E drejta nat.
Lart Materiale Etika botėrore Dinjiteti Detyrat E drejta nat.

 

Foto eksp.


 

Tė drejtat e njeriut

E drejta natyrore

Vertiefungsthema Naturrecht

Tema  shtjelluese: E drejta natyrore

E drejta natyrore rrjedh nga ideja e njė tė drejte, e cila nuk ėshtė rezultat i autoritetit njerėzor, vjen para tė drejtės pozitive tė vendosur nga njeriu, dhe legjitimon tė parėn. Ajo kėrkon nga ēdo instancė shtetėrore dhe nga ēdo individ detyrime tė pakushtėzuara. Le tė shikojmė nė vazhdim dy pėrkufizime tipike fjalori:

Buchauszug

Pėrkufizim fjalori "E drejta natyrore"

E drejta natyrore (I) (lat. jus naturale) Nė filozofinė juridike, e drejta mbishtetėrore dhe mbipozitive, e cila nuk mbėshtetet nė ligjet e nxjerra dhe formuara nga njeriu, dhe qė nė rrethana tė caktuara mund tė jetė nė kundėrshtim me tė drejtėn shtetėrore (e drejta e vėrtetė, e drejta natyrore).
(...) E drejta natyrore, si e drejtė e arsyeshme (...) haset qysh nė filozofinė antike, pastaj pėrsėri nė Epokėn e Re (Rilindje, Barok dhe Iluminizėm). E drejta natyrore, sot ėshtė bėrė fushė e veēantė akademike, duke synuar tė bėhet filozofi juridike, madje si bazė pėr sisteme tė mėdha juridike (Grocius, Pufendorf), pėr teorinė e marrėveshjes shtetėrore dhe shoqėrore, e nė kėtė mėnyrė edhe e shtetit kushtetues, pėr humanizimin e tė drejtės penale (...) si dhe pėr pozitivimin e tė drejtave tė njeriut dhe nė kėtė mėnyrė pėr shtetin liberal.
(...) Keqpėrdorimi i sė drejtės pozitive shtetėrore nė shek. XX  pas vitit 1945, ka ēuar nė ringjalljen e antropologjisė filozofike dhe "rikthimit tė sė drejtės natyrore".

[nxjerrė nga: Bertelsmann Discovery Lexikon]

E drejta natyrore (II) Tėrėsia e tė drejtave tė lindura dhe tė bazuara nė qenien dhe natyrėn e ēdo njeriu. Ēdo njeri ka tė drejta tė barabarta natyrore (p.sh. tė drejtėn pėr jetė dhe pacenueshmėri fizike apo pėr liri personale), pavarėsisht nga gjinia dhe mosha e tij, qėndrimi i tij nė shoqėri, koha, vendi dhe rendi shtetėror nė tė cilin jeton ai. Tė drejtat natyrore janė tė drejta para- dhe mbishtetėrore, dhe pėr kėtė arsye tė drejta tė patjetėrsueshme, tė "pėrhershme"; ato ndryshojnė nga ligjet dhe normat e tjera juridike, historikisht tė ndryshueshme, tė vendosura nga shteti (e drejta pozitive), dhe kėrkojnė njė cilėsi mė tė lartė juridike se kėto tė fundit.
Rrėnjėt e idesė sė tė drejtave natyrore gjenden nė antikitetin grek; ajo gjendet psh. qysh nė filozofinė e disa sofistėve (shek. V dhe IV p.l.K.), nga Platoni (427-347 p.l.K.) dhe Aristoteli (384-322 p.l.K.), ėshtė zhvilluar veēanėrisht nga Stoa (qė nga shek. III p.l.K.) dhe pėrkrahėsit e tyre grekė dhe romakė, si dhe nga Ciceroni (106-43 p.l.K.), Seneca (viti 4. p.l.K. deri nė vitin 65. p.K.) dhe nga Epikteti (50-138 p.K.).
Nė filozofinė e krishterė dhe teologjinė mesjetare, veēanėrisht nė atė tė Shėn Thoma Akuinit (1225-74) dhe skolastikėve tė tjerė, tė drejtat natyrore konsideroheshin si rrjedhojė e tė drejtės sė Zotit qė ndikon te njeriu.
Domethėnien politike, tė drejtat natyrore e fituan nė kohėn e iluminizmit (shek. XVII/XVIII). Teoria mbi tė drejtat natyrore, e zhvilluar nga J. Altusius(1557-1638) dhe H. Grocius (1583-1645), dhe e plotėsuar si teori e tė drejtave natyrore, tė cilat bazohen nė natyrėn e arsyeshme tė njeriut (tė drjtat e arsyes) nga S. Pufendorf (1632-94), K. Tomasius (1655-1728), K. Volf (1679-1754), Zh.Zh.Ruso (1712-78), I. Kant (1724-1804) etj., shėrbente pėr argumentimin filozofik tė Revolucionit Francez (1789) dhe revolucioneve tė tjera "borgjeze" tė shek. XVIII dhe XVIII. Ajo u bė mjet mbrojtjeje i borgjezisė nė luftėn e saj kundėr sistemit shoqėror feudal (Feudalizmit) dhe shtetit absolutist (Absolutizmit), si dhe mbrojtėse e shtetit juridik. Tė drejtat natyrore fitojnė formėn e tyre konkrete nė tė drejtat themelore njerėzore dhe civile, nė tė cilat bazohet shteti juridik i kohės sė re.

