Rrethprerja
Lart Familja Vrasjet pėr prikė Vrasjet pėr nder Rrethprerja Preferenca pėr djalin Pėrdhunimi Trafikimi i grave

 


 

Tė Drejtat e Njeriut

Tė Drejtat e Gruas

Rrethprerja te femrat (Gjymtimi i organeve gjenitale, FGM)

FGM (= Female Genital Mutilation) ėshtė i pėrhapur kryesisht te shumė fise nė Afrikė. Nė Egjypt, Etiopi, Sudan apo Xhibut preken thuajse 100 % e grave. Nė vende tė tjera rrethpriten vetėm pjesėtarė tė fiseve tė caktuara, si p.sh. nė Nigeri, Maili, Burkina Faso, Senegal, Kenia etj. FGM shfaqet edhe nė Gadishullin Arabik (p.sh. nė Emiratet e Bashkuara Arabe, nė Jemenin e Jugut) dhe nė disa pjesė tė Azisė.

Sipas studimeve, nė mbarė botėn janė tė prekura rreth 100 deri nė 157 milionė gra dhe vajza nga rrethprerja femėrore. Kėsaj shifre i shtohen ēdo vit rreth dy milionė vajza. Pra, ē ditė rrethpriten afro 6000 vajza. Rrethprerja te vajzat nuk mund tė barazohet me rrethprerjen te djemtė, sepse nė pėrgjithėsi, ajo shkakton njė dėm mė tė madh tė organeve seksuale dhe ka pasoja shumė mė tė mėdha te shėndeti. Pėr kėtė arsye, ajo nuk pėrkufizohet si rrethprerje, por si gjymtim i organeve gjenitale. Ka forma tė ndryshme tė kėsaj rrethprerjeje:

bullet

sunna e butė (sunna= arab. "traditė"): Shpimi, gėrvishtja ose heqja e lėkurės sė sipėrme tė klitorisit;

bullet

sunna e modifikuar: heqja e pjesshme ose e plotė e klitorisit;

bullet

klitoridektomia/Rrethprerja: heqja e njė pjese ose e tė gjithė klitorisit si dhe tė njė pjese ose tė tė gjithė pjesės sė buzėve tė brendshme. Ky operacion shkakton njė plagė tė tillė, e cila ėshtė aq e madhe, saqė mbulon gjithė hapjen e vaginės.

bullet

infibulacioni/prerja faraonike: Heqja e klitorisit, e buzėve tė brendshme dhe e shtresave tė brendshme tė buzėve tė jashtme. Pjesėt e mbetura e buzėve tė jashtme qepen me zorrė maceje ose shtrėngohen me njėra-tjetrėn me gjemba. Nė plagė futet njė tub i vogėl, pėr tė krijuar njė hapje  pėr urinėn dhe gjakun e menstruacioneve.

Ndėrhyrja kryhet me mjete nga mė tė ndryshmet si: brisqe, gėrshėrė, thika ose copa qelqi. Nė pjesėn mė tė madhe tė rasteve kryhet pa kurrfarė anestezie apo desinfektimi. Gjymtimi kryhet nga mami, gra plaka, mė rrallė priftėrinj burra ose berberė. Vajzat janė zakonisht tė moshės nga katėr deri nė tetė vjeē.

Sfondi: FGM ėshtė njė zakon i lashtė, qė i ka fillesat nė kohėn e shfaqjes sė besimeve monoteiste. Ai ėshtė i pėrhapur te muslimanėt, por edhe tė tė krishterėt dhe animistėt. Arsyet qė kanė cuar nė gjymtimin e organeve gjenitate janė vėrtet tė shumėllojshme:

bullet

Gjymtimi i organeve gjenitale ėshtė ndalesė fetare (megjithatė as nė Kuran, as nė Bibėl nuk pėrmendet dhe nuk pėrligjet rrethprerja te vajzat).

bullet

Seksi femėr ėshtė i shėmtuar dhe i ndotur, rrethprerja dhe infibulacioni e mbron gruan nga sėmundjet, rrjedhjet, krimbat etj.

bullet

Gjymtimi i shndėrron vajzat nė gra me vlerė, sepse largohet "pjesa burrėrore".

bullet

Gjymtimi zvogėlon dėshirėn seksuale tė grave dhe i mbron ato nga seksualiteti i shfrenuar.

bullet

Gjymtimi rrit pjellorinė dhe shanset e gruas pėr t'u martuar.

bullet

Burrat ndihen mė tė kėnaqur seksualisht me gratė e infibuluara.

bullet

Traditat e vjetra duhet tė ruhen. Fajtor pėr shkeljen e kėtyre traditave ėshtė "ndikimi i kulturės perėndimore".

