|
|
|
|
Pėrdhunimi Pėrdhunime ka praktikisht nė tė gjitha shoqėritė e sotme, edhe nė shtetet ku nuk ekzistojnė shifra zyrtare. Nė bazė tė raporteve tė Kombeve tė Bashkuara, pėrdhunimet janė mė tė shpeshta nė vendet e mėposhtme: Afganistan, Guyana, Kamboxhia, Kolumbi, Mozambik, Nepal, Pakistan, Peru, Filipine, Sllovaki, Svaziland, Tajvan, Trinidad dhe Tobago, Uganda dhe nė Zaire. NĖ Gjermani, El Salvador, Mikronezi, Irlandė, Kenia, Peru, Cejlon, Suedi dhe Taxhikistan vėrhet njė rritje e numrit tė pėrdhunimeve kohėt e fundit. Vetėm nė Mauritani, Laos, Gjeorgji dhe Tunizi, pėrdhunimet duket se janė mė tė rralla. Pėrmasat e vėrteta tė pėrdhunimit nuk kuptohen, sepse shifrat e fshehura janė shumė tė larta. Shpesh, tė dhėnat dalin nga rastet e kallėzuara nė polici. Njė studim i kryer nė Kanada, Zelandėn e Re, nė Shtetet e Bashkuara dhe nė Korenė e Jugut tregoi se nė kėto vende janė pėrdhunuar tetė deri nė 15% e vajzave adoleshente. Nėse kėsaj shifre i shtohen edhe pėrėdhunimet e mbetura nė tentativė, shifra shkon deri nė 20-27%. Nė shumė vende, frika nga pėrdhunimi pėrcakton jetėn e pėrditshme tė shumicės sė grave. Ato e kufizojnė hapėsirėn e tyre tė veprimit dhe tė lėvizjes dhe kėrkojnė mbrojtjen e njė burri. Megjithatė kėrcėnimi qė shkakton frikė nga pėrdhunimet nga njė i huaj nė errėsirė, sipas statistikave, janė relativisht tė rralla. Shumė mė shpesh, pėrdhunimet dhe ngacmimet seksuale ndodhin nė ambjentin shoqėror tė grave (shih kapitullin "Dhuna nė familje"). Megjithatė, pėrdhunimet nga bandat (pėrdhunimet nė grup) janė shtuar nė shumė vende (Guinea e Re-Papua, Indi, SHBA). Gratė qė arratisen apo qė ndodhen nė kampe emigrantėsh janė mė tė kėrcėnuara nga pėrdhunimet dhe ngacmimet seksuale. Autorėt janė ushtarakė, zyrtarė, grupe banditėsh, emigrantė meshkuj apo burra tė etnive rivalizuese. "Nderet" seksuale jepen nė kėmbim mallrave, parave, mbrotjes sė njė burri apo si "lekė hyrjeje" nė kufi. Nė shumė shtete, tė burgosurat femra keqtrajtohen seksualisht nga tė burgosurit e tjerė ose nga rojet dhe policėt, ose ato kėrkcėnohen me dhunė seksuale, pėr tė dhėnė informacione apo pėr tė dėshmuar. Sfondi: Pėrdhunimi ėshtė njė formė e seksualizuar e ushtrimit tė pushtetit dhe kontrollit dhe jo kėnaqja e instiktit seksual. Ai ėshtė i rrėnjosur nė shoqėritė patriarkale. Kėshtu, skena pėrdhunimesh gjenden qysh nė mitet e krijimit dhe legjendat. Pėrdhunimi shėrben pėr t'i pėrulur apo pėr t'i trembur gratė. Nė shumicėn e rasteve, autorėt nuk vuajnė nga crregullime psikike abnormale. Qėllimi ėshtė depersonalizimi i viktimės, duke e reduktuar atė vetėm nė seksin e saj. Pėr kėtė arsye, pėrdhunimet janė psikikisht shumė mė tė rėnda se sjelljet e tjera agresive. Pasojat:
Shumė e rėndė pėr viktimėn ėshtė jeta me pėrdhunimin. Nė shumicėn e shoqėrive, gratė nuk mund tė presin as ndihmėn e familjes, miqve apo tė njohurve, sepse shpesh te viktima kėrkohet bashkėfajėsia, ndėrsa autori lehtėsohet. Kėto mendime nuk janė tė pėrhapura jo vetėm nė shoqėri, por edhe te personeli i policisė dhe gjyqeve. Nėse pėrdhunimet denoncohen, iu kushtohet pak vėmendje. Nėse jepet dėnimi, autorėt marrin dėnime tė lehta. Madje vetė procesi gjyqėsor ėshtė shpesh njė tjetėr traumatizim pėr viktimėn. Nėse gruaja jeton nė njė shoqėri, nė tė cilėn virgjėria e vajzės sė pamartuar ėshtė shumė e rėndėsishme, viktima mund edhe tė keqtrajtohet apo tė vritet (shih kapitullin "Vrajsjet pėr nder"). Ēfarė bėhet kundėr pėrdhunimeve? Pėrdhunimi dhe keqtrajtimi seksual janė tė dėnueshėm nė tė gjitha vendet. Megjithatė, pėrdhunimi nga ana ligjore nuk shihet gjithnjė si cėnim i integritetit personal dhe tė sė drejtės sė gruas, por si sulm ndaj zakoneve dhe moralit. Dhe e vėrteta ėshtė qė i kushtohet mė shumė vėmendje marrjes nėpėr gojė tė viktimės, sesa sjelljes sė keqbėrėsit. Nė shumicėn e vendeve, pėrdhunim quhet vetėm akti i detyruar seksual vaginal, njė akt tjetėr seksual apo ngacmimi me objekte hyjnė vetėm nė veprėn penale tė lehtėsuar tė "ngacmimit seksual", edhe pse pėr viktimėn ka shumė mundėsi qė ēdo lloj keqtrajtimi seksual tė jetė njėsoj i rėndė. Pėrvec kėsaj, viktima e ka tė vėshtirė tė dėshmojė, nėse nuk ka plagosje tė rėnda. Madje nė Pakistan, gratė duhet tė kenė katėr dėshmitarė meshkuj, tė cilėt tė mund tė dėshmojnė qartė pėr pėrdhunimin e saj, pėrndryshe ajo nuk mund ta denoncojė personin qė e ka pėrdhunuar. Nė rastin e njė gruaje tė martuar ajo kėrcėnohet tė akuzohet pėr tradhti bashkėshortore. Reformat duhet tė kontribuojnė qė gratė tė kenė mundėsi t'i padisin mė lehtė pėrdhunimet. Nė disa vende janė krijuar rajone policie apo hapėsira tė tjera me personel tė pėrbėrė nga punonjėse femra. Nė Kanada, Australi, Malajzi dhe nė shumė shtete tė Shteteve tė Bashkuara, pėrfshirja (lidhja) e sė shkuarės seksuale tė viktimės lejohet vetėm nė raste tė rralla. Nė Indi ėshtė kthyer detyrimi pėr tė dėshmuar nė rastin e pėrdhunimeve tė bandave dhe tė pėrdhunimeve nė arrest: Bėhet pėr njė akt seksual kundėr vullnetit tė viktimės, ndėrsa i pandehuri duhet tė dėshmojė tė kundėrtėn. Nė Britaninė e Madhe, po veprohet kundėr prirjes qė pėrdhunimet tė dėnohen me dėnime tė lehta. Kėtu janė miratuar direktiva tė veēanta, nė bazė tė tė cilave parashikohet njė dėnim minimal prej pesė vjetėsh. Pėrdhunimi nė luftė Prej shekujsh, luftėrat janė tė lidhura me pėrdhunimet nė masė. Ushtarėt gjermanė pėrdhunuan gra ruse gjatė Luftės sė Dytė Botėrore, ndėrsa ushtarėt rusė pėrdhunuan gra gjermane. Ushtarėt japonezė detyruan gra koreane, kineze dhe tajvaneze tė prostituonin gjatė kolonializmit dhe luftės paqėsore (tė ashtuquajturat "Gratė ngushėlluese" "comfort ėomen")Gjatė luftės nėntėmujore bengalo-pakistaneze tė vitit 1971, sipas vlerėsimeve tė bėra, ushtarėt pakistanezė pėrdhunuan 200.000 deri nė 400.000 gra bengaleze. Edhe nė luftėn e Vjetnamit dhe gjatė luftėrave nė Jugosllavi kanė ndodhur pėrdhunime dhe tortura seksuale nė pėrmasa tė mėdha. Mund tė thuhet se nė ēdo rajon konflikti, pėrballjet e armatosura shkojnė bashkė me dhunėn seksuale (Timori Lindor, Kashmir, Haiti, Xhibuti etj.). Ėshtė e vėshtirė tė vlerėsosh pėrmasat e pėrdhunimeve nė luftėra, nga njėra anė, sepse ėshtė e vėshtirė tė nxjerrėsh nė pah tė dhėna pėrfaqėsuese nga rajonet aktuale tė konfliktit dhe nga ana tjetėr, ngaqė gratė heshtin pėr shkak tė traumatizimit apo mbase edhe nga frika e pėrgojimit nė familje dhe nė shoqėri. Edhe kur ekzistojnė shifra, karakteri pėrfaqėsues i tyre ėshtė i dyshimtė, sepse nė shumicėn e rasteve ato pėrgatiten nga partitė kundėrshtare pėr t'u pėrdorur pėr qėllime propagandistike. Sfondi: Sot njihet si fakt qė pėrdhunimet nė luftėra nuk ndodhin pėr shkak tė mungesės sė marrėdhėnieve seksuale. Ato ndodhin kur gra tė gatshme dhe prostituta vihen nė dispozicion. Pėrdhunimet nė luftė u shėrbejnė mbi tė gjitha pėrdhunuesve pėr tė pėrmbushur nevojat e tyre sociale tė pushtetit dhe tė konfirmimit tė mashkulloritetit tė tyre. Ngaqė ishtarėt nė luftė kanė shpesh atake frike dhe gjendje tė fikėti, pėrdhunimet iu shėrbejnė pėr tė rifituar ndjenjėn e forcės dhe pėr tė mposhtur frikėn. Nė ushtri krijohet njė ideal i burrėrisė i lidhur me dhunėn dhe epėrsinė, ndėrsa feminiteti dhe cilėsitė "femėrore" si frika dhe ndjeshmėria shihen me pėrcmim. Ushtarėt duhet tė identifikohen me kėtė ideal burrėrie. Dhe pėrdhunimet dėshmojnė "burrėrinė" e ushtarėve. Pėrdhunimet nė luftėra nuk janė tė shpjegueshme apo pėrcmimi ekzistues ndaj grave nė shoqėritė e veēanta, e cila nxitet, ngaqė rregullat, tė cilat pengojnė shfaqjen e kėtyre ndjenjave nė kohė paqeje, nė kohė lufte shfuqizohen. Pėrdhunimet nė masė pėrdoren edhe pėr tė demoralizuar kundėrshtarin, tė cilit i jepet tė kuptojė se nuk ėshtė nė gjendje tė mbrojė familjen e tij, duke sulmuar kėshtu burrėrinė e tij. Prandaj ato pėrdoren apo nxiten me vetėdije si strategji lufte. Pasojat e pėrdhunimeve nė luftė Pasojat fizike dhe sociale janė tė ngjashme me pasojat e tyre nė kohė paqeje. Por kėtu, traumat janė vetėm njė pjesė e trysnisė psikike qė viktima duhet tė durojė pėr shkak tė luftės. Gruaja duhet tė vuajė pasoja tė rėnda sidomos atėherė, kur ajo mbetet shtatzėnė nga njė pėrdhunim. Gratė braktisen shpesh nga burrat, disa tė tjera vrasin veten ose arratisen jashtė vendit, pėr tė mos u kthyer kurrė mė. Me kėtė lidhet edhe koncepti i pėrdhunimit si pjesė e strategjisė demoralizuese dhe e asgjėsimit social (shoqėror) tė kundėrshtari. Ēfarė bėhet kundėr pėrdhunimeve masive nė luftėra? Qysh prej vitit 1949, pėrdhunimi nė luftėra konsiderohet si thyerje (shkelje) e sė drejtės ndėrkombėtare. "Gratė mbrohen posaēėrisht nga ēdo lloj sulmi ndaj nderit tė tyre dhe mė saktė nga pėrdhunimet, kurvėria (prostitucioni) dhe nga ēdo veprim i pamoralshėm (Konventa IV e Gjenevės). Megjithatė, ky hap nuk ka ndryshuar asgjė nė praktikimin e pėrdhunimeve nė luftėra. Vetėm pas dėnimit tė pėrdhunuesve (pėr herė tė parė nga Gjykata Ndėrkombėtare e Hagės), pėrdhunimi konsiderohet si krim lufte me tė gjithat pasojat. Ende nuk dihet dhe duhet pritur pėr tė parė nėse kjo mėnyrė veprimi do tė ketė efekt frenues te palėt nė luftėrat e ardhshme. [Autore: Dorette Wesemann, Redaktor: Ragnar Müller] |
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|