Materiale mbi temėn shtjelluese: Dinjiteti i
njeriut
Projekti Perėndimor pėr dinjitetin dhe tė drejtat e njeriut
rrjedh nga
filozofia antike, feja hebraiko-kristiane dhe nga filozofia e kohės sė re, e
sidomos nga humanizmi dhe iluminizmi. Kėto pika ne i kemi hasur edhe nė kursin
bazė 2, gjatė trajtimit tė zhvillimit tė tė drejtave tė njeriut.
Kemi parė gjithashtu se pretendimi pėr universalizimin e tė drejtave tė njeriut,
tė bazuara
nė dinjitetin e njeriut, nuk ėshtė i padiskutueshėm. Njė reagim
ndaj kritikave rreth tė ashtuquajturit evropėrqėndrim tė idesė sė tė
drejtave tė njeriut ėshtė Lėvizja e Etikės Botėrore, tė silės nė kėtė
server edukues i ėshtė kushtuar njė temė
shtjelluese. Pėrmes dialogut tė tė gjitha konfesioneve, ajo pėrpiqet tė
arrijė njė fond tė pėrbashkėt tė vlerave themelore, njė tė ashtuquajturėn
Etikė Botėrore.

Nė kėtė server, ne kemi pėrmbledhur tekste tė
cilat paraqesin koncepte tė ndryshme pėr dinjitetin e njeriut:
[Tekstet janė nxjerrė nga nga: Thema im Unterricht 11/1997, BpB]

Dinjiteti
i njeriut nga pikėpamja e krishterė
"Besimi i krishterė, pėr
tė argumentuar dinjitetin e njeriut pėrdor
idenė e krijimit, e cila
thotė: Njeriu ka dinjitet, sepse ėshtė (...) shėmbėllesė. (...) Besimi (...), e konsideron
tė qenit person njerėzor si tė dhėnė dhe tė vendosur prej Zotit. Njeriu nuk
ėshtė i vetėkrijuar".
"Tė gjitha tė drejtat e shumėllojshme tė njeriut bazohen nė
dinjitetin e njeriut. Tė drejtat e njeriut ekzistojnė nė shumės, ndėrsa
dinjiteti i njeriut vetėm nė njėjės. Pėr kėtė arsye, dinjiteti i njeriut
ėshtė rrėnja e tė gjitha tė drejtave tė njeriut. Shtrohet pyetja se ku qėndron dinjiteti i
njeriut? Ēfarė ėshtė ajo qė e bėn njeriun njeri? Pėr hebrenjtė dhe tė
krishterėt, njeriu ėshtė shėmbellesė e Zotit nė tokė."
[Jürgen Moltmann, Menschenwürde, Recht und Freiheit, Stuttgart/Berlin 1979,
18f.]
[Kreu i faqes]
[Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

