerja
Preferenca pėr djalin
Pėrdhunimi
Trafikimi i grave


 

“Tė Drejtat e Njeriut

Tė Drejtat e Gruas

Shembuj tė shkeljes sė tė drejtave tė gruas

Para lindjes

> dėshtimi i qėllimtė i fetusit femėr (Preferenca pėr djalin)

Nė foshnjėri

> Vrasja e foshnjave femra
> Parapėlqimi i djemve dhe sjellja diskriminuese nė lidhje me ushqimin dhe kujdesin shėndetėsor

Fėmijėri / Rini

> martesa e detyruar dhe shtatėzėnėsia e vajzave minorene
> rrethprerja e femrave/ gjymtimi i organeve gjenitale
> keqtrajtimi seksual nga anėtarėt e familjes dhe tė huajt
> Prostitucioni dhe pornografia e fėmijėve

Adoleshencė

> Pėrdhunimi
> ngacmimet seksuale nė vendin e punės
> prostitucioni i detyruar
> trafikimi i vajzave dhe grave
> vrajset pėr nder

Nė moshė tė rritur

> Keqtrajtimi nga ana e bashkėshortit (dhuna nė familje)
> dhuna dhe vrasjet pėr prikėn
> Ngacmimet seksuale nė punė
> Pėrdhunimi

Alter

> Keqtrajtimi i grave tė veja

[tabela e ndryshuar sipas: Schmidt-Häuer, Julia: Menschenrechte – Männerrechte – Frauenrechte; LIT: Münster 2002, S. 172]

Pėrse tė drejtat e grave?

Gjatė shekullit XX, gjendja e grave ėshtė pėrmirėsuar hap pas hapi, falė ndryshimeve tė kushtetutave nė shkallė kombėtare dhe deklaratave dhe dokumenteve ndėrkombėtare. Nė shumė vende janė hequr kufizimet formale dhe ligjore. Kėto masa sollėn mundėsi mė tė mira pėr arsimim, kujdes shėndetėsor dhe pėr pjesėmarrjen politike tė tyre. Megjithatė kjo nuk do tė thotė se ėshtė siguruar mbrojtja e tė drejtave tė gruas, madje edhe nė nivel global pavarėsisht nga ēdo kontekst kulturor. Shkelja e tė drejtave tė grave ėshtė produkt i dhunės. E drejta mė e rėndėsishme e njeriut - e drejta pėr jetėn dhe paprekshmėrinė fizike - iu mohohet ēdo ditė grave nė mbarė botėn. Ato janė tė ekspozuara ndaj dhunės nė familje, nė shoqėri, madje edhe ndaj dhunės shtetėrore.

Ēfarė ėshtė dhuna ndaj grave?

E veēanta e kėsaj forme dhune qėndron nė faktin qė ajo nuk drejtohet ndaj njė gruaje tė vetme, por ndaj tė gjitha grave si grup shoqėror. Dhunė ndaj grave ėshtė gjithēka qė iu mohon atyre tė drejtėn pėr tė shpalosur aftėsitė dhe mundėsitė e tyre pėr zhvillim, vetėm pėr shkak tė gjinisė sė tyre. Ajo ėshtė shpesh formė e pėrēmimit tė gruas qė ėshtė pranuar nė njė shkallė tė caktuar nė shoqėri, ndėrkohė qė nuk perceptohet fare nga burrat. Ndėrsa gratė pranohen si e keqe e domosdoshme ose si njė formė biologjike e marrėdhėnies burrė-grua. 

Dhuna kategorizet nė dhunė tė strukturuar dhe dhunė personale. Me dhunė personale nėnkuptohen sulme tė drejtpėrdrejta fizike ndaj gruas sic ėshtė p.sh. pėrdhunimi i grave dhe vajzave, keqtrajtimi fizik dhe vrasja e grave. Dhuna personale qėndron nė shumicėn e rasteve, nė lidhje tė drejtpėrdrejtė me trupin femėror, me funksionin riprodhues tė gruas dhe seksualitetin e saj. Dhuna e strukturuar shprehet nė ideologjinq e ndjenjės sė inferioritetit, nė mospėrfilljen e statusit tė gruas dhe nė superioritetin e burrit nė shunė fusha shoqėrore.

Ndaj dhunės seksuale, qeveritė nuk reagojnė me tė njėjtat mjete dhe tė njėjtat masa ndėshkuese si ndaj veprave tė tjera penale. Dhuna ndaj grave, pėr njė kohė tė gjatė nuk konsiderohej fare si shkelje e tė drejtave tė njeriut, por si ēėshtje "e brendshme" e shteteve tė veēanta, ndėrsa nė shtetet e veēanta si ēėshtje "private" e viktimės dhe keqbėrėsit. Kjo i ka rrėnjėt nė dallimin e sferave "publike" dhe "private", qė ekziston qoftė nė shoqėritė tradicionale patriarkale, qoftė nė shoqėritė perėndimore.

[Mė tepėr rreth kėtij dallimi dhe pasojave tė tij do tė gjeni nė kapitullin: "Nga – Si janė zhvilluar tė drejtat e gruas?"]

[Autore: Dorette Wesemann, Redaktor: Ragnar Müller]

[Kreu i faqes]

Shkeljeve tė mėposhtme tė tė drejtave tė grave iu janė kushtuar kėta kapituj thellues:

Dhuna nė familje
Krimet nė lidhje me prikėn
Vrasjet e nderit
Rrethprerja te femrat ose gjymtimi i organeve gjenitale
Preferenca tradicionale pėr djalin
Pėrdhunimi
Trafikimi i grave dhe vajzave

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.