Vrasjet pėr nder
Lart Familja Vrasjet pėr prikė Vrasjet pėr nder Rrethprerja Preferenca pėr djalin Pėrdhunimi Trafikimi i grave

 


 

Tė Drejtat e Njeriut

Tė Drejtat e Gruas

Shkelja e tė drejtave tė grave: Vrasja pėr nder

"Krimet pėr nder" (honor crimes) janė shumė tė shpeshta nė lindje dhe juglindje tė Turqisė. Ato janė tradicionalisht tė pėrhapura nė tė gjithė hapėsirėn e Mesdheut, nė Lindjen e Mesme dhe mė tej nė Azi dhe nė Afrikė. Pėr ēfarė bėhet fjalė? Vajzat qė kanė humbur virgjėrinė, duhet tė kenė parasysh qė mund tė vriten nga familja. Njė marrėdhėnie dashurie ėshtė po aq vdekjeprurėse, sa edhe njė pėrdhunim apo abuzim seksual, madje edhe nga njė anėtar i familjes. Po kaq e kėrcėnuar ėshtė edhe njė grua qė shkel kurorėn me njė burrė tjetėr apo qė shkel fejesėn e stisur nga familja, pavarėsisht nėse ka shkuar ose jo me njė burrė tjetėr.)

Numri i saktė i vrasjeve pėr nder nuk ėshtė i njohur, ngaqė shumė nga kėto krime maskohen si aksidente. Vetėm nė qytetin Urfa nė Turqi, nė 5 vitet e fundit janė kryer 26 vrasje pėr nder. Nė Pakistan plagosen ose vriten ēdo vit nga tė afėrmit qindra gra pėr shkak tė marrėdhėnieve tė supozuara seksuale ilegale. Vajzat, nėse arratisen, ndiqen dhe vriten - mbyten, vriten me armė, digjen me benzinė, shtypen me makinė (nga anėtarėt meshkuj tė familjes) ose helmohen (nga nėnat e tyre apo vjehrrat). Nė raste mė tė rralla mjafton pėrjashtimi nga familja. Nganjėherė vajzat e "ēnderuara" martohen shpejt. Por edhe nė kėtė rast, vajza kėrcėnohet nga vdekja nėse "humbja e nderit" zbulohet nga familja e re.

Sfondi: Sipas moralit patriarkal, nderi i tė gjithė familjes varet nga virgjėria e vajzės ose nga pastėrtia (dėlirėsia) e gruas sė martuar. Nuk ka rėndėsi nėse vajza e humb vullnetarisht apo me dhunė virgjėrinė. Nėse "turpi" bėhet i dukshėm pėr tė tjerėt, nga njė shtatėzėnėsi, atėherė nderi i vajzės mund tė shpėtohet vetėm nga vdekja. Gruaja e prekur nuk mund tė presė ndihmėn e grave tė tjera nė familje, sepse ato duhet ose duan tė ruajnė tė pacenuar nderin e familjes. "Ēnderimi" i njė familjeje nga vajza mund tė shkatėrrojė edhe shanset pėr t'u martuar tė gjithė motrave tė saj.

Nė Anadollin juglindor, pėr shembull, dy tė tretat e tė gjitha martesave stisen nga familja. E rėndėsishme pėr prestigjin e familjes ėshtė cmimi qė duhet tė paguajnė pėr t'u martuar. Pėr shumė djem tė rinj, kjo ėshtė njė shumė tepėr e lartė, kėshtu qė ata duhet tė kursejnė me vite tė tėra pėr martesėn. Vajzat janė tė detyruara tė martohen me burra pleq. Pėr kėtė arsye shtohet numri i arratisjes sė ēifteve tė reja nė qytetet e mėdha.

Ēfarė bėhet kundėr vrasjeve pėr nder? Vrasjet pėr tė shpėtuar nderin e familjes, nė Turqi janė tė dėnueshme. Megjithatė, mė mirė pranohet dėnimi me burg, sesa ēnderimi i familjes. Shpesh, pleqėsia e familjes ngarkon njė anėtar tė mitur tė familjes, pėr shembull vėllanė e vogėl, pėr tė kryer vrasjen, pėr t'i shpėtuar dėnimit (ndėshkimit). Tė shumtėn e herės, mundėsia e vetme pėr gratė pėr t'i shpėtuar vdekjes, ėshtė arratisja. Megjithatė nuk ekzistojnė direktiva ligjore qė tė bėjnė tė mundur azilin pėr kėto gra. Edhe vajzat dhe gratė e atyre qė kanė emigruar nė Evropė, janė tė kėrcėnuara, sidomos kur pretendojnė tė kenė tė drejtat qė i shohin edhe te gratė evropiane.

[Autore: Dorette Wesemann, Redaktor: Ragnar Müller]

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.