E
drejta natyrore, iluminizmi dhe dinjiteti i njeriut
"Iluminizmi politik ėshtė zhvilluar nga mėsimi "ideal"
pėr tė
drejtat e njeriut. Pikė thelbėsore e tij ishte dinjiteti i njeriut. Ky ka qenė
edhe shkaku i lindjes sė detyrimit kundrejt njeriut. Kjo do tė thotė se
njeriu nuk duhet tė kuptohet vetėm nė kuptimin natyralist, dhe se ai nuk
duhet tė bėhet objekt tregtie, siē ėshtė rasti me pjesėn tjerėr tė
natyrės. Ai duhet tė respektohet gjithnjė si subjekt. Nė aspektin politik,
nga ky kėndvėshtrim ka lindur kėrkesa pėr liri, si kusht i cili mundėson
qė ēdo njeri tė ketė mundėsi tė barabarta pėr tė zhvilluar aftėsitė e
tij. Rregulli themelor i iluminizmit politik thotė: Ēdo njeri ka tė drejta tė
barabarta pėr liri dhe dinjitet."
[Martin Kriele, Befreiung und politische Aufklärung. Plädoyer für die
Würde
des Menschen, Freiburg 1980, 49]
"Dinjiteti i njeriut ėshtė pa dyshim
ideja kryesore humaniste. (...)
Megjithatė mė duhet tė theksoj se kėtu hasim nė probleme, kur ėshtė fjala
pėr dallimin ndėrmjet vlerės dhe dinjitetit. Siē ka theksuar
Kanti nė frymėn e iluminizmit, dinjiteti ėshtė qėllimi absolut. E ju tė
gjithė e keni njohur fuqinė ndikuese tė filozofisė moraliste tė Kantit, tė cilėn
ai e ka
themeluar mbi bazat e imperativit tė njohur kategorik, tė pakuptueshėm pėr njė profan. Nė tė vėrtetė, imperativi nė
fjalė thotė se njeriu kurrė nuk duhet tė pėrdoret vetėm si mjet, por ai duhet
respektuar si qėllim pėrfundimtar. Parė nė kėndvėshtrimin filozofik,
formulimet e lartpėrmendura kanė marrė gjithnjė idealet e iluminizmit, tė cilat
ndoshta edhe i kanė thelluar edhe mė tej."
[Hans Georg Gadamer, Die Menschenwürde auf ihrem Weg von der Antike bis heute,
Stuttgart 1988, 96]
"Diēka qė ka njė ēmim, mund (...) tė
bėjė konkurrencė me njė njė mall
tjetėr, i cili gjithashtu ka ēmimin e vet. Aty ku vihet ēmimi, bėhet edhe krahasimi i
mallrave. Nė rast se paguan pėr diēka, bėhet
ndarja e njė shume tė hollash pėr mallin pėrkatės, d.m.th. vendoset mbi vlerėn e atij
malli. Diēka qė ka njė ēmim ėshtė edhe e vlefshme, por ajo mund tė matet edhe me diēka
tjetėr. Ndėrsa diēka qė ka dinjitet, nuk lejon asnjė lloj ekuivalence, pra ėshtė e pakrahasueshme."
[Werner Wolbert, Der Mensch als Mittel und Zweck, Münster 1987, 17]
[Kreu i faqes]
[Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Dinjiteti
nė islamizėm
"Pikėpamja islame pėr dinjitetin e njeriut dhe mirėqenien
njerėzore mund tė konsiderohet si kontribut i vlefshėm pėr
zhvillimin e kulturės morale dhe shpirtėrore tė njerėzimit. Ky pėrqėndrim i vėmendjes
nė fatin e njeriut, shprehet me kėrkesėn pėr sigurimin e njė
standardi dinjitoz njerėzor pėr secilin.
Kurani kėrkon kujdesin pėr nevojtarėt nga kushdo qė ndodhet nė gjendje tė
mirė. Me kėtė akt, njeriu plotėson njė urdhėresė tė Allahut; ndėrkohė,
kjo
nuk pėrcakton asnjė tė drejtė tė patjetėrsueshme pėr njė standard tė
caktuar jetese. Nevoja e tė varfėrve vihet nė raport me mirėqenien e atyre qė
janė nė gjendje tė ndihmojnė; tė varfėrit ndėrkaq nuk kanė tė drejta
tė tilla natyrore qė t'iu japin atyre mundėsinė pėr pjesėmarrje sociale. Dimensioni social i
mėsimi tė profetit ėshtė nėnvizuar me tė drejtė. Nė kėtė kontekst,
gjithnjė nxirret nė pah detyra e
shtetit pėr tė respektuar dijitetin e njeriut dhe pėr tė pėrmirėsuar kushtet
e jetesės nė atė masė qė tė bėjė tė mundur pėrmirėsimin e mirėqenies dhe fatit
tė njeriut. Kjo kėshillė sociale pėr shtetin ėshtė njė kėrkesė e lartė
pėr ēdo formė sundimi politik dhe ėshtė padyshim parakusht nė rrugėn
drejt realizimit tė idealit tė tė drejtave tė njeriut, por sidoqoftė jo
sinonim i konceptit tė tė drejtave tė njeriut."
[Ludger Kühnhardt: Die Universalität der Menschenrechte, Bonn
1991, 149]
"Shtrohet pyetja: si qėndron ēėshtja e
respektimit tė tė drejtave tė njeriut nė islam? Pėrgjigja e kėsaj
pyetjeje nuk ėshtė e lehtė, sepse nuk ekziston njė islamizėm monolit dhe diskutimet
pėr tė drejtat e njeriut nė botėn islame
zhvillohen sipas pikėpamjes tjetėr aktuale politike: raportit mes
traditės islame dhe kohės moderne tė ndikuar nga Perėndimi.
Feja islame ėshtė njė fe ligjore, e cila merr pėrsipėr edhe organizimin
e jetės
shoqėrore dhe individuale - sipas vullnetit tė Zotit tė manifestuar nė Kuran.
Pėr kėtė shėrben Sheriati. Sheriat don tė thotė "rruga drejt burimit tė
ujit", rruga e drejtė qė duhet ndjekur. Nė kuptimin
metaforik, Sheriati nėnkupton ligjin legjitim tė islamizmit, i cili rregullon
tė gjitha raportet mes Zotit dhe njerėzve. Si rend i
islamizmit, Sheriati pėrcakton tė drejtat dhe detyrat dhe rregullon jetėn
pivate dhe atė publike. Nė kėtė mėnyrė, ai ėshtė baza e teologjisė
islame. Mosnjohja e tij ka nxitur shpesh reagime tė ashpra. Gjatė shekullit
tė kaluar, gjykatat perėndimore dhe ligjet shtetėrore e kanė hequr nė
shumė vende tė drejtėn islame dhe e kanė kufizuar pėrdorimin e saj vetėm nė
tė drejtėn bashkėshortore, familjare dhe atė tė trashėgimisė.
Raporti ndėrmjet Sheriatit dhe tė drejtave tė njeriut nuk ėshtė
problematik. Pikėpamja perėndimore pėr tė drejtat e njeriut formulon tė
drejtėn ligjore laike tė individit kundrejt shtetit dhe shoqėrisė, ndėrsa Sheriati
ngre lart detyrat fetare tė individit kundrejt shtetit dhe shoqėrisė.
Megjithatė nuk eksiston, njė 'Sheriat' i vetėm, por ai shfaqet mė tepėr nė mėnyra tė
ndryshme, nė varėsi tė kohės dhe vendit. Temė e nxehtė diskutimi, Sheriati - e me tė edhe ēėshtja e tė drejtave tė
njeriut nė botėn islame - u bė me shfqjen e fondamentalizmit islamik nė
vitet gjashtėdhjetė. Islamistėt radikalė kėrkojnė praktikimin e
Sheriatit
- njė thirrje pėr betejė politike, e cila nuk ka asgjė tė pėrbashkėt
me traditėn juridike islamike dhe realitetin historik."
[Michael Lüders, Den Islam nicht verteufeln, nė: DIE ZEIT vom
18.10.1996]
[Kreu i faqes]
[Kthehu nė vėshtrimin e pėrgjithshėm]