[nxjerrė nga: Beck, Reinhard: Sachwėrterbuch der Politik, Kröner Verlag, Stuttgart 1986, S. 637]

Bėhet e qartė se tė drejtat e njeriut rrjedhin nga kjo traditė. Teoria racionaliste dhe iluministe e tė drejtave natyrore, kulmin e saj e pėrjetoi nė shek. XVII dhe XVIII. Nė shek. XIX dominonte lėvizja e kundėrt e teorisė sė tė drejtave natyrore, pozitivizmi juridik, i cili thotė, se vlen vetėm e drejta pozitive (ligjore), pavarėsisht nga domethėnia e saj. Pėr tė dyja drejtimet flasin argumente tė mjaftueshme. Megjithatė, ato fshehin edhe rreziqe nė vetvete. Pėrafėrsisht, ato mund tė paraqiten si mė poshtė:

Teoria e sė drejtės natyrore

Pozitivizmi juridik

Ekziston njė e drejtė e mbirenditur dhe gjitmonė e vlefshme natyrore, e cila qėndron mbi normat e legjitimuara. 

E drejta rrjedh nga normat e legjitimuara, pa marrė parasysh pėrmbatjen e tyre.

Teoria klasike e tė drejtave natyrore absolutizon pėrmbajtjen juridike.

Pozitivizmi klasik juridik absolutizon formėn juridike.

"Ekzistojnė pra parime juridike, tė cilat janė mė tė forta se ēdo vendim juridik, kėshtu qė ligjet qė i kundėrshtojnė ato, janė tė pavlefshme. Kėto parime, ndryshe quhen e drejta natyrore apo e drejta e arsyes. Natyrisht se edhe kėto parime, nganjėherė pėrmbajnė nė vetvete dyshime. Megjithatė, nėpėrmjet angazhimeve disashekullore, ėshtė arritur tė pėrpunohet me njė pajtueshmėri tė gjerė njė pjesė pėrbėrėse e qėndrueshme, dhe tė pėrmblidhet nė tė ashtuquajturėn: Deklarata pėr tė Drejtat e Njeriut dhe tė Drejtat Civile."

[Gustav Radbruch, Rechtsphilosophie, 1950]

Mbi pėrmbajtjet e sė drejtės qėndron politika.

"Edhe e drejta mė e ulėt ligjore duhet tė njihet si e detyrueshme, me kusht qė ajo formalisht tė jetė krijuar nė mėnyrė korrekte."

[Karl Bergbohm, Jurisprudenz und Rechtsphilosophie, 1892]

"Ėshtė e paanulueshme e vėrteta, sipas sė cilės, ēdo pushtet juridik mund tė vendosė ēdo pėrmbajtje juridike tė dėshirueshme".

[Felix Somló, Juristische Grundlehre, 1927]

Gjykatėsi ka tė drejtė t'i japė pėrparėsi gjykimit tė tij tė arsyeshėm para ligjit tė shkruar.

Gjykatėsi ėshtė i lidhur ngushtė me ligjet e vendosura nga shteti.

Rrezik: Pasiguria juridike, veprimet arbitrare

Rrezik: Zbatimi tekstual i ligjeve tė "padrejta" tė njė diktatori.

[Njė vėshtrim grafik tė kėtij krahasimi ofron fotografia ekspozuese nė temėn shtjelluese E drejta natyrore]

Pozitivizmi juridik i shek. XIX e konsideronte si hipotetik rastin ekstrem, tė quajtur e drejta "perverse". Por, pikėrisht ky rast u shfaq nė diktaturat totalitare dhe fashiste tė shek. XX. Kjo solli edhe rikthimin e sė drejtės natyrore pas Luftės sė Dytė Botėrore. Nė kuadrin e Kombeve tė Bashkuara u bė pėrpjekja pėr pozitivimin e sė drejtės natyrore nė formėn e tė drejtave tė njeriut. Kjo do tė thotė se u ruajt ideja e ekzistencės sė njė tė drejte tė mbirenditur, e cila duhet tė vlejė pėr tė gjithė njerėzit.

Bėhet fjalė pėr kompromisin mes pozicioneve ekstreme tė paraqitura mė lart: Natyrisht qė nė radhė tė parė vlejnė ligjet e shkruara. Por zbatimi me ēdo kusht i ligjeve duhej gjithashtu tė pengohej. Ėshtė detyrė e secilit mosrespektimi i ligjeve, tė cilat janė nė kundėrshtim me drejtėsinė. Ēfarė duhet nėnkuptuar me fjalėn "drejtėsi", kjo vjen para sė gjithash nga dokumentet e njohura ndėrkombėtare, e sidomos nga  "Deklarata e Pėrgjithshme e tė Drejtave tė Njeriut".

[Materiale rreth kėsaj teme: Fotografia ekspozuese E drejta natyrore]

[Kreu i faqes]    [Faqja startuese Tė drejtat e njeriut]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.