Dokumenti 4
Lart Dokumenti 1 Dokumenti 2 Dokumenti 3 Dokumenti 4 Foto eksp. 1 Foto eksp. 2

 


 

Tė drejtat e njeriut

(Nėse dėshironi tė kopjoni nė kompjuterin tuaj pjesė tė tekstit apo tekstin si tė tėrė, veproni si vijon: Selektoni pjesėn e dėshiruar me "Ctrl + A", respektivisht me anė tė mausit dhe shtypni "Ctrl + C". Tani mund tė hapni programin pėr pėrpunimin e tekstit - psh. Microsoft Word - dhe ta shtoni tekstin duke shtypur "Ctrl + V")

Dokument 4

"Deklarata e tė Drejtave tė Njeriut dhe tė Drejtave Civile" e Kėshillit Kombėtar Francez

(26 gusht, 1789)

"Pasi pėrfaqėsuesit e popullit francez, tė mbledhur si kėshill kombėtar, mosnjohjen, harrimin apo pėrbuzjen e tė drejtave tė njeriut i konsiderojnė si shkaktarėt e vetėm tė fatkeqėsisė publike dhe tė prishjes sė qeverive, kanė vendosur tė parashtrojnė tė drejtat natyrore, tė patjetėrsueshme dhe tė shenjta tė njeriut, nė njė deklaratė festive, me qėllim qė kėtė deklaratė, tė gjithė pjesėtarėt e shoqėrisė ta kenė pėrherė parasysh, dhe qė do t'iu kujtojė gjithmonė tė drejtat dhe detyrat e tyre; me qėllim qė veprimet e pushtetit ligjvėnės dhe tė atij ekzekutiv, tė mund tė krahasohen me qėllimin pėrfundimtar tė ēdo rendi politik dhe nė kėtė mėnyrė tė respektohen mė shumė; me qėllim qė mė pas,  pretendimet e qytetarėve, pėrmes parimeve tė thjeshta dhe tė padiskutueshme, tė bazohen gjithmonė nė ruajtjen e kushtetutės dhe mirėqenies sė pėrgjithshme.

Duke u nisur nga kjo, Kėshilli Kombėtar njeh dhe shpall nėn mbrojtjen e tė Madhėrueshmit tė drejtat e mėposhtme tė njeriut dhe ato qytetare:

Erklärung der Menschen- und Bürgerrechte in der Französischen Revolution

Neni 1. Njerėzit, qė nga lindja janė dhe mbeten tė lirė dhe me tė drejta tė barabarta. Dallimet sociale duhet tė bazohen vetėm nė dobinė e pėrgjithshme.

Neni 2. Qėllimi i ēdo bashkimi politik ėshtė ruajtja e tė drejtave natyrore dhe tė patjetėrsueshme tė njeriut. Kėto tė drejta janė liria, prona, siguria dhe rezistenca kundėr shtypjes.

Neni 3. Prejardhja e ēdo pavarėsie mbėshtetet te kombi. Asnjė organizim, asnjė individ nuk mund tė ushtrojė njė pushtet qė nuk ka dalė qartė prej tij.

Neni 4. Liri do  tė thotė liri pėr tė bėrė ēdo gjė qė nuk dėmton tjetrin. Ushtrimi i tė drejtave natyrore tė secilit kufizohet vetėm nė kufijtė, tė cilėt pjesėtarėve tjerė tė shoqėrisė u sigurojnė gėzimin e tė drejtave tė barabarta. Kufijtė nė fjalė mund tė caktohen vetėm nga ligji.

Neni 5. Vetėm ligji ka tė drejtė tė ndalojė veprimet e dėmshme pėr shoqėrinė. Gjėrat qė nuk janė tė ndaluara me ligj, nuk mund tė pengohen dhe askush nuk mund tė detyrohet tė bėjė diēka qė nuk urdhėrohet prej tij.

