Trafikimi i grave
Lart Familja Vrasjet pėr prikė Vrasjet pėr nder Rrethprerja Preferenca pėr djalin Pėrdhunimi Trafikimi i grave

 


 

Tė Drejtat e Njeriut

Tė Drejtat e Gruas

Trafikimi i vajzave dhe grave

Qysh nė fund tė shekullit XIX u bė i njohur problemi i trafikimit tė grave pėr qėllime prostitucioni. Sipas raporteve tė Kombeve tė Bashkuara, sot janė tė rrezikuara mė shumė vajzat dhe gratė nga Azia Jugore dhe Juglindore (Burma, Kina, Kamboxhia, Laosi, Nepali, Tajvani, Tajlanda, Vjetnami), nga Evropa Lindore (vendet baltike, Ukraina), si dhe nga Amerika e Jugut (Brazili). Pėrmasat e vėrteta tė trafikimit tė grave ėshtė vėshtirė tė vlerėsohen. Vetėm nė Tajlandė, sipas OJQ-ve lokale, janė rreth 200.000 mijė deri nė dy milionė gra qė punojnė si prostituta.

Kėtyre grave iu premtohet njė punė e paguar mirė nė njė vend tjetėr. Sapo kalojnė kufirin, iu merret pasaporta dhe ato detyrohen tė punojnė nė shtėpi publike. Ato duhet tė jetojnė dhe punojnė nė kushte skllavėrie, pasi kanė hyrė nė borxhe te tutorėt e tyre (tregtarėt e grave), tė cilėt marrin pėrsipėr transportin dhe shpenzimet e tjera. Damkosja nga shoqėria, dhuna dhe vendi i huaj e rrisin varėsinė e viktimave. Preferenca tradicionale pėr djalin, nevoja apo mirėbesimi i ēon prindėrit nė disa vende, t'ua shesin vajzat rrjeteve trafikuese. Shpesh ndodhin edhe rrėmbime tė dhunshme tė vajzave dhe grave. 

Trafikimi i grave ėshtė njė treg nė rritje, pėr nga vėllimi i krahasueshėm me tregtinė e drogės dhe atė tė armėve. Ky treg ushqehet nga fantazitė raciste dhe etja pėr pushtet e burrave perėndimorė, tė cilėt i shpenzojnė paratė, pėr tė pasur nė dispozicion gra dhe vajza. E njėjta gjė vlen edhe pėr burrat e vendeve nga vijnė kėto gra dhe vajza. Statusi i ulėt shoqėror i grave, diskriminimi i grave tė ndara, tė veja apo tė pėrdhunuara si dhe situata e tyre (asnjė mundėsi punėsimi apo formimi, varfėria), e cila ėshtė keqėsuar gjatė ndryshimeve social-ekonomike tė viteve tė fundit. Tė gjithė kėta faktorė japin kontributin e tyre pėr mbajtjen nė kėmbė tė kėsaj tregtie makabre.

Ēfarė bėhet kundėr trafikimit tė grave? Qysh prej vitit 1904 ekzistojnė marrėveshje ndėrkombėtare pėr luftimin e trafikimit tė grave, siē  ėshtė pėr shembull, Marrėveshja Ndėrkombėtare pėr Sigurimin e Mbrojtjes kundėr Trafikimit tė Qenieve Njerėzore mė 18 maj 1904 (ndryshuar nė vitin 1949). Marrėveshja Ndėrkombėtare pėr Luftimin e Trafikimit tė Qenieve Njerėzore e 4 dhjetorit 1910 i detyron vendet nėnshkruese (Gjendja e vitit 1989: 71 vende qė kanė nėnshkruar kėtė marrėveshje) tė dėnojnė prostitucionin e detyruar tė vajzave minorene nė vendet e tyre. pėrveē kėsaj ekziston njė Marrėveshje pėr Ndalimin e Trafikimit tė Grave tė Rritura e vitit 1933 (ndryshuar nė vitin 1949).

Ligjet lokale pėr frenimin e prostitucionit veprojnė kundėr atyre qė ndiqen si emigrante dhe prostituta ilegale, ndėrkohė qė tutorėt pasi paguajnė lirimin me kusht, lihen prapė tė lirė. Nė shumė vende tė BE-sė, njė grua mund t'i drejtohet vetė, gjyqit, vetėm nėse ka njė lejėqėndrim. Madje edhe nė rastet kur duan tė dėshmojnė si dėshmitare kundėr rrjeteve trafikuese, kėrcėnohen me dėbim (kthim) nė vendet e tyre. Nė kėtė mėnyrė gratė kthehen nė duart e tutorėve tė tyre. Procesi penal kundėr tregtarėve tė grave pezullohet shpesh pėr mungesė provash.

Link:
OJQ kundėr trafikimit tė grave: www.stop-traffic.org

[Autore: Dorette Wesemann, Redaktor: Ragnar Müller]

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.