|
|
|
| Si janė zhvilluar tė drejtat e njeriut?Ideja e tė drejtave tė njeriut, rrėnjėt e saj i ka nė filozofinė greke tė antikitetit dhe nė fe: Para Zotit, tė gjithė njerėzit janė tė barabartė. Zhvillimi i kėtyre tė drejtave mund tė pėrshkruhet nė tri faza:
Rol tė rėndėsishėm gjatė zhvillimit tė tė drejtave tė njeriut ka luajtur filozofia e sė drejtės natyrore, tė cilės i ėshtė dedikuar pjesa Tema shtjelluese E drejta natyrore.
Materiale dhe tema tė tjera shtjelluese mbi pjesėn historike:
Ideja e barazisė sė tė gjithė njerėzve (e drejta natyrore), e cila vlen pėr tė gjithė, ėshtė zhvilluar qysh nė filozofinė antike greke, pra para mė shumė se 2000 vjetėsh. Nė krishtėrimin e hershėm dhe nė fetė e tjera, kjo traditė e tė drejtave tė njeriut ėshtė zhvilluar mė tej: Tė gjithė njerėzit janė krijuar tė barabartė nga Zoti dhe tė gjithė kanė detyrime tė barabarta pėrpara tij. Kėto dy parime pėrbėjnė rrėnjėt e idesė sė tė drejtave tė njeriut. Megjithatė, nė atė kohė, ato nuk kishin tė bėnin shumė me realitetin politik. Ato pasqyronin mė shumė mendime filozofike, tė cilat edhe pse nė fakt kishin ngritur kėrkesa universale, zbatimin praktik nė jetėn politike e pėrjetuan hap pas hapi nė fillim tė Epokės sė Re.
Liria dhe pasuria pėr Xhon Lokun janė tė drejta tė lindura tė njeriut. Ēdo shtet ka pėr qėllim mbrojtjen e kėtyre tė drejtave natyrore. Lok, nė filozofinė e tij politike e lidh shtetin me tė drejtat e njeriut, duke shėnuar nė kėtė mėnyrė hapin vendimtar tė kalimit nga ideja abstrakte e tė drejtave tė njeriut nė zbatimin e tyre konkret brenda shtetit. Kėto ide u morėn parasysh dhe u futėn nė kushtetutėn e Anglisė dhe tė Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės.
Anglia ka luajtur rol vendimtar gjatė kėtij zhvillimi. E ashtuquajtura Magna Charta Libertatum", qysh nė vitin 1215 i kufizoi mbretit disa tė drejta, Petition of Rights" i vitit 1628, siguroi paprekshmėrinė e qytetarėve, ndėrsa dosja Habeas-Corpus" e vitit 1679 shėnoi kalimin vendimtar nė fazėn e shpalljes sė idesė sė tė drejtave tė njeriut si tė drejta tė shprehura me ligj, nė tė drejtėn konkrete tė shtetit. Nė tė, qytetari u mbrojt nga arrestimi i paarsyeshėm: Detyrimi pėr t'u sjellė para gjykatėsit brenda 20 ditėve i tė arrestuarit. Kėto tė drejta vlenin edhe pėr kolonitė angleze, si psh. nė Shtetet e Bashkuara tė Amerikės. Nė kuadrin e luftės pėr pavarėsi, duke u mbėshtetur nė idenė e Xhon Lokut, u formulua edhe katalogu i parė nė histori i tė drejtave tė njeriut, Virginia Bill of Rights" i vitit 1776, i cili bashkė me Deklaratėn Amerikane tė Pavarėsisė tė po tė tė njėjtit vit, numėrohen si dokumentet mė tė rėndėsishme nė historinė e tė drejtave njeriut. Tė dyja kėto janė tė pėrgatitura si dokumente, tė cilat ia vlen tė lexohen. Virginia Bill of Rights" ngriti tė drejtat e shėnuara mė poshtė si tė drejta tė patjetėrsueshme tė njeriut, tė cilat qė nga ajo kohė pėrbėjnė thelbin e tė drejtave tė njeriut:
Duke u nisur nga Franca, zbatimi nė formėn kushtetuese i idesė sė tė drejtave tė njeriut mori pėrmasa tė pėrshpejtuara. Revolucioni Francez i vitit 1789 me parullėn e tij liberté, égalité, fraternité" pati ndikim shumė tė madh. Mė 26 gusht 1789 u pranua Deklarata pėr tė Drejtat e Njeriut dhe atyre Qytetare", e cila gjendet gjithashtu si dokument nė faqen e materialeve. Nė tė bie nė sy pėrpjekja patetike e theksimit tė rėndėsisė universale tė tė drejtave tė njeriut. Me rėndėsi tė veēantė, nė fillim ishte pėrfshirja e tė drejtave tė njeriut si tė drejta themelore nė kushtetutat kombėtare, gjė qė u arrit me sukses gjatė shek.XIX nė thuajse tė gjitha shtetet evropiane. Zbatimi politik dhe juridik i idesė filozofike tė tė drejtave tė njeriut u arrit deri nė mesin e shekullit XX. Nė vazhdim u shfaq problemi i nevojės sė vlerės universale, ndėrsa karakterizimi i tyre si tė drejta themelore ishte i kufizuar brenda kornizave tė ngushta tė shteteve kombėtare. Pėrpjekjet pėr tė luftuar kėtė kontradiktė, respektivisht pėrpjekjet pėr zbatimin universal politik dhe juridik tė tė drejtave tė njeriut, pėrbėjnė fazėn e tretė tė zhvillimit tė tė drejtave tė njeriut.
Pėrpjekjet pėr realizimin e vlerės universale tė tė drejtave tė njeriut nė tėrė botėn i pėrshpejtoi krimi i tmerrshėm i Luftės sė Dytė Botėrore. Ajo qė kishte ndodhur nė kėtė luftė, nuk duhet tė pėrsėritej mė. Tė gjithė njerėzit nė botė duhet tė gėzonin tė drejta dhe liri themelore. Kjo ishte njėherazi edhe arsyeja kryesore e themelimit tė Kombeve tė Bashkuara. Pėrmes bashkimit tė tė gjitha shteteve, tė drejtat e njeriut synohej tė mos mbeteshin mė vetėm ēėshtje e shteteve pėrkatėse, por ēėshtje e bashkėsisė sė shteteve ndėrkombėtare. Kjo gjė u garantua me nėnshkrimin e marrėveshjes ndėrmjet shteteve, nėpėrmjet tė ashtuquajturės Karta e Kombeve tė Bashkuara, e cila u aprovua mė 26 qershor tė vitit 1945. Me kėtė kartė, tė gjitha shtetet anėtare detyrohen pėr bashkėpunim tė ndėrsjellė, dhe po ashtu ēdo shtet i veēantė ėshtė i detyruar tė bashkėpunojė me OKB-nė, me qėllim qė tė arrihen qėllimet e saj (neni 56). Ndėr qėllimet e Organizatės sė Kombeve tė Bashkuara ėshtė edhe vėnia nė jetė e tė drejtave tė njeriut. Sipas kėtij neni, ēdo anėtar i Kombeve tė Bashkuara ėshtė i detyruar tė respektojė tė drejtat e njeriut. Anėtarė tė organizatės, sot janė thuajse tė gjitha vendet e botės. Pėr tė pėrkufizuar saktė tė drejtat e njeriut, ėshtė pėrpiluar edhe "Deklarata e Pėrgjithshme pėr tė Drejtat e Njeriut", e cila ėshtė aprovuar nė dhjetor tė vitit 1948. Nė tė ėshtė bėrė numėrimi dhe ndarja nė grupe e tė drejtave tė njeriut, ndarje, tė cilėn do ta trajtojmė me hollėsisht nė kursin bazė 3. "Deklarata e Pėrgjithshme pėr tė Drejtat e Njeriut" gjendet e plotė nė faqen pėrkatėse tė materialeve. Ajo shėnon fillimin e pėrpjekjeve pėr universalizimin e zbatimit politik dhe juridik tė tė drejtave tė njeriut. Deklarata nė fjalė, synon mėnjanimin e kontradiktės mes kėrkesės pėr vlefshmėri universale tė tė drejtave tė njeriut nga njėra anė, dhe si tė drejta kombėtare nga ana tjetėr. Zbatimi i kėsaj ideje ka para vetes njė rrugė tė gjatė, gjė qė shprehet mė nė detaje nė kursin bazė 4, kur flitet pėr mbikqyrjen e tė drejtave tė njeriut, si dhe nė kursin bazė 5, ku gjenden edhe shembuj tė shkeljeve tė tė drejtave tė njeriut. Nė temėn shtjelluese Etika botėrore, flitet pėr pėrpjekjet e heqjes sė dyshimeve rreth universalitetit tė tė drejtave tė njeriut tė zhvilluara nė Evropė, dhe tė tė drejtave tė njeriut, tė dala nga botėkuptimi i krishterė. Pėrmes dialogut mes kulturave dhe besimeve, bėhet pėrpjekje pėr krijimin e vlerave tė pėrbashkėta pėr tėrė njerėzimin.
[Kreu i faqes] [Faqja startuese Tė drejtat e Njeriut] [Fotografi ekspozuese]
|
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|