ProAsyl
Lart ProAsyl tdh 1 tdh 2 Shtypi Citate

 


 

Tė drejtat e njeriut

Tė drejtat e fėmijėve

Buchauszug

Problemet e mbrojtjes sė tė drejtave tė fėmijėve

Teksti nė vazhdim nxjerr nė pah disa nga problemet e mėdha qė ekzistojnė me gjithė aprovimin e Konventės mbi tė Drejtat e Fėmijės  tė vitit 1989. Bėhet fjalė pėr njė formulim tė shkurtuar tė njė referati tė Hajko Kaufman, zėdhėnėsit tė organizatės gjermane pėr tė drejtat e njeriut ProAsyl. Referati nė fjalė tregon pėrmasat e shfrytėzimit tė fėmijėve nė mbarė botėn duke skicuar nė kėtė mėnyrė parahistorinė dhe motivet pėr aprovimin e konventės sė Kombeve tė Bashkuara mbi tė drejtat e Fėmijės. Kėtė kapitull tė dytė, ai ia ka kushtuar rastit tepėr problematik tė fėmijėve refugjatė, duke marrė si shembull gjendjen e fėmijėve refugjatė nė Gjermani. Sjellja ndaj refugjatit  tė vogėl Pit sqaron problemet e procedurės gjermane tė azilit - edhe nė rastet kur azilkėrkues janė fėmijėt.

World Wide Web ProAsyl

Organizata ProAsyl, e themeluar nė vitin 1986 ofron nė internet materiale tė zgjeruara dhe interesante nė gjuhėn gjermane dhe atė angleze: http://www.proasyl.de

Vėshtrim

Shfrytėzimi i fėmijėve anembanė botės - Fėmijė ushtarė dhe puna e fėmijėve

Fėmijėt nė ikje

Rregulloret specifike gjermane

Historia e vogėlushit Pit - vetėm njė nga shumė shembuj

"Njerėzimi  u ka borxh fėmijėve gjėrat mė tė vlefshme qė mund t'iu ofrojė "

Humnera mes tė drejtės dhe realitetit
Hajko Kaufman mbi refugjatėt pa tė drejta

1. Shfrytėzimi i fėmijėve anembanė botės - Fėmijėt ushtarė dhe puna e fėmijėve

(...) Nė njė studim tė UNICEF-i tregohet se nė vitet 80, nė tė paktėn 14 vatra krizash nė botė ishin tė angazhuar si ushtarė reth 200.000 fėmijė nėn moshėn 16 vjeē. Numri i tyre, sipas studimit nė fjalė, sot duhet tė jetė rritur edhe mė shumė. UNICEF-i bėn tė ditur se fėmijėt janė apo kanė qenė tė angazhuar si ushtarė nė vatra krize sidomos nė vende si Afganistani, Nikaragua, El Salvadori, Kolumbia, Burma, Liberia, Sudani, Angola, Mozambiku, si dhe nė rajonin e krizės nė Ballkan. Ata thirren apo rekrutohen me dhunė nga ushtria apo grupet paraushtarake. Me mijėra fėmijė hyjnė "vullnetarisht" nė ushtri nga frika, uria apo dėshira pėr t'u hakmarrė. Nė vendet e "Botės sė Tretė", si "mish i lirė pėr top" shėrbejnė kryesisht fėmijėt e rrugės dhe ata jetimė. Nė rast se zihen rob, ata u nėnshtrohen keqtrajtimeve si tė rriturit: torturės, dhunimit, punės sė detyrueshme.

Organizata Ndėrkombėtare e Punės (ILO) ka publikuar mė 11 nėntor tė vitit 1996 nė Gjenevė njė raport mbi punėn e fėmijėve. Sipas saj, nė botė, mbi 250 milionė fėmijė tė moshės 5-14 vjeē detyrohen tė punojnė si skllevėr apo tė merren me prostitucion ose shfrytėzohen nėpėr miniera, fabrika dhe nėpėr familje. Pėr tė luftuar kėtė dukuri nė rritje, organizata nė fjalė e Kombeve tė Bashkuara, propozon ndėr tė tjera njė konventė tė re, e cila duhet ta ngrejė nė 18 vjeē kufirin e moshės minimale pėr format e papranueshme dhe tė rrezikshme tė punės sė fėmijėve. 

Pėrveē kėsaj, nė lidhje me tė drejtat e fėmijėve dhe fėmijėt refugjatė duhet tėrhequr vėmendja edhe pėr faktin se:

Nė shumė vende tė botės, me mijėra fėmijė janė viktima tė torturės, ndėrhyrjeve tė shtetit dhe shkeljes sė tė drejtave tė njeriut.

Me dhjetėra mijėra fėmijė privohen nga liria nė mėnyrė arbitrare.

Zhdukja masive e fėmijėve, nė shumė shtete tė botės ėshtė bėrė rend dite.

Fėmijėt burgosen, rrėmbehen, vriten, ekzekutohen.

