Dokumenti 1
Lart Dokumenti 1 Dokumenti 2 Dokumenti 3 Dokumenti 4

 


 

Tė drejtat e njeriut

Tė drejtat e fėmijėve

(Nėse dėshironi tė kopjoni nė kompjuterin tuaj pjesė tė tekstit apo tekstin si tė tėrė, veproni si vijon: Selektoni pjesėn e dėshiruar me "Ctrl + A", respektivisht me anė tė mausit dhe shtypni "Ctrl + C". Tani mund tė hapni programin pėr pėrpunimin e tekstit - psh. Microsoft Word - dhe ta shtoni tekstin duke shtypur "Ctrl + V")

Dokument 1

Parimet e Deklaratės pėr tė Drejtat e Fėmijės (1959)

Neni 1. Fėmija gėzon tė drejtat e pėrmendura nė kėtė Deklaratė. Tė drejtėn e kėtyre tė drejtave e kanė tė gjithė fėmijėt, pa pėrjashtim, pa dallim dhe diskriminim pėr shkak tė racės, ngjyrės sė lėkurės, gjinisė, gjuhės, pėrkatėsisė fetare, bindjes politike apo ndonjė bindjeje tjetėr, prejardhjes kombėtare apo sociale, pasurisė, lindjes apo rrethanave tė tjera tė shkaktuara nga personi i tij apo apo familja. 

Neni 2. Fėmija gėzon mbrojtje tė veēantė dhe i njihen me ligj apo mjete tė tjera mundėsi dhe lehtėsime pėr njė zhvillim normal dhe tė shėndoshė fizik, shpirtėror, moral dhe shoqėror, nė paqe dhe dinjitet. Gjatė aprovimit tė ligjeve pėr kėtė qėllim, vendimtare janė interesat e fėmijės.

Neni 3. Qė nga momenti i lindjes sė tij, fėmija ka tė drejtė pėr emėr dhe nėnshtetėsi.

Neni 4. Fėmija gėzon mundėsitė e sigurimit social. Ai ka tė drejtė tė rritet dhe tė zhvillohet i shėndoshė; pėr kėtė arsye fėmijės dhe nėnės sė tij i jepet njė sigurim shoqėror dhe mbrojtje e veēantė, duke pėrfshirė kėtu edhe pėrkujdesjen pėrkatėse para dhe pas lindjes. Fėmija ka tė drejtė pėr ushqim, strehim, pushim dhe pėrkujdesjen mjekėsore pėrkatėse.

Neni 5. Fėmijės me paaftėsi fizike dhe mendore i sigurohet njė trajtim, edukim dhe pėrkujdesje e veēantė, tė cilėn e kėrkon gjendja e tij e veēantė.

Neni 6. Fėmija ka nevojė pėr  dashuri dhe mirėkuptim, qė tė shpalosė nė mėnyrė tė plotė dhe harmonike personalitetin e tij. Ai rritet sa ėshtė e mundur nėn mbrojtjen dhe pėrgjegjėsinė e prindėrve tė tij, e veēanėrisht nė njė klimė dashamirėsie dhe sigurie morale dhe materiale; Pėrveēse nė rrethana jo tė zakonshme, fėmija nuk duhet tė ndahet nga nėna e tij. Shoqėria dhe qendrat publike e kanė pėr detyrė t'u ofrojnė pėrkujdesje tė veēantė fėmijėve pa familje dhe atyre pa kushte tė mjaftueshme jetese. Tė dėshiruara pėr familjet me shumė fėmijė janė ndihmat materiale dhe ndihmat e tjera nga shteti.

Neni 7. Fėmija  ka tė drejtėn pėr arsim tė detyruar pa pagesė, tė paktėn nė klasat fillore. Atij i ofrohet njė arsimim nė pėrshtatje me edukimin e tij tė pėrgjithshėm, i cili, duke u nisur nga barazia e mundėsive, ndihmon zhvillimin e aftėsive tė tij, aftėsisė sė tij pėr tė gjykuar, ndjenjės sė tij pėr pėrgjegjėsi morale dhe sociale, dhe pėr t'u bėrė pjesėtar i dobishėm i shoqėrisė. Kėto interesa tė fėmijės duhet t'u shėrbejnė si parim tė gjithė atyre, tė cilėt janė pėrgjegjės pėr edukimin dhe drejtimin e tij; kjo ėshtė nė radhė tė parė pėrgjegjėsi e prindėrve. Fėmija ka tė drejtė tė plotė pėr tė luajtur dhe pushuar, tė cilat duhet t'iu shėrbejnė tė njėjtave qėllime; shoqėria dhe qendrat publike pėrpiqen pėr nxitjen e zbatimit tė kėsaj tė drejte.

Neni 8. Fėmija ju takon nė ēdo rrethanė atyre, tė cilėt e marrin tė parėt nė mbrojtje dhe i japin ndihmė. 

Neni 9. Fėmija  ėshtė i mbrojtur nga tė gjitha format e mospėrfilljes, tmerrit dhe shfrytėzimit. Ai nė asnjė formė nuk duhet tė bėhet objekt tregtie. Fėmijės nuk i lejohet e drejta e punės, pa e arritur moshėn pėrkatėse minimale; Nė asnjė mėnyrė nuk i jepet shkas apo nuk i lejohet tė ushtrojė njė profesion apo veprimtari qė cenon shėndetin dhe edukimin e tij, apo qė pengon zhvillimin e tij fizik, shpirtėror dhe shoqėror.

Neni 10. Fėmija mbrohet nga praktikat qė mund tė nxisin diskriminimin racor, fetar apo diskriminime tė tjera. Ai edukohet me frymėn e mirėkuptimit, tolerancės, shoqėrisė mes popujve, lirisė dhe vėllazėrimit nė mbarė botėn, si dhe me vetėdije tė plotė se fuqia dhe aftėsitė e tij duhet tė jenė nė shėrbim tė njerėzve, me tė cilėt jeton.

[Kreu i faqes]    Faqja startuese tė drejtat e njeriut]    [Fotografi ekspozuese]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.