Neni 7. Kushdo mund tė paditet, arrestohet dhe tė burgoset vetėm nė rastet e caktuara me ligj dhe nė format qė urdhėron ky i fundit. Duhet tė dėnohen tė gjithė ata qė lėshojnė, pėrpilojnė, kryejnė apo lėnė tė kryhen urdhėra arbitrarė. Sidoqoftė, ēdo qytetar i cili kapet apo ftohet nė gjyq nė bazė tė ligjit, duhet t'i bindet menjėherė kėtij vendimi. Nėse reziston, ai do tė dėnohet.

Neni 8. Ligji duhet tė vendosė pėr dėnime, tė cilat janė tė domosdoshme.  Askush nuk mund tė dėnohet nė bazė tė njė ligji, i cili nuk ka sjellė vendim dhe qė nuk ėshtė shpallur para kryerjes sė njė vepre.

Neni 9. Ēdo njeri konsiderohet si i pafajshėm, deri sa ai tė mos jetė shpallur fajtor - dhe nėse mbajtja e tij nė burg konsiderohet si e pashmangshme - duhet tė mėnjanohet rreptėsisht me ligj dėnimi i tij.

Neni 10. Askush nuk duhet tė shqetėsohet pėr shkak tė mendimit tė tij, edhe nėse ai mendim ėshtė fetar, derisa shprehjet e tij tė mos kenė thyer rendin publik tė shpallur me ligj.

Neni 11. Shprehja e lirė e mendimit ėshtė njė ndėr tė drejtat mė tė shtrenjta tė njeriut. Ēdo qytetar mund tė shkruajė, tė flasė apo tė botojė i lirė, me kusht qė ai tė jetė i vetėdijshėm pėr pėrgjegjėsinė e tij nė rast tė keqpėrdorimit tė kėtyre lirive nė rastet e caktuara me ligj.

Neni 12. Pėr garantimin e tė drejtave tė njeriut dhe atyre civile janė tė nevojshme forca tė armatosura. Kėto forca janė tė angazhuara pėr tė mirėn e tė gjithėve, e jo pėr pėrfitime tė veēanta tė atyre tė cilėve u janė besuar ato.

(...)

Neni 14. Tė gjithė qytetarėt kanė tė drejtė - vetė apo nėpėrmjet deputetėve tė tyre - tė konstatojnė domosdoshmėrinė e shpenzimeve publike, t'i miratojnė apo tė rikontrollojnė pėrdorimin e tyre dhe tė pėrcaktojnė shumėn, predikimin, burimin dhe kohėzgjatjen e tyre.

Neni 15. Shoqėria ka tė drejtė tė kėrkojė llogari rreth administrimit tė tij nga ēdo person publik zyrtar.

Neni 16. Shoqėria, nė tė cilėn nuk ėshtė i siguruar garantimi i tė drejtave, dhe nė tė cilėn nuk ėshtė pėrcaktuar ndarja e pushtetit, konsiderohet si pa kushtetutė.

Neni 17. Pasi prona ėshtė e drejtė e pacenueshme dhe e shenjtė, ajo nuk mund t'i merret askujt, nėse njė gjė e tillė nuk ėshtė e domosdoshme nė mėnyrė tė qartė dhe tė pėrcaktuar me ligj, dhe nėse ajo nuk dėmshpėrblehet mė parė nė mėnyrė tė drejtė."

[Kreu i faqes]    [Faqja startuese Tė drejtat e njeriut]    [Fotografi ekspozuese]

 

Temat Tė drejtat e njeriut  I  Modele  I  Demokracia  I  Partitė  I  Evropa  I  Globalizimi  I  Kombet e Bashkuara  I  Qėndrueshmėria

Metodat:    Didaktika politike    II    Pedagogjia e paqes    II    Metodat

     

Kjo ofertė Online mbi edukimin politik u zhvillua nga agora-wissen, Shoqata e Shtutgartit pėr pėrēim dijesh pėrmes mediave te reja dhe edukimit politik. Nė rast pyetjesh apo vėrejtjesh drejtohuni Ju lutem te ne.