 Tė rrezikuar janė  veēanėrisht fėmijėt e opozitarėve dhe prindėrve politikisht aktivė: ata keqtrajtohen pėr tė nxjerrė informacione. 

Fėmijėt detyrohen tė jenė dėshmitarė tė torturimit tė prindėrve tė tyre; prindėrit kėrcėnohen se do t'iu torturojnė fėmijėt nė rast se nuk deklarojnė dhe nuk e pranojnė fajin (...).

[Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

2. Fėmijėt nė ikje

Supozohet se gati gjysma e numrit tė refugjatėve nė botė pėrbėhet nga fėmijėt dhe adoleshentėt, tė cilėt janė mė tė rrezikuarit. Gjatė ikjes, familjet ndahen, ndėrsa fėmijėt janė tė ndjeshėm ndaj mundimeve psikike dhe fizike, kushtet e jetės nė shumė kampe refugjatėsh janė katastrofike; shumė kampe shndėrrohen nė vendbanime tė pėrhershme tė refugjatėve, duke bėrė qė kėta njerėz ta humbin njė herė e pėrgjithmonė vendlindjen. Kėto kushte tė kėqia nxisin humbjen e identitetit te fėmijėt, ato pengojnė integrimin dhe fundosin shpresat pėr jetėn tė shumė fėmijėve. Numri i fėmijėve, tė cilėt pėr shkak tė humbjes sė prindėrve apo tė tė afėrmve tė tyre, gjatė ikjes kanė mbetur nė mėshirė tė fatit, llogaritet tė jetė 6-10 milionė.

Duke pasur parasysh kėto rrezikim serioz  pėr jetėn e tyre, dhe shkeljet e  tė drejtave tė fėmijėve, fjalia hyrėse e "Kartės sė Fėmijėve"  e vitit 1959 - "Njerėzimi u ka borxh fėmijėve gjėrat mė tė mira qė ai mund t'iu ofrojė" - tingėllon si tallje pėrballė realitetit tė shumicės sė fėmijėve tė botės.

Pėr ta zvogėluar kėtė humnerė mes tė diturit dhe tė vepruarit, mes fjalimeve dhe veprave konkrete, mes tė drejtave dhe realitetit, mė 20 nėntor tė vitit 1989, nga bashkėsia e shteteve u aprovua  Konventa mbi tė Drejtat e Fėmijės e Kombeve tė Bashkuara. Ndėrkohė, konventėn nė fjalė e kanė ratifikuar apo janė anėtarėsuar nė tė 187 shtete tė botės (gjendja: nėntor 1996).

[Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

3. Rregulloret specifike gjermane

Republika Federale Gjermane, nė Konventėn mbi tė Drejtat e Fėmijės ėshtė anėtarėsuar nė prill tė vitit 1992, edhe pse me kusht dhe kjo pikėrisht nė njėrėn nga aspektet e saj kryesore, nė tė cilėn bėhet fjalė pėr ndihmėn dhe sigurimin e strehimit pėr fėmijėt refugjatė, tė cilėt me prindėrit apo tė vetėm duan t'iu shpėtojnė luftėrave, shkeljeve tė tė drejtave tė njeriut, pėrndjekjeve, rekrutimeve tė dhunshme, dhunės apo mjerimit.

Nėpėrmjet anėtarėsimit me kusht, qeveria gjermane dėshironte ndėr tė tjera ta ēlironte veten nga detyrimet qė pėrmban Konventa mbi tė Drejtat e Fėmijės nė aspektin e sė drejtės pėr tė huajt dhe sė drejtės sė azilit d.m.th. tė hiqte dorė nga pėrshtatja dhe reformimi i domosdoshėm i ligjit gjerman nė kėtė drejtim, i cili konsiderohet veēanėrisht kufizues. Qeveria gjermane e interpreton praktikėn e pamėshirshme gjermane tė tė drejtės sė azilit si tė drejtė dhe nė pėrputhje me Konventėn pėr tė Drejtat e Njeriut.

Konventa formulon qartė se interesat e fėmijėve duhet tė kihen parasysh nė mėnyrė prioritare para vendimeve ligjvėnėse, juridike, por edhe pėrpara vendimeve administrative (neni 3). Me deklaratėn e saj tė parashtrimit tė kushteve, Gjermania bie nė kundėrshtim me kėto synime: Pėr fėmijėt e refugjatėve dhe tė emigrantėve nuk vlen nė radhė tė parė "mirėqenia e fėmijės", apo siē ėshtė formuluar nė anglisht "the best interests of the child", por e drejta e procedurės sė azilit respektivisht e drejta pėr tė huajt. Mirėqenia e fėmijėve refugjatė duhet t'i nėnshtrohet ligjit gjerman tė azilit. Edhe nė shembullin e mėposhtėm bėhen tė qarta pasojat e debatit hipokrit dhe tė pashpirt tė azilit: Njerėzit qė kėrkojnė strehim - kėtu hyjnė edhe fėmijėt - instrumentalizohen si "potencial kėrcėnues", nė vend qė t'iu ofrohet ndihma, duke plotėsuar nė kėtė mėnyrė kėrkesėn humanitare tė ligjit themelor gjerman (...).