Tė
drejtat e njeriut nė konfucianizėm
"Nė Kinė, ashtu si nė Evropė, feja ishte e rėndėsishme
pėr formimin e figurės sė tė qenit njeri. Ndikim tė madh nė konfucianizėm
kishte besimi nė perėndinė etike tė "qiellit", qė lulėzonte nė fillim tė
shek. I p.l.K. Ndikim tė veēantė kishte nė mėnyrė tė veēantė Mengzi (372-281),
"fryma
e dytė krijuese" e shkollės pas Konfucit. Sipas tij, qielli u huazon njerėzve
"natyrėn e tij", gjė qė i bėn ata krijesa tė moralshme si dhe tė dallohen
nė kėtė mėnyrė nga kafshėt. Sepse me ndjenjėn
e mėshirės, turpit, mirėsjelljes dhe ndjenjės pėr dallimin e tė drejtės
nga gabimi, njerėzit duhet tė lindin me "katėr pikėnisjet" e njerėzimit,
drejtėsinė, ndershmėrinė dhe njohurinė morale.
(...) Me kėtė natyrė tė tij morale, njeriut i jepet
"dinjiteti",
i cili nuk mund t'i merret apo t'i huazohet mė parė nga asnjė
institucion. "Dėshira pėr dinjitet", - shkruan Mengzi, ėshtė
njė
ambicje, tė cilėn e kanė tė gjithė njerėzit.
(...) Wang Chong (27-97) ka zhvilluar mė tej kėtė mendim nė frymėn e
mbrojtjes sė tė drejtės pėr individualitet, e cila ishte kundėr konfucianizmit
tradicional tė kohės sė tij. Sipas tij, - "ēdo njeri, edhe nėse
ai nuk ėshtė i domosdoshmėrisht i barabartė me tjetrin, nga vetė fakti i dhuntive tė
tij natyrore bėhet pėr veten i bukur dhe i mirė". Ajo qė ka formuluar Menzgi pėrshtatet
me parimet themelore tė shumė kushtetutave perėndimore, pra me patjetėrsueshmėrinė
e dinjitetit tė njeriut. Nuk ėshtė pra i rastėsishėm faji i traditės,
pėr faktin se nė
tė gjitha kushtetutat kineze pikėnisje ėshtė shteti, jo njeriu, dhe se tė
drejtat huazohen si tė shtetit, dhe kuptohen si tė drejta qė mund tė merren
pėrsėri."
[Heiner Roitz: Menschenrechte und Konfuzius, nė:
Die ZEIT tė datės 9.06.1994, 43]
[Kreu i faqes]
[Kthehu nė vėshtrimin
e pėrgjithshėm]

[Kreu i faqes]
[Faqja startuese Tė drejtat e njeriut] [Fotografi
ekspozuese]