Por motvi i vėrtetė pėr gjymtimin e organeve gjenitale qėndron shpesh nė strukturėn patriarkale tė kėtyre shoqėrive. Gjymtimi i shėrben kontrollit tė seksualitetit femėror dhe duhet tė shėrbejė si mbrojtje ndaj humbjes sė virgjėrisė dhe promiskuitetit nė martesė. Pasojat pėr shėndetin janė tė rėnda:

bullet

gjendje shoku pėr shkak tė gjakosjes sė madhe;

bullet

helmimi i gjakut, tetanosi;

bullet

shfaqja e paralizės, hepatiti dhe HIV-i;

bullet

probleme me urinimin, dėmtim dhe infeksion nė rrugėt urinare dhe veshka;

bullet

infeksione tė mitrės dhe vezoreve, shterpėsi;

bullet

dhimbje tė forta gjatė menstruacioneve;

bullet

dhimbje gjatė aktit seksual tė grave tė infibuluara, sidomos pas martesės, pas lindjeve, kur burri penetron hapjen shumė tė vogėl;

bullet

lindje problematike te gratė e infibuluara, me rrezik pėr nėnėn dhe fėmijėn (hapja vaginale ėshtė shumė e vogėl dhe duhet tė hapet me operacion para lindjes, pėr tė bėrė tė mundur lindjen). Shenja e plagės ėshtė joelastike dhe shkakton shumė dhimbje gjatė procesit tė lindjes. Si rrjedhojė, prerjet cezariane janė tė shpeshta. Pas lindjes, gruaja qepet sėrish. Kjo ėshtė me rrezik pėr jetėn e nėnės dhe tė fėmijės (hapja vaginale ėshtė shumė vogėl);

bullet

sėmundje tė shpeshta e lidhin gruan nė shtėpi dhe ajo nuk mund tė shkojė rregullisht nė punė ose nė shkollė;

bullet

pasojat psikike janė reagime qė ngjajnė me pasojat e traumave tė tjera: izolim, reagime frike, depresione, dhe crregullime tė sjelljes. Shpesh, gratė e kanė tė ndaluar tė flasin edhe pėr dhimbjet qė ndiejnė.

Ēfarė bėhet kundėr gjymtimit seksual? Nė shumė vende janė miratuar ligje kundėr gjymtimit seksual te femrat. Nė Egjipt, ministri i shėndetėsisė, nė njė rezolutė, rekomandoi qė largimi i pjesshėm i klitorisit i bėrė nga mjekėt tė konsiderohet si ndėrhyrje ekstreme. Edhe nė Sudan dhe nė Kenia ekzistojnė ndalesa ligjore. Por FGM ėshtė pjesė e integrale e kėtyre shoqėrive. Ligjet fillimisht shkaktuan vetėm njė kryerje nė fshehtėsi tė kėsaj praktike. Shpesh, vajzat e pėrgjakura nuk ēoheshin te mjeku. Nėse ligjet vinin nga pushteti kolonial, lindnin shpesh lėvizje kundėr tyre.

Gjymtimi gjenital te femrat nuk ėshtė praktikė vetėm e fiseve primitive. Pėrkundrazi ėshtė njė praktikė edhe e shtresave tė mesme nė qytete dhe pėrhapet gjithnjė e mė shumė nė Afrikė. Ka njė prirje pėr tė parapėlqyer praktikat e forta dhe jo ato tė buta; operacionet (tė cilat mė parė kryheshin kur vajza hynte nė moshė tė pjekur) kryhen gjithnjė e mė shumė te vajzat e vogla, madje edhe te foshnjat, meqė kėto krijesa nuk mund tė bėjnė rezistencė.

Gjymtim seksual te femrat, vetėm para disa vitesh ėshtė bėrė temė e organizatave ndėrkombėtare tė shėndetėsisė dhet tė drejtave tė njeriut. Madje edhe nė vendet perėndimore, FGM praktikohet te emigrantėt dhe tė ardhurit. Perveē Francės nuk janė marrė masa kundėr kėsaj praktike. FGM shihet shpesh si mė e parrezikshme nga ē'ėshtė nė tė vėrtetė. Kjo mosndėrhyrje justifikohet me qėndrimin liberal se duhet tė ekzistojė toleranca pėr tė mos u pėrzjerė nė kulturat dhe traditat e tjera. Pėr ata qė janė jashtė kėtyre traditave, ėshtė e vėshtirė tė mendohet qė pikėrisht gratė lejojnė qė praktika kaq tė rrezikshme ndaj vajzave tė tyre, vetėm ngaqė shanset pėr martesė dhe pėr tė jetuar do tė jenė mė tė mira brenda kulturės sė tyre.

Sot, nė shumė vende ka projekte tė vogla dhe nisma lokale tė grave, tė cilat veprojnė nė shumė fusha kundėr gjymtimit seksual dhe pasojave tė tij. Nėpėrmjet punės bindėse, kujdesit mjekėsor, institucioneve pėr mbrojtjen e vajzave, arsimit dhe kualifikimit dhe hapjes sė vendeve alternative tė punės pėr mamitė. Pėrveē kėsaj nxiten rite dhe festa tė tjera alternative, pėr tė shmangur frikėn e humbjes sė identitetit kulturor.

Linke:
FORWARD – www.forwarduk.org.uk
FGM Education and Netėorking Project: www.fgmnetwork.org

[Autore: Dorette Wesemann, Redaktor: Ragnar Müller]

[Kreu i faqes]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.