|
|
|
|
Vėshtrim i pjesėve tė kursit themelor
Pėrveē kėsaj, kompleksi tematik Tė drejtat e njeriut pėrmban edhe pjesėn didaktike pėr mėsuesit, nė tė cilėn trajtohet ēėshtja e shkeljeve sė tė drejtave tė njeriut (Pjesa pėr mėsuesit). Kėtu do tė gjeni edhe ide konkrete dhe propozime pėr mėsimdhėnie nė temėn: Tė drejtat e njeriut nė shkollė (Kėshilla).
"Tė gjithė njerėzit janė tė lirė dhe tė lindur me tė drejta dhe dinjitet tė barabartė" - kėshtu fillon neni 1 i "Deklaratės sė Pėrgjithshme tė Kombeve tė Bashkuara pėr tė Drejtat e Njeriut". Tė gjithė ne, qė sa lindim, kemi tė drejta tė caktuara, tė quajtura tė Drejtat e Njeriut. Kėto tė drejta i takojnė ēdonjėrit dhe janė tė patjetėrsueshme, d.m.th., ato nuk mund t'i mohohen askujt. Tekstet nė vazhdim paraqesin dy pėrkufizime tipike tė tė drejtave tė njeriut, tė nxjerra nga fjalorė tė ndryshėm:
[Nxjerrė nga: Wichard Woyke (Hrsg.), Handwörterbuch internationale Politik, Bonn 1994]
Nė vazhdim do tė shpjegojmė se nga vjen ideja e tė drejtave tė njeriut dhe si ėshtė zhvilluar historikisht ajo. Me kėtė rast do tė shohim se bėhet fjalė pėr njė ide, e cila diskutohet qysh prej mėse 2000 vjetėsh, dhe se rruga e gjatė e tė drejtave tė njeriut formohet nga shumė dokumente tė rėndėsishme (Kursi bazė 2. Si janė zhvilluar tė drejtat e njeriut?). Nė kėtė mėnyrė do tė kemi mundėsi tė shfletojmė pjesė nga dokumentet mė tė rėndėsishme. Nė kuadėr tė temave shtjelluese mbi etikėn botėrore, pėrkufizimin e dinjitetit tė njeriut, do tė shohim gjithashtu se ideja e tė drejtave tė njeriut nuk ėshtė pranuar kudo nė formė tė pakufizuar. Ēėshtja e universalitetit tė kėtyre tė drejtave ėshtė vėnė shpesh nė pikėpyetje.
Nė vazhdim do tė njihemi mė nga afėr me tė drejtat qė cilat ka secili prej nesh. Cilat janė ato? Pėr ēfarė bėhet fjalė konkretisht kur flitet pėr tė drejtat e njeriut? Kėtu do tė shtrohet pyetja se cili ėshtė dallimi mes tė drejtave tė njeriut dhe tė drejtave themelore (Kursi bazė 3. Ēfarė tė drejtash tė njeriut ekzistojnė?). Nė kuadrin e njė teme tė gjerė shtjelluese, do t'iu kushtojmė njė hapėsirė edhe tė drejtave tė fėmijėve: Ēfarė janė tė drejtat e fėmijėve dhe pėr ēfarė shėrbejnė ato?
Nėse na vjedh dikush diēka nė rrugė, ne e denoncojmė rastin nė polici. Ajo e gjen vjedhėsin dhe e nxjerr atė para gjyqit. Atje ai dėnohet pėr thyerje ligji. Ne marrim prapė sendin tonė tė vjedhur. Shtrohet pyetja: kush ėshtė kompetent pėr ndjekjen e shkeljes sė tė drejtave tė njeriut? Kush i ruan tė drejtat e mia? Gjatė pėrgjigjes sė kėtyre pyetjeve, ne do tė shohim nga njėra anė Organizatėn e Kombeve tė Bashkuara, e cila ėshtė praktikisht bashkimi i tė gjitha shteteve tė botės (Kursi bazė 4. Kush i ruan tė drejtat e njeriut?), dhe nga ana tjetėr tė ashtuquajturat INGO (International Non-Governmental Organizations), tė cilat angazhohen globalisht pėr mbrojtjen e tė drejtave tė njeriut.
[Skulptura para selisė sė Kombeve tė Bashkuara] Domosdoshmėria e njė gjykatėsi tė tillė si Kombet e Bashkuara do tė bėhet mė e qartė nė pjesėn e fundit tė kursit tonė bazė, gjatė shqyrtimit tė disa shembujve konkretė tė shkeljeve tė tė drejtave tė njeriut (Kursi bazė 5. Shkeljet e tė drejtave tė njeriut). Kudo nė botė ndodhin shkelje tė tė drejtave tė njeriut. Kjo do tė thotė se Deklarata e Pėrgjithshme e tė Drejtave tė Njeriut " ka formuluar tė drejtat e secilit. Por ky ishte vetėm fillimi, sepse mė e rėndėsishmja ėshtė respektimi i saj - kudo dhe gjithmonė.
[Kreu i faqes] [Tė drejtat e njeriut] [Fotografi ekspozuese]
|
|
Temat:
Tė
drejtat e njeriut I
Modele I
Demokracia I
Partitė
I Evropa
I Globalizimi
I Kombet e Bashkuara
I
Qėndrueshmėria
|