|
|
|
|
(Nėse dėshironi tė kopjoni nė kompjuterin tuaj pjesė tė tekstit ose tė gjithė tekstin, veproni si mė poshtė: selektoni pjesėn qė dėshironi tė kopjoni me "Ctrl + A" respektivisht pjesėn e dėshiruar me anė tė mausit dhe shtypni "Ctrl + C". Tani mund ta hapni programin pėr pėrpunimin e tekstit - psh. Microsoft Word - dhe ta shtoni tekstin duke shtypur "Ctrl+ V")
Hyrje Pasi njohja e dinjitetit dhe e tė drejtave tė barabarta dhe tė patjetėrsueshme tė tė gjithė pjesėtarėve tė familjes njerėzore ėshtė bazė pėr lirinė, barazinė dhe paqen nė botė dhe pėrfshin nė vete edhe detyrime apo pėrgjegjėsi, Pasi kėrkimi ekskluziv i tė drejtave, ka si rezultat konfliktin, ndarjen dhe grindjen e pafund, dhe mospėrfillja e detyrave tė njeriut mund tė ēojė nė mungesėn ligjit dhe nė kaos, pasi sundimi i ligjit dhe nxitja e zhvillimit tė tė drejtave tė njeriut varet nga gatishmėria e burrave dhe e grave pėr tė vepruar drejt, Pasi problemet globale kėrkojnė zgjidhje globale, zgjidhje kjo e cila mund tė arrihet duke marrė parasysh idetė, vlerat dhe normat nga tė gjitha kulturat dhe shoqėritė, Pasi tė gjithė njerėzit kanė njė pėrgjegjesi pėr tė nxitur njė rend mė tė mirė, si nė rrethin e tyre, ashtu edhe nė aspektin global - qėllim qė nuk mund tė arrihet vetėm pėrmes ligjeve, rregulloreve dhe konventave, Pasi pėrpjekjet e njerėzve pėr zhvillim dhe pėrmirėsim mund tė realizohen me ndihmėn e vlerave dhe kritereve tė pranueshme, tė cilat vlejnė nė ēdo kohė pėt tė gjithė njerėzit dhe institucionet, Asambleja e Pėrgjithshme e Kombeve tė Bashkuara shpall kėtė: Deklaratė tė Pėrgjithshme pėr Detyrat e Njeriut. Le tė shėrbejė ajo si kriter i pėrbashkėt pėr tė gjithė popujt dhe kombet, me qėllim qė ēdo individ dhe ēdo rend shoqėror, duke e pasur gjithmonė parasysh, tė kontribuojė nė pėrparimin e shoqėrive dhe nė kėshillimin e gjithė pjesėtarėve tė saj. Ne popujt e botės, pėrtėrijmė dhe pėrforcojmė nė kėtė mėnyrė detyrimet e shpallura nga Deklarata e Pėrgjithshme pėr tė Drejtat e Njeriut: pranimin e plotė tė dinjitetit tė tė gjithė njerėzve, lirisė dhe barazisė sė tyre tė patjetėrsueshme dhe solidaritetit tė tyre tė ndėrsjellė. Ndėrgjegjėsimi dhe pranimi i kėtyre detyrave, duhet tė mėsohen dhe tė nxiten nė tėrė botėn. Parimet themelore pėr humanizėm Neni 1. Ēdo person, pavarėsisht nga gjinia, preardhja etnike, statusi social, bindja politike, gjuha, mosha, kombėsia apo feja e tij, e ka pėr detyrė t`i trajtojė njerėzisht tė gjithė njerėzit. Neni 2. Askush nuk duhet tė pėrkrahė sjelljet jonjerėzore, pa marrė parasysh llojin e tyre, tė gjithė njerėzit e kanė pėr detyrė tė angazhohen pėr dinjitetin dhe vetėkujdesjen e njerėzve tė tjerė. Neni 3. Asnjė person, asnjė grup apo organizatė, asnjė shtet, asnjė ushtri apo polici nuk ėshtė i lirė nga detyrat; tė gjithė ata u janė tė nėnshtruar kritereve morale. Ēdo njeri ka pėr detyrė tė nxisė nė ēdo rrethanė tė mirėn, dhe t'i shmanget tė keqes. Neni 4. Tė gjithė njerėzit, tė aftė me arsye dhe tė ndėrgjegje, nė emėr tė solidaritetit, duhet tė marrin pėrgjegjėsi kundrejt secilit dhe tė gjithėve, familjeve dhe shoqėrisė, racave, kombeve dhe feve: Atė qė vetė nuk do tė ta