Pėr shkak tė pasigurisė, pengesave dhe problemeve tė tjera, shumė njerėz tė cilėt kanė kėrkuar strehim nė Gjermani, nuk mund ta gjejnė mė sigurinė e tyre tė humbur dhe dinjitetin e tyre tė shkatėrruar. Madje edhe refugjatėt e luftės duhet tė largohen nga Gjermania apo tė jetojnė me frikėn e dėbimit.

Konfliktin nė fjalė e pėrjetojmė tė gjithė ne, edhe nė qėndrimin e ministrit tė brendshėm gjerman kundrejt refugjatėve boshnjakė tė luftės, mes tė cilėve janė edhe shumė fėmijė qė vazhdojnė shkollėn apo kanė ndėrmend tė fillojnė ndonjė zanat. Edhe pse shumica e tyre i plotėsojnė kriteret e nevojshme pėr mbrojtje qė dalin nga Konventa e Gjenevės mbi refugjatėt,megjithatė ata vihen gjithnjė e mė tepėr nėn presion nga politika gjermane; nuk u vazhdohet leja e qėndrimit dhe nuk merret parasysh perspektiva e jetės sė tyre.

Me kėtė lloj "mbrojtjeje tė pėrkohshme", Gjermania ėshtė duke shkuar drejt minimalizimit tė mbrojtjes sė refugjatėve dhe drejt injorancės, ose mė saktė, drejt mosnjohjes sa duhet tė tė drejtave tė njeriut nė pėrgjithėsi.

[Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

4. Historia e vogėlushit Pit - vetėm njėri nga shumė shembujt

Nė fillim tė shkurtit tė vitit 1995, vogėlushi P,  po e quajmė nė vazhdim "Pit" - erdhi nė Hamburg tė Gjermanisė. Prejardhja dhe mosha e tij ishte e panjohur. Zyra pėr tė huajt bėri tė ashtuquajturin "pėrcaktim fiktiv tė moshės", d.m.th. supozoi moshėn e Pitit. Ai supozohej tė ishte mbi 16 vjeē, e nė kėtė mėnyrė, sipas ligjit mbi procedurėn e azilit ai konsiderohej nė moshė madhore nė procedurėn e azilit. Marrja e tij nė pyetje bėhet mė 7 shkurt, ndėrsa tri ditė mė vonė, mė 10 shkurt refuzohet kėrkesa e tij pėr azil si "e paargumentuar". Nė fillim tė marsit, djaloshi nė fjalė futet me vendim tė gjyqit nė arrest dėbimi. Mbrojtėsi i tij arrin ta lirojė Pitin nga arresti nė fillim tė majit. Pėr ta pėrcaktuar moshėn e saktė tė tij, njė ditė pas lirimit, atij i bėhet njė kontroll rėntgeni, pas tė ciit konstatohet se Piti nuk ėshtė nė moshė madhore. Pas kėsaj, Pitit i jepet  leja e qėndrimit dhe jeton nė shtėpinė e fėmijės.

Gjatė qėndrimit tė tij dymujor nė arrest, Piti kishte mundėsinė tė shprehej vetėm me shkrim. Shėnimet gjatė procedurės gjyqėsore sqarojnė gjendjen e tij psikike: "i ulur nė kėndin e dhomės", "i prekuri fsheh fytyrėn e tij me duar".

Piti ėshtė i traumatizuar dukshėm: nuk mund tė flasė, por mundohet tė shprehet nė me shkrim. Tėrheqjen e tij nė vete, zyrat dhe gjyqet e interpretojnė si "qėndrim tė pandreqshėm". Pas pėrfundimit tė kohės sė kaluar nė arrest, Piti ndryshon dukshėm. Pas dėshirės sė shprehur me shkrim pėr tė vizituar njė shėrbesė fetare, Piti fillon edhe tė flasė. Qė nga ky moment, atij i nevojitet gjithnjė e mė pak lapsi pėr t'u shprehur. Dalėngadalė dalin nė shesh pjesė nga jeta e tij. Mė vonė konstatohet se Piti ka pėsuar djegie tė rėnda nė gju dhe kėmbė, tė cilat vėshtirė se mund tė shėrohen. Qė nga arritja e tij nė Gjermani, askush nuk ėshtė interesuar pėr kėtė gjė. Mė vonė bėhet e qartė se Piti i ka shpėtuar pėr fat genocidit nė Ruandė.

Ēfarė ka pėrjetuar saktėsisht Piti dhe familja e tij? Do tė kalojė njė kohė e gjatė, derisa Piti tė jetė nė gjendje ta tregojė tė gjithė historinė e tij. Lind pyetja: ēfarė do tė ndodhte po tė mos ishin njerėzit e angazhuar, tė cilėt u morėn seriozisht me Pitin e heshtur (...)?

[Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

[Kreu i faqes]    [Faqja startuese Tė drejtat e njeriut]    [Fotografi ekspozuese]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.