|
|
|
|
Dhuna nė lidhje me prikėn Vrasjet pėr prikė janė tė pėrhapura nė Azinė Jugore (Bangladesh, Pakistan, Indi dhe Nepal). Disa shifra: nė vitin 1993, nė Indi, nė bazė tė raporteve qeveritare, u kryen 5.817 vrasje pėr prikė, nė vitin 1994 4.936 dhe nė vitin 1995 4.811 vrasje tė tilla. Nė Pakistan, nė bazė tė vlerėsimeve jozyrtare, numri i vdekjeve u rrit nga 1.100 nė vitin 1980 nė 1.900 nė vitin 1990. Por shifrat e fshehura duhet tė jenė shumė mė tė larta. Shumė viktima vdesin nga plagėt, pėrpara se tė mund tė hetohet pėr shkaqet; tė mbijetuarit nuk pranojnė tė dėshmojnė nga frika. Fillimisht, gratė keqtrajtohen psikikisht dhe fizikisht nga burri dhe familja e tij. Ngaqė kthimi nė shtėpinė e prindėrve ėshtė i ndaluar pėr shkak tė "turpit", shumė prej tyre vrasin veten. Gratė e tjera mbulohen zakonisht me kerozinė dhe iu vihet flaka. Soba me kerozinė ka pothuajse nė tė gjitha shtėpitė, prandaj vrasje tė tilla fshihen si "vdekje aksidentale nė kuzhinė". Arsyeja kryesore pėr vrasjet pėr prikė, janė interesat financiare, pėr shembull kur prindėrit e nuses nuk janė nė gjendje tė paguajnė ēmim in e nuses, nėse nuk arrijnė tė paguajnė kėrkesa tė tjera ose kur bashkėshorti kėrkon njė martesė tė dytė pėr njė prikė tjetėr. ēfarė bėhet kundėr vrasjeve pėr prikė? Nė Indi, pagimi i prikės ėshtė ndaluar qysh nė vitin 1961. Kodi penal u plotėsua nė vitin 1996 me shtesėn qė burri apo tė afėrmit e tij bėhen pėrgjegjės pėr cdo vdekje jonatyrore gjatė shtatė vjetėve tė parė tė martesės, pėr sa kohė nuk mund tė dėshmojnė tė kundėrtėn (pafajėsinė). Pavarėsisht nga kėto masa tė marra vazhdojnė tė kryhen vrasjet pėr shkak tė prikės. [Autore: Dorette Wesemann, Redaktor: Ragnar Müller] |
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|