bėjnė tė tjerėt, mos ia bėj as ti askujt. Mospėrdorimi i dhunės dhe respekti pėr jetėn Neni 5. Ēdo njeri e ka pėr detyrė ta respektojė jetėn. Askush nuk ka tė drejtė tė lėndojė, torturojė apo tė vrasė njė person tjetėr. Kjo nuk pėrjashton tė drejtėn e vetėmbrojtjes sė justifikueshme tė individėve dhe shoqėrive. Neni 6. Grindjet mes shteteve, grupeve apo individėve duhet tė zgjidhen pa dhunė. Asnjė qeveri nuk duhet tė tolerojė akte gjenocidi apo terrorizmi apo tė marrė pjesė nė to, e as nuk duhet tė keqpėrdorė si mjet lufte gratė, fėmijėt apo cilėtdo persona civilė. Ēdo qytetar dhe autoritet i pėrgjegjėsisė publike, ka pėr detyrė tė veprojė nė mėnyrė paqėsore dhe pa dhunė. Neni 7. Ēdo person ėshtė nė masė tė pakufizueshme i ēmuar dhe duhet patjetėr tė respektohet. Pėr mbrojtje kanė nevojė edhe kafshėt dhe ambjenti natyror. Tė gjithė njerėzit e kanė pėr detyrė tė mbrojnė ajrin, ujin dhe tokėn, pėr hir tė banorėve tė sotėm dhe brezave tė ardhshėm. Drejtėsia dhe solidariteti Neni 8. Ēdo person ka pėr detyrė tė sillet nė mėnyrė tė ndershme dhe tė drejtė. Asnjė person apo grup nuk duhet t'ia grabisė apo t'ia marrė nė mėnyrė arbitrare pasurinė njė personi apo grupi tjetėr. Neni 9. Tė gjithė njerėzit, tė cilėve u janė dhėnė mjetet e nevojshme, kanė pėr detyrė tė bėjnė pėrpjekje serioze pėr mposhtjen e varfėrisė, ushqimit tė pamjaftueshėm, paditurisė dhe pabarazisė. Ata duhet tė nxisin kudo nė botė njė zhvillim tė qėndrueshėm, qė pėr tė gjithė njerėzit tė garantohet dinjiteti, liria, siguria dhe drejtėsia. Neni 10. Tė gjithė njerėzit kanė pėr detyrė tė zhvillojnė aftėsitė e tyre duke qenė tė zellshėm dhe duke u pėrpjekur; ata duhet tė kenė mundėsi tėbarabarta pėr arsimim dhe punė tė kuptimtė. Ēdo njeri duhet tė pėrkrahė nevojtarin, tė dėmtuarin, tė gjymtuarin dhe tė diskriminuarin. Neni 11. E tėrė prona dhe pasuria duhet tė pėrdoret nė mėnyrė tė ndėrgjegjshme, nė pajtueshmėri me drejtėsinė dhe pėr pėrparimin e njerėzimit. Pushteti ekonomik dhe politik nuk duhet tė pėrdoret si mjet sundimi, por nė shėrbim tė drejtėsisė ekonomike dhe rendit social. Drejtėsia dhe toleranca Neni 12. Ēdo njeri ka pėr detyrė tė flasė tė vėrtetėn dhe tė veprojė nė mėnyrė tė drejtė. Askush nuk duhet tė gėnjejė, pa marrė parasysh gjatėsinė apo fuqinė e tij. E drejta pėr jetė private dhe konfidencė personale apo profesionale duhet tė respektohet. Askush nuk ėshtė i detyruar t'u thotė tė gjithėve, nė ēdo kohė tė vėrtetėn e plotė. Neni 13. Asnjė zyrtar, politikan, udhėheqės ekonomik, shkencėtar, shkrimtar apo artist nuk ėshtė i lirė nga kriteret e pėrgjithshme etike. As mjekėt, juristėt apo pjesėtarėt e profesioneve tjera, nuk kanė detyra tė veēanta kundrejt klientėve tė tyre. Kodet specifike etike profesionale apo tė llojeve tjera, duhet tė pasqyrojnė pėrparėsinė e kritereve tė pėrgjithshme siē ėshtė drejtėsia dhe e vėrteta. Neni 14. Liria e mediave pėr tė informuar opinionin dhe kritikuar institucionet shoqėrore apo masat qeveritare - gjė qė ėshtė thelbėsore pėr njė shoqėri tė drejtė - duhet tė pėrdoret me pėrgjegjėsi dhe maturi. Liria e mediave pėrmban nė vetvete pėrgjegjėsi tė veēantė pėr njė raportim tė saktė dhe qė i pėrgjigjet sė vėrtetės. Duhet hequr dorė gjithmonė nga raportimet sensacionale, tė cilat poshtėrojnė personin apo dinjitetin e tij. Neni 15. Deri sa liria e shprehjes sė besimit duhet tė garantohet, pėrfaqėsuesit e feve bartin pėrgjegjėsi tė veēanta; ata duhet tė mėnjanojnė shprehjet e paragjykimeve dhe veprimet diskriminuese kundrejt besimtarėve tė feve tė tjera. Ata nuk duhet tė legjitimojnė urrejtjen, fanatizmin apo luftėrat fetare, por duhet tė nxisin tolerancėn dhe respektimin e ndėrsjellė ndėrmjet tė gjithė njerėzve. Respekti i ndėrsjellė dhe partneriteti Neni 16. Tė gjithė burrat dhe gratė kanė pėr detyrė tė tregojnė respekt dhe mirėkuptim tė ndėrsjellė nė partneritetin e tyre. Askush nuk duhet ta shfrytėzojė seksualisht tjetrin, apo ta bėjė tė varur prej tij. Partnerėt duhet tė mbajnė pėrgjegjėsi dhe tė kujdesen pėr mirėqenien e tjetrit. Neni 17. Martesa - me gjithė dallimet fetare dhe kulturore - kėrkon dashuri, besnikėri dhe falje, dhe ajo duhe tė ketė si qėllim garantimin e sigurisė dhe pėrkrahjes sė ndėrsjellė. Neni 18. Planifikimi i arsyeshėm i familjes ėshtė detyrė e ēdo ēifti. Marrėdhėnia ndėrmjet prindėrve dhe fėmijėve duhet tė pasqyrojė dashurinė, respektin, vlerėsimin, dhe kujdesin e ndėrsjellė. As prindėrit e as tė rriturit e tjerė nuk duhet t`i shfrytėzojnė, keqpėrdorin apo t'i keqtrajtojnė fėmijėt. Pėrfundim Neni 19. Asnjė pjesė e kėsaj Deklarate nuk duhet tė vendoset nė njė mėnyrė tė tillė, e cila do t'i jepte njė shteti, grupi apo personi tė drejta pėr tė ushtruar veprimtari apo ndėrmarrė aktivitete, tė cilat synojnė shkatėrrimin detyrave, tė drejtave dhe lirive, tė formuluara nė kėtė Deklaratė dhe nė Deklaratėn e Pėrgjithshme pėr tė Drejtat e Njeriut tė vitit 1948.
Anėtarėt e InterAction Council:Helmut Schmidt (Anėtar nderi), ish-kancelar i Republikės Federale Gjermane Malcolm Fraser (Kryetar), ish-kryeministėr i Australisė Andries A.M. van Agt, ish-kryeministėr i Holandės Anand Panyarachun, ish-kryeministėr i Tajlandės Oscar Arias Sanchez, ish-president i Kostarikės Lord Callaghan of Cardiff, ish-kryeministėr i Britanisė sė Madhe Jimmy Carter, ish-president i Shteteve tė Bashkuara tė Amerikės Miguel de la Madrid Hurtado, ish-president i Meksikės Kurt Furgler, ish-president i Zvicrės Valéry Giscard d“Estaing, ish-president i Francės Felipe Gonzalez Marquez, ish-kryeministėr i Spanjės Michail Gorbatschow, ish-president i Rusisė Kenneth Kaunda, ish-president i Zambisė Lee Kuan-Yew, ish-kryeministėr i Singaporit Kiichi Miyazawa, ish-kryeministėr i Japonisė Misael Pastrana Borrero, ish-president i Kolumbisė (ka vdekur nė vitin 1997) Shimon Peres, ish-kryeministėr i Izraelit Maria de Lourdes Pintasilgo, ish-kryeministre e Portugalisė Jose Sarney, ish-president i Brazilit Shin Hyon-Hwad, ish-kryeministėr i Koresė Kalevi Sorsa, ish-kryeministėr i Finlandės Pierre Elliott Trudeau, ish-kryeministėr i Kanadasė Ola Ullsten, ish-kryeministėr i Suedisė George Vassiliou, ish-president i Qipros Franz Vranitzky, ish-kancelar i Austrisė
[Kreu i faqes] [Faqja startuese Tė drejtat e njeriut] [Fotografi ekspozuese